“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
KOSOVË - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri njoftoi se mbrëmjen e 15 janarit, në Shqipëri është evakuuar një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza, të cilit do t’i ofrohet kujdesi kritik shëndetësor.
“Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës”, u tha në njoftimin e OBSH-së në Shqipëri.
OBSH-ja falënderojë institucionet shtetërore të Shqipërisë për lehtësimin e këtij evakuimi mjekësor.
“Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare”, u tha në njoftim.
Ky është evakuimi i parë mjekësor në Shqipëri i banorëve nga Gaza. Ndërkaq, në nëntor të vitit 2023 ishte evakuuar një familje shqiptare nga enklava palestineze.
Organizatat për të drejtat e fëmijëve dhe ato humanitare, që kur ka nisur lufta në Gazë, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për lehtësimin e evakuimeve mjekësore nga enklava palestineze.
Tetorin e vitit të kaluar, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, tha se ritmi me të cilin fëmijët e sëmurë po evakuohen nga Gaza është më pak se një fëmijë në ditë.
UNICEF tha se nëse ky ritëm “i ngadalshëm e vdekjeprurës” vazhdon, atëherë do të duhej më shumë se shtatë vjet për të evakuuar 2.500 fëmijë që kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor.
Sipas UNICEF-it, nga 1 janari deri më 7 maj 2024, nga Gaza u evakuuan mesatarisht 296 fëmijë në muaj, që kishin nevojë për kujdes mjekësor. Por, pasi Izraeli nisi ofensivë në afërsi të pikëkalimit të Rafahut, ky numër, tha agjencia, ra në 22 në muaj.
Lufta në Gazë ka nisur tetorin e vitit 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë – shumica gra dhe fëmijë – dhe enklava është zhytur në krizë të thellë humanitare.
Më 15 janar të këtij viti, palët arritën marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 19 janar./REL
Ishulli i Sazanit TIRANË - Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhë...
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak, pasi është ka...
Foto ilustruese BULQIZË - Një aksident rrugor është regjistruar pasditene sotme në Bulqizë, në segmentin e Rrugës s...
ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë i shtruar në spital në gjendje të rëndë...
Pamje nga avkuimi TIRANË - Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një...
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar me anë të një postimi në platformën "X" lidhur...
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka kryer një seri plaçkitjesh në k...
Foto ilustruese LUSHNJE - Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vje&c...
Foto ilustruese SARANDË - Tre persona janë proceduar penalisht nga Policia në Sarandë pasi akuzohen se kanë abuzuar me varrezat e ...
Ervin Karanxha TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ...