AKTUALITET

I sëmuri mendor në Kamëz terrorizon komunitetin me levë në mes të ditës. Institucionet: S’ka qendra trajtimi

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 21:54

I sëmuri mendor në Kamëz terrorizon komunitetin me levë

Banorët e Kamzës po jetojnë mes frikës dhe pasigurisë për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës nga persona me probleme të shëndetit mendor. Një qytetar nga Kamza iu drejtua Fiks fare pikërisht për një problem të tillë në lidhje me një person me probleme të shëndetit mendor.

Ai është sulmuar dy herë nga i njëjti person, madje në njërin rast u godit me levë nga individi i diagnostikuar me çrregullime mendore.Denoncuesi, pronar i një lokalit ku dhe kanë ndodhur ngjarjet tregon se i njëjti person e kishte sulmuar dy herë. “Një herë më ka goditur në kokë, më ka thyer xhamat e lokalit. Sot më erdhi prapë, mori çfarë gjeti mbi banak dhe më gjuajti. Kam frikë të dal në rrugë, kam frikë të çoj fëmijën në kopsht,” – rrëfen i dëmtuari. Ai ka vënë në dispozicion të emisionit Fiks Fare edhe pamje nga kamerat e sigurisë ku duket qartë dhuna e ushtruar nga personi me probleme të shëndetit mendor. Ai tregon se ndonëse ka bërë denoncime të shumta, nuk është marrë asnjë masë.

Sipas tij, policia i ka konfirmuar se agresori ka mbi 70 denoncime, por ndaj tij nuk është ndërmarrë asnjë veprim, pasi prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Familjarët e autorit thonë se edhe ata janë në hall. Në një bisedë telefonike, vëllai i të sëmurit shprehet: “S’kam çfarë i bëj. Spitali e mban pak ditë dhe e nxjerr. Jemi të lodhur, na ndalon njerëz rrugës, por s’kemi asnjë zgjidhje.”
Në një reagim për Fiks Fare, Shërbimi Social Shtetëror thotë se për personat me probleme të shëndetit mendor ekzistojnë vetëm dy forma trajtimi: shtrimi i përkohshëm në spitalin psikiatrik dhe ndjekja ambulatorë.

“Në Shqipëri mungojnë qendrat rezidenciale afatgjata për këta individë. Pasi përfundon trajtimi spitalor, personat rikthehen në komunitet, ku shpesh nuk marrin kujdesin e nevojshëm. Kjo sjell pasoja të rënda për ta dhe për komunitetin rreth tyre,” – thuhet në reagimin zyrtar.

Ekspertët e fushës theksojnë se kjo mungesë strukturash po e kthen problemin e shëndetit mendor në një çështje sigurie publike, sidomos në zona urbane si Kamza, ku incidentet janë të përsëritura dhe shpesh të dhunshme.
Në mungesë të strukturave të përshtatshme, rreziku mbetet i lartë, ndërsa qytetarët kërkojnë mbrojtje dhe zgjidhje urgjente nga autoritetet për të garantuar sigurinë publike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë