AKTUALITET

I dëbuar 2 herë nga Anglia, "skifteri" shqiptar "sfidon" autoritetet britanike, rikthehet në Londër dhe filmon veten duke bërë xhiro me Ferrari

n.f Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 08:24
I dëbuar 2 herë nga Anglia, "skifteri" shqiptar
Dorian Puka

LONDËR- Një shqiptar i dënuar ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të veprimeve të tij të fundit. 28-vjeçari nga Lezha, Dorian Puka, i dënuar nga Shqipëria, filmoi veten me një Ferrari në Londër, pavarësisht se u deportua dy herë nga Britania e Madhe, shkruan “The Telegraph”.

I burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje, shqiptari u kthye fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar dhe postoi një video 90 sekonda të gjatë duke drejtuar makinën 300,000 £ në llogaritë e tij TikTok dhe Instagram. Zyra e Brendshme pranoi se nuk mund të largonte dot Pukën, derisa kërkesa e tij për azil të ishte dëgjuar plotësisht, por paralajmëroi se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit. The Telegraph zbuloi se një tjetër kriminel shqiptar, i cili hyri sërish në Britaninë e Madhe pasi u deportua, fitoi të drejtën për të qëndruar në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Puka fillimisht u burgos për nëntë muaj në 2016 dhe u deportua një vit më pas për tentative për të grabitur një pronë. Pronari e pa atë në një kamera në internet ndërsa ishte me pushime në Francë. Brenda një viti, ai arriti të shmangte kontrollet kufitare dhe të kthehej në MB dhe të kryente një varg vjedhjesh në periferi të Londrës. Puka u kap përfundimisht nga oficerët me rroba civile që patrullonin në Surbiton, në jugperëndim të kryeqytetit. Ai kishte një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur. 28-vjeçari u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars 2020.

Gjatë kohës së tij në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, ai fitoi famë për përdorimin e një telefoni celular të paligjshëm të kontrabanduar në burg për të postuar fotot e tij në Instagram. Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar, i cili po vuante një dënim 12-vjeçar për konspiracion për furnizim kokaine dhe pastrim parash.

Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të mposhte kontrollet kufitare për të hyrë sërish në Britani në dhjetor 2020, sipas llogarisë së tij në Instagram.

Përveç klipit të Ferrarit, ai ka postuar foto dhe video të kohës së tij në pushime në hotelin Carbis Bay pranë St Ives, Cornwall, ku shfaqet duke ecur në plazh. Llogaria e tij në rrjetet sociale përfshin gjithashtu foto me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne, një Mercedes G-Wagon, një Bentley Bentayga, një BMË X5, një Mercedes AMG dhe një Jaguar XF. Burimet e tij të financimit mbeten të panjohura, por raportet shqiptare sugjerojnë se ai ka qëndruar në një apartament me dy krevate prej 250,000 £ në Hounslow, në perëndim të Londrës.

dorian puka londer

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë