AKTUALITET

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Zbardhet NGJARJA: Dritan Nano organizatori, 20 mijë euro për informacionet për kapjen e autorëve, vetëdorëzohet njëri (EMRAT)

r.ll Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 19:53
Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Zbardhet NGJARJA: Dritan Nano organizatori, 20
sokol mëngjesi

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku tre persona kanë dhunuar brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi, menjëherë pasi ai ka lënë djalin e tij në shkollë. Sulmi ndaj avokatit të liderit të opozitës, Sali Berishës, është zbardhur pas rreth 10 orësh nga autoritetet, ku drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbuluar identitetet e autorëve, itinerarin e lëvizjes së tyre dhe shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve. 

"Është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes. Shtetasi Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet hetimore rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë.  Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano,58 vjeç i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Ai akuzohet për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë mbetur në tentativë". Vijon operacioni për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim. 20 mijë euro për ato që japin informacion për vendndodhjen e autorëve tashmë të shpallur në kërkim.", ka thënë Vocaj. 

Teksa po jepte informacionet, Vocaj u shpreh se një nga autorët, konkretisht Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit.

"Është vetëdorëzuar në polici një nga autorët e sulmit të avokatit, Dorian Alia. Po shoqërohet në polici për marrjen në pyetje," tha Tonin Vocaj.

I pyetur nës autorët ishin të paguar për të dhunuar avokatin, Vocaj tha se policia nuk e mendon një gjë të tillë. Ai shprehet se autorët kishin lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Më tej ka treguar edhe itinerarin e lëvizjes së autorëve të cilët janë shpallur tashmë në kërkim.  Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore.

"Policia nuk ka pasur ndonjë tendencë për ta fshehur ngjarjen. Ne mendojmë se autorët nuk janë të paguar. Autorët kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë në dy drejtime. Një nga autorët ka lëvizur me automjetin tip Audi, autorët e tjerë kanë marrë taksi dhe kanë leëvizur drejt aoznës së Astirit. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka organizuar pika kontrolli, por problemi kryesor ishte identifikimi i tyre sa më shpejt.Avokati ka përfaqësuar një palë e cila ka fituar procesin gjyqësor dhe pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Këto janë dhe motivet që kanë çuar në ngjarje. Këta persona janë takuar rreth një muaj para se të ndodhë ngjarja dhe kanë diskutuar për çështjen. Policia është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga telefonatat e shumta nga publiku.", u shpreh drejtori i policisë së Tiranës. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

dhunohet sokol mengjes tonin vocaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë