Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Është shtyrë seanca në GJKKO, në ngarkim të të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi lidhur me atentatin te Mbikalimi i Shkozetit ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.
Mësohet se në seancë, avokati i të pandehurit Amar Shkëmbi kërkoi nga gjykata të merrte në konsideratë përgjegjshmërinë e klientit të tij, që siç tha vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Avokati tha se kanë bërë kërkesë në disa institucione e spitale për vizita nga të cilat është konstatuar se Shkëmbi nuk është në gjendje të mirë të shëndetit mendor. Si rrjedhojë, ai thotë se s’mund të vijojë seanca në themel pa praninë e tij.
“Kam konstatuar që Amar Shkëmbi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë gjykimit paraprak unë kisha kërkuar informacion në spitalin e burgut dhe në spitalet e Tiranës ku ai kishte marrë trajtime dhe duke qenë se këto informacione kanë ardhur, jam i detyruar t’jua përcjell. Klienti im vuan nga probleme të shëndetit mendor që shfaqen në çdo rast. Kërkesën e kam të shoqëruar me informacionet mjekësore, kërkoj të verifikohet përgjegjshmëria e Amar Shkëmbit në lidhje me pjesëmarrjen e ose jo të tij në këtë procedim, në lidhje me sëmundjet mendore, nëse kjo sëmundje e pengon ose jo për të vijuar pjesëmarrjen e tij në ketë çështje. Janë elementë qe pa u verifikuar nuk mund të vijojë gjykimi. Në seancat paraprake nuk i kam pasur këto pretendime sepse nuk kisha informacionet nga institucionet përkatëse. Subjekti duhet të verifikohet nga ana e përgjegjshmërisë”, tha avokati i Amar Shkëmbit.
Ndërkohë në përgjigje prokurori i SPAK Adnan Xholi, deklaroi se s’ka kërkesë me shkrim për ekspertim dhe dokumentet mund të vlerësohen vetëm nga një grup ekspertësh.
“Nuk pashë që avokati të kishte një kërkesë specifike. Ne duhet të vazhdojmë gjykimin e themelit dhe nëse ka kërkesë respektive për kryerjen e një ekspertimi, është e drejtë e avokatit. Dokumentacioni që ka paraqitur nuk mund të vlerësohet nga ne si juristë, por duhet të shikohen nga ekspertë të mjekësisë ligjore. Nuk dëgjova a ka apo jo kërkesë nga avokati për ekspertim të shëndetit apo për zëvendësim mase. Nuk jemi ne kompetente të shprehemi për dokumentet shëndetësore”, u shprej prokurori Adnan Xholi.
Ndërkohë avokati i Amar Shkëmbit kërkoi kohë të formalizojë kërkesat me shkrim, kërkesë që u pranua nga gjykata. Kështu seanca e radhës është caktuar të mbahet në datë 2 prill ora 09.00.
Astrit Berisha, një shtetas shqiptar dëshmitar i ngjarjes tragjike të ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën pasi nj&...
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Policisë Shkodër, për arrestimin e Barush (Bajram) Bregut pak ditë më par&eum...
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një fabrikë për përpunimin e ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, me pasojë një person të plagosur. Ngjarja u shë...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar më 6 mars në gjimnazin “Sulejman Delvin...
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 20 maj për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt. Mësohet se kryebashkiaku i Tiranës i ë...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive n&eum...
Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. ...
Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon uljen e menjëhershme të çmimit të karburante...
Banorë të zonës së Rrjollit protestuan para ambienteve të SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik n&e...