Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Ngërçi total i Aeroportit të Vlorës si pasojë e konfliktit të ashpër mes dy aksionerëve të tij mund të shkojë drejt një zgjidhje ekstreme. Kapitali ka mësuar se qeveria po shqyrton opsionin e shtetëzimit të aeroportit nëse Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi nuk do të gjejnë dakortësinë për aksionet.
"Në rast se aksionerët nuk gjejnë zgjidhje për të zhbllokuar ndërtimin e Aeroportit, njëri nga opsionet është ai që shteti ta shtetëzojë koncesionin kundrejt një pagesë sa vlera kontabile (bok value) në bilancin e kompanisë duke shfrytëzuar mospërmbushjen e kontratës nga koncesionari," i tha Kapitalit një burim nga brenda qeverisë.
Ndonëse duhet të ishte hapur që në prill të këtij viti, aeroporti i Vlorës nuk u përfundua asnjëherë. Për me tepër, prej muajsh punimet për ndërtimin e veprës janë ndërprerë plotësisht për shkak të sherrit mes dy aksionerëve të shoqërisë koncesionare, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademi.
Pikërisht vonesat e ndërtimit të aeroportit, që tashmë kanë përfunduar në bllokimin e plotë të tij, është arsyeja se pse qeveria shqiptare mund të hyjë vetë drejtëpërdrejt përmes shtetëzimit për të zhbllokuar situatën.
Konflikti dhe tentativat për shitje
Në thelb të bllokimit të aeroportit të Vlorës, qëndron një konflikt mes dy aksionerëve të tij për pjesën e kuotave. Aktualisht Behgjet Pacolli zotëron 98 për qind të kuotave në në aeroportin e Vlorës, përmes shoqërisë Mabco. Ndërsa Valon Ademi me kompaninë 2A Group zotëron 2 për qind. Por zoti Ademi pretendon se atij i takon të ketë 47 për qind të aksioneve.
Mosmarrëveshjet shpërthyen publikisht pas një investigimi të Kapitalit rreth një muaj e gjysmë më parë, pas të cilit dy aksionerët akuzuan njëri tjetrin për mashtrim nga rrjetet e tyre sociale. Tashmë palët kanë filluar proceset gjyqësore me padi dhe kundërpadi, ndërkohë që Aeroporti qëndron i bllokuar.
Përgjatë muajve të fundit, qeveria ka ndërhyrë për të gjetur një zgjidhje të konfliktit. Fillimisht Edi Rama e thirri Pacollin në kryeministri, ndërsa më vonë qeveria ka shtyrë për shitjen e koncesionit.
Kapitali ka mësuar se për aeroportin e Vlorës kanë shfaqur interes disa blerës potencial, përfshirë një grup nga Katari. Por tentativat nuk janë finalizuar për sa kohë aksionerët nuk bien dakord për pjesën e aksioneve dhe rrjedhimisht edhe ndarjen e parave nga shitja.
Transferimi i konfliktit mes aksionerëve në xhunglën e gjyqësorit rrezikon ta mbajë bllokuar aeroportin e Vlorës për shumë kohë, derisa vendimet e gjykatave të marrin formën e prerë. Në Shqipëri kjo zgjat me vite të tëra, çka do të ishte një kosto e madhe politike për qeverinë, por edhe ekonomike duke privuar qendrën e turizmit shqiptar nga aeroporti.
Për këto arsye, tashmë ka dalë në skenë varianti i shtetëzimit si zgjidhja e vetme e një ngërçi të plotë, i cili tashmë duhet të jetë edhe subjekt i hetimeve të SPAK për të verifikuar se kush qëndron realisht pas lojës me aksionet e aeroportit të Vlorës. /Kapitali/
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Vlorës, ku Kozma Kukli, punonjës i pastrimit është dhunuar barbarisht nga ...
Aktori dhe kandidat i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj ka qenë i ftuar në emisionin ”Mirë...
Një gjyqtar komentoi mbi gjendjen e kujdesit shëndetësor në Shqipëri - pasi dëgjoi dy justifikime pothuajse identike për kr...
Gjyqtarë dhe Prokurorë qarkullojnë dokumente të falsifikuara. Me 9 shtator 2025, Sefedin Shefa do të merrte goditjen e radhës ng...
Në një operacion të koduar “Deceiver” (Mashtruesi), Policia e Sarandës arrestoi sot një 49-vjeçar që prej mua...
Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe punëtorit shqiptar 62-vjeçar në ...
Nga Grace Macaskill, THE SUN Ishte një pamje aq e tmerrshme, saqë kalimtarët fillimisht menduan se trupi i përgjakur që varej n...
Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke pasi u kap duke transportuar 23 kilogramë kanabis të papërpunuar, i cili ishte tr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles. Mësohet ...
Në një prej sallave të saj me dyer të mbyllura gjyqtarja Marinela Osmani dha masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar p&eu...