AKTUALITET

I grabitën tokën, Gjykata e Fierit e zvarrit. Dëshmia e pronarit: Gjetën një prokuror në korridor dhe e sollën në seancë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 23:03

I grabitën tokën, Gjykata e Fierit e zvarrit. Dëshmia e pronarit:

Gjykata e Lartë cenoi vendimin e Apelit Vlorë
Në momentin që Gjykata e Apelit Vlorë vendosi asgjesimin e dokumenteve, çështja kaloi në Gjykatën e Lartë, e cila komplikoi situatën më tej për pronarët e ligjshëm të truallit. “Duke u bërë rekurs nga personi që më vodhi pronën me dokumente të falsifikuara, Ferit Tabaku, pas pesë vitesh del Gjykata e Lartë me vendimin të kthehet për rigjykim”, shprehet Sefedin Shefa i zhgënjyer. Gjithashtu Gjykata e Lartë kërkoi që të pranishëm në këtë proces, të ishte edhe personi i dënuar për falsifikim, Ferit Tabaku, si dhe Prokuroria e Fierit. Kjo do të ishte një kthesë e re në procesin gjyqësor. Në vend që kjo gjykatë të vendoste përfundimisht mbi fatin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat janë asgjësuar, çështja u rikthye për rigjykim në Gjykatën e Fierit.

Sipas avokatit Redi Ramaj, në këtë rast Gjykata e Shkallës së Parë duhet të lëshojë të treja vendimet. “Ka patur vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Gjykatës së Apelit dhe më pas, vendimi i Gjykatës së Lartë. Dhe në momentin që Gjykata e Lartë e ka kthyer dhe njëherë, duhet të shohë se kush janë detyrat, pse Gjykata e Lartë e ka kthyer dhe të zbatojë ato detyra. Dhe më pas, të zgjidhi çështjen në themel, t’i japi zgjidhje çështjes”, deklaroi avokati Ramaj.

Faktikisht ligji duhet të mbrojë pronarët legjitimë dhe të ndalojë përdorimin e dokumenteve të falsifikuara. Në këtë kuadër, gjyqtari i caktuar me short për rigjykimin e çështjes në Fier ishte Alfred Konomi.

Në seancën e parë që u mbajt, gjykatësi Konomi u shpreh qartë që kërkohej asgjësimi i dokumenteve të falsifikuara. Në vijim, gjyqtari kërkoi të sqarohej lista e dokumenteve të shpallura të falsifikuara.


Gjyqtari Alfred Konomi: Atëhere, keni kërkuar që të lëshohet urdhëri i ekzekutimit për asgjësimin e dokumenteve të mëposhtme të shpallura të shpallura nga prokuroria si të falsifikuara.

1 – Kontratë shitblerje ndërmjet Ferit Tabakut dhe degës së Agjencisë Kombëtare të Privatizimit Lushnje, me objekt kinema dimërore Lushnje. Data e kësaj kontrate: 25.10.1993.

2 – Autorizimi i shitjes, data 25.10.1993.

3 – Gentplani që është përdorur për përfitimin e kinemasë dimërore Lushnje.

4 – Kontrata e shitjes së truallit, data 6 dhjetor 1994, lidhur midis Ferit Tabakut dhe Seksionit të Financës. A i qëndroni këtyre kërkesave?

Denoncuesi: Po, i qëndroj.

Gjyqtari Alfred Konomi: Gjyqtari vendosi të thërrasë Prokurorinë pranë Prokurorisë së Juridiksionit Fier. Atëherë, seanca e radhës mbahet më 1 korrik, ora 14:00. Palët prezente morën dijeni, të njoftohet organi i Prokurorisë, seanca deklarohet e mbyllur.

Në seancën e tretë, përfaqësues i akuzës ishte prokurori Genci Mane, i cili kërkoi shtyrjen e seancës për t’u njohur me çështjen. Gjyqtari Konomi e pranoi këtë kërkesë dhe seanca u shty për 15 korrik 2025, por problemet vetëm sa kishin filluar.

Gjyqtari Alfred Konomi, seanca e tretë: Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Geci Mane. Atëherë, meqënëse është hera e parë që ju thirreni në këtë proces. Keni ndonjë kërkesë paraprake?

Prokurori Geci Mane: Kërkoj të njihem me provat dhe me aktet.

Gjyqtari Alfred Konomi: Mirë, atëherë, vendim. Gjykata pranon kërkesën e prokurorit për t’u njohur me çështjen. Shtyhet seanca. Seanca e radhës do të mbahet më 15 korrik 2025, në orën 15:00. Seanca deklarohet e mbyllur.

Por sipas Sefedin Shefës, në seancën tjetër, ata prisnin në sallën e gjyqit, për të zhvilluar seancën e radhës, por shohin prokuroren Merita Selimi.

“Shikojmë që në sallën e gjyqit, hyn prokurorja Merita Selimi dhe sa hyri, doli dhe rrinte mbrapa derës së sallës së gjyqit. Ndërkohë, do të fillonte gjyqi. Tha presim për prokurorë gjyqtari Alfred Konomi. Pas pak minutash, në korridorin e gjykatës Merita Selimi gjen një prokuror dhe thërret dhe gjyqtarin, që shkel ligjërisht ligjin. Del përjashta konsultohet me prokuroren Merita Selimin dhe me prokurorin që gjetën në korridorin e Gjykatës. Pas dy-tre minutash kohë, hyn gjyqtari në sallë dhe hyn e një prokuror”, shprehet Shefa.

Gjyqtari Alfred Konomi, Seanca 4: “Vjen në seancë prokurori Ervis Allia, i cili zëvendëson prokurorin Genci Mane.

Prokurori Ervis Allia: “I pranishëm, z. gjyqtar. Unë jam një prokuror i caktuar rishtas në këtë seancë gjyqësore dhe jam lajmëruar sot. Duke qenë se zëvendësoj prokurorin Genci Mane, kërkoj kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, për të mbajtur një qëndrim objektiv lidhur me çështjen në fjalë. Faleminderit.”

GJYQTARI ALFRED KONOMI: “Vendim, Gjykata pranon kërkesën e prokurorit për t’u njohur me çështjen, pasi ai zëvëndëson prokurorin Genci Mane. Seanca shtyhet për në datën 28 korrik 2025, ora 09:15. Palët e pranishme morën njoftim. Seanca deklarohet e mbyllur.”

Gazetarët e emisionit “Vetting” i kërkuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier të sqarojë se cili ishte prokurori i caktuar me short për të ndjekur seancën gjyqësore në fjalë dhe pse ishte e pranishme prokurorja Merita Selimi. Gjithashtu, ata kërkuan të dinin kush e solli në sallë prokurorin tjetër që zëvendësoi Genci Manen. Në përgjigjen zyrtare të kryeprokurorit të Fierit, thuhej se i vetmi prokuror i caktuar nga institucioni ishte Genci Mane, i cili ishte larguar nga detyra për shkak të procesit të Vettingut.

Sipas Sefedin Shefës, atributet e një prokurori i jep vetëm nga drejtuesi i Prokurorisë ose përmes shortit elektronik dhe prokurorja Selimi nuk mund të hynte në atë sallë.

“Ajo hyri në sallë, doli, gjeti një prokuror në korridor dhe e futi në sallë. “Shko ti thuaj që do të njihesh me dosjen”, i tha. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit. Këtu duhet të ndërhyjë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe institucionet e tjera përkatëse që mbikqyrin prokurorinë dhe gjykatat. Këto shkelje janë arsyeja pse ndodhin të gjitha këto probleme në Shqipëri, për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, tha Shefa i revoltuar.

Sipas avokatit Ramaj, një proces gjyqësor ka disa rregulla të qarta ligjore, se si funksionon dhe se si duhet të paraqiten palët, kush palë legjitimohet për të marrë pjesë, si i thërret gjykata, kush janë njoftimet.

“Flasim në rastin konkret, që kemi të bëjmë me kërkesë penale, të paraqitur nga një shtetas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Prokuroria në asnjë rast nuk mund të dërgojë prokurorë të tjerë. Vetëm në raste të veçanta kur ka arsye mungese të njërit prokuror ose prokurorit të cilit, iu është caktuar me short kjo çështje dhe zëvendësohet për një seancë ose për seanca të veçanta me vendim ose me urdhër të prokurorit të rrethit. Nëse nuk ka një vendim të prokurorit të rrethit, i cili bën një zëvendësim momental të prokurorit, i cili merr pjesë në një kërkesë penale apo në një çështje penale të hapur, atëherë futja e prokurorëve të tjerë në seanca gjyqësore ose në seanca shqyrtimesh kërkesash nga individë të caktuar, është në këndvështrimin tim shkelje ligjore”, tha avokati Ramaj.

Ky moment shënoi një kthesë të pazakontë në proces. Në vend që situata të sqarohej, gjyqtari Alfred Konomi mori vendimin që të vijonte procesin pa praninë e prokurorit, duke e çuar çështjen në një rrugë edhe më të dyshimtë.

Gjyqtari Alfred Konomi, Seanca 4: Nuk është paraqitur Prokuroria e Fierit, e cila përfaqësohet nga prokurorët Genci Mane dhe Elvis Allia. Kanë dijeni, nuk janë paraqitur të dy prokurorët. Mirë atëherë, vendim. Gjykata vendoi të vazhdojë pa praninë e tyre, duke çmuar se kanë dijeni dhe nuk janë paraqitur pranë gjykatës.

Mirë atëhere, vendim gjykate në bazë të nenit 344 të Kodit të Procedurës Penale, merret në shqyrtim i të gjithë akteve që ndodhen në fashikullin e dosjes së gjykimit, dosjes së ardhur nga Gjykata e Lartë, si dhe ato të paraqitura nga avokati i personit të interesuar, Ferit Tabaku, i pranishëm në seancën gjyqësore.

Të kalojmë te pretendimet përfundimtare. E deklarojmë të mbyllur shqyrtimin gjyqësor. Gjykata e shtyn seancën për shpalljen e vendimit në datën 9 shtator, ora 14:00.

Sipas avokatit Redi Ramaj, qytetari duhet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit me ankim për ta zgjidhur çështjen në themel dhe Gjykata e Apelit mund t’i japë zgjidhje kësaj çështje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë