AKTUALITET

Atentati mafioz në Rinas/ Gazetari zbulon detaje nga e shkuara e errët e Gilmando Danit, lidhjet me Shullazin dhe polici i AMP-së që e shoqëronte

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 18:53
Atentati mafioz në Rinas/ Gazetari zbulon detaje nga e shkuara e errët

Një atentat i mirëfilltë mafioz, ka ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, që konsiderohet si zona më e sigurt në vend. Gilmando Dani, një personazh i njohur i botës së krimit është ekzekutuar me armë zjarri ndërsa shoferi i tij shtetasi Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së, është plagosur rëndë.

Gazetari Elkier Bushkolaj në studion e 'Task Force' zbulon detaje nga e shkuara kriminale e Gilmando Danit, ndërkohë prania e një agjenti të AMP-së si shoqërues i tij ngre pikëpyetje të mëdha. Roli i tij  dhe lidhja me një eksponent të rëndësishëm të krimit të organizuar kërkon hetim të thelluar, ndërsa hidhen hije dyshimi mbi integritetin e strukturave ligjzbatuese.

Pjese nga fjala e Elkier Bushkolajt

Ka pasur dy atentate.  Njëri në 2011, tjetri në 5 janar 2015 në autostradën Tiranë – Durrës. Në atë atentat ka qenë me shokun e tij Emiljano Suhullazi. Ndërkohë pak minuta më herët në pothuajse në qendër të Tiranës, një tjetër bashkëpunëtor i këtyre kishte rënë pre e një atentati mafioz. Pra ka qenë një natë shumë dramatike në raport me rendin dhe me sigurinë ajo e asaj nate.

Nga këto atentate nuk mbetën të plagosur.

Zanafilla e tij në raport me problemet me ligjin nis po themi rreth 20 vite më parë.

Në 2006-ën është arrestuar për herë të parë për armëmbajtje pa leje, pastaj emri i tij ka qenë i përfolur edhe në atë që njihet si masakra e Durrësit, ku mbetën të vrarë katër policë nga Dritan Dajti.

 Është një person që është pyetur për atë ngjarje, ka mohuar akuzat dhe nuk është faktuar pra pjesëmarrja apo roli i tij konkret në këtë ngjarje, pavarësisht se hetimi ka zgjatur disa kohë. Në 2011-ën u bë personazh i përplasjeve politike, pasi u akuzua aso kohe se prishi një miting, ishte deputetja Vasilika Hysi, e cila njoftoi policinë e Tiranës për prishjen e një mitingu në, në, në qendër të Tiranës dhe më pas u bë shoqërimi i tij në polici së bashku me Emiliano Shullazin. Pastaj janë, është atentati i 2011-ës dhe atentati i 2015-ës.

Ndërkohë që në 2018-ën ka një vendim për dënimin e tij si pjesë e grupit të Emiliano Shullazit.

Pjesëtarët e grupit janë dënuar me 55 vite burg në total, nga të cilat Gilmando Dani është dënuar me 12 vite dhe ishte liruar mos gaboj në 2024-ën me lirim me kusht, për shkak se pjesën më të madhe të dënimit e kishte të shlyer pasi arrestimi i tij është bërë që në vitin 2016

Nga informacionet e fundit që, që i kemi është që në datën 7 nëntor mos gaboj ka lëvizur drejt Spanjës dhe sot sapo ishte rikthyer nga Barcelona, vetëm pak minuta pasi ka zbritur në aeroportin e Rinasit, ka marrë një automjet nga një kompani me qira dhe sapo kanë tentuar që të dalin nga rruga kryesore.

Nga informacionet që kemi kanë qenë të dy në Spanjë,

Po flasim për një grup madh i cili ka 20 e sa vite që, që operon në Tiranë dhe Gilmando Dani ka qenë ndër njerëzit kryesorë dhe ndër njerëzit kyç të këtij grupi, pra pasi emri i tij na del pothuajse kudo në çdo ngjarje ku vetë është, është Emiliano Shullazi.

Situata është pak komplekse. Aktiviteti i grupeve shqiptare nuk është më në Shqipëri. Ne dosjet e SPAK e të tjera na kanë faktuar që grupet shqiptare janë të përfshira masivisht në atë që është trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, ku disa nga bazat kryesore janë vendet e BE-së, Spanja, Belgjika, Italia, Franca. Dhe normalisht kjo e vështirëson pak punën për të kuptuar se ku është konflikti

Muçi Shaljani kishte vetëm tre muaj që ishte bërë pjesë e AMP-së. Më herët nga ato që mësova ka qenë pjesë e strukturave të forumeve rinore në, në Partinë Socialiste, por mora shumë pak informacione. Sa i përket skedës penale, të paktën dilte që rezulton i pastër, pra nuk ishte, por duhet parë dhe duhet hetuar roli i tij në gjithë këtë histori dhe raporti i tij me shënjestrën.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë