AKTUALITET

Çifti Veliaj-Xoxa mohojnë vilën e Gentian Sulës, Lala tregon provat që ka SPAK: Arjola fton shoqet për ditëlindjen, vila ime është atje

e. d Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 22:04
Çifti Veliaj-Xoxa mohojnë vilën e Gentian Sulës, Lala
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vilën në Qerret që SPAK pretendon se është e çiftit Veliaj-Xoxa dhe i është dhënë nga biznesmeni Gentian Sula, i cili ka marrë tendera nga Bashkia e Tiranës. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, citoi provat që ka SPAK që tregojnë se vila është de facto e Veliajt dhe Xoxës. Lala tha gjithashtu se shoferi i zonjës Xoxa është shprehur se e shoqëronte Arjolën tek Kodra e Diellit, në Sky Tower dhe në vilën në Qerret.

Klodiana Lala: Zoti Gentian Sula, pronar i Agi Kons, prokurorët kanë bërë një analizim, që në momentin e parë të njohjes mes dy personazheve dhe më pas lidhjen dhe njohjen ndër vite të Veliajt me zotin Sula. Lidhja e parë mes tyre është në 2004, kur kanë patur udhëtim charter jashtë vendit. Pra nuk është udhëtim rastësor. Nesti Angoni e ka nisur kallëzimin duke denoncuar lidhjet klientelistë të Veliaj me Gentian Sulën. Ai thotë se ka dyshime të arsyeshme se Veliaj ka vila në Qerret të dhëna nga zoti Sula. 

Ylli Rakipi: Erion Veliaj thotë se vila nuk është e tij. Çfarë provash ka SPAK që është e tij? 

Klodiana Lala: Edhe zoti Sula, ka thënë se ndërton dhe shet banesa dhe ka shitur me kontratë. Zoti Veliaj dhe zonja Xoxa, më herët ka blerë shtëpi te Kodra e Diellit, këtu nuk ka pretendime SPAK. Ndërsa në Qerret nuk e kanë deklaruar vilën. Rezulton nga të dhënat, shoferi i zonjës Xoxa kur është pyetur se ku e shoqëronte Ajola Xoxën, thotë e dërgoja në Kodrën e Diellit, në Sky Tower dhe në vilën në Qerret.

E dyta, Driant Zeneli, artist, është pyetur dhe thotë në dëshmi që zonja Xoxa dhe zoti Veliaj, më kanë ftuar në shtëpi në Qerret. E treta, SPAK ka analizuar qelizat telefonike të Veliajt, Arbër Veliajt dhe Xoxës, që rezultojnë për një kohë shumë të gjatë, që telefonat e tyre pulsojnë në vilën dikur nr4 por tashmë nr.5 në këtë resort, që tregon praninë fizike të tyre atje. Së katërti, administratori thotë se shpenzimet për mirëmbajtjen e vilës, i paguante Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.

Tjetra, Ajola Xoxa u shkruan, ka ditëlindjen dhe do të shkonin shoqet. Ajo shkruan dhe thotë vila ime është ajo atje. Arkitekti që ka bërë arredimin, është i njohur, është pyetur, Ols Eftimi, ka arreduar shtëpinë. Këto janë argumentat që ka përdorur SPAK që prona ka kaluar nga Gentian Sula te Erion Veliaj. Dyshohet se është dhënë në formë rryshfeti në këmbim të punëve në Bashkinë e Tiranës.

Ylli Rakipi: Në dosje thuhet se bashkëshortja e Gentian Sulës, u emërua zv.ministre në minisrinë që drejtohej nga Veliaj. Përse përmendet ky fakt nga prokurori? Rama tha e kam emëruar unë dhe e ka kërkuar Ilir Meta për shkak të koalicionit. 

Klodiana Lala: Për të provuar lidhjen dhe njohjen. Ne njihemi prej shumë vitesh, kam punuar shumë vite më parë në gazetën Albanian dhe jemi ritakuar në News24, 15 vite më vonë. Kur bëhet kronologjia, për të provuar lidhjen, që njihemi që herët, mund të përmendet edhe ky fakt. Pra për të provuar njohje dhe lidhje, ka përdorur edhe këtë, për të thënë që njohja dhe lidhja e tyre ka ardhur herët dhe ka shkuar deri në dyshimet e arsyeshme në shkëmbimin e favore.

klodiana lala

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë