Kryebashkiakja japoneze bën histori, bëhet e para në vend që merr leje lindjeje nga posti drejtues
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Spanja mundi me golin e Ferran Torres skuadrën e Argjentinës, duke fituar kështu botërorin. Gjërat nuk u mbyllën në paqe, pas...
Ajo që nisi si një bast mes miqsh në një mbrëmje me birrë u shndërrua në një nga aventurat më të jasht&eu...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje se çfarë ndodhi në gjyqin e Veliajt i cili nisi në mëngjes dhe përfundoi në orën 22.00 të ditës së djeshme. Lala e futar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se deri në mbrëmje, ishin zyrtarë të lartë të Bashkisë, vartës të Veliajt, që mbajtën tubim. Lala më tej tha se ka patur debate të forta mes Veliajt dhe prokurorit të posaçëm, Olsi Dado, të cilin e kishte etiketuar si person që e përndjek. Po ashtu Lala tha se vetëm njëri nga biznesmenëve nuk është njohur me masën dhe ka komunikuar me SPAK se ku do të kthehet nga jashtë vendit. Lala shpjegoi edhe argumentet që përdori gjykata për të mos ndryshuar masën për Erion Veliajn.
“Seanca nisi në 08:30, Veliaj bashkë me Elman Abulen u shoqëruan nga Blloku i Sigurisë në gjykatë, ndërkohë që zonja Xoxa mbërriti e shoqëruar nga oficerë policie. Biznesmenët janë në “detyrim paraqitje”. U ndërpre sepse avokatët kërkuan të njihen me aktet. Janë 66 fashikuj të depozituar, dosje mjaft voluminoze. Deri në mbrëmje, ishin zyrtarë të lartë të Bashkisë, vartës të Veliajt, që mbajtën tubim.
Nga njëra anë bëhej thirrje për lirimin e Veliajt, por nga ana tjetër të burgosurit thërrisnin “Hajde këtu Erion Veliaj, je hajdut!”. Më pas rifillon seanca, ka patur debate të forta mes Veliajt dhe prokurorit të posacëm, Olsi Dado, të cilin e kishte etiketuar si person që e përndjek, pervers, lunatik, etj, thuajse të njëjtin qëndrim ka mbajtur në sallën e gjyqit, ka thënë po përndiqni bashkëshorten time, etj. Prokurori i ka tërhequr vëmendjen që t’i përmbahet provave.
Në orën 22, gjykata e la në fuqi masën e sigurisë për zotin Veliaj dhe të lehtësojë masën për zonjën Xoxa në detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Vetëm njëri nga biznesmenëve nuk u njoh me masën dhe ka komunikuar me SPAK se ku do të kthehet nga jashtë vendit. Media nuk u la të futet brenda, as të kapërcejmë pragun, për të shmangur ndonjë foto. Gjatë qëndrimit zoti Veliaj nuk ka patur problematika me policinë, i është ofruar vetëm ujë. Ka patur tension në ajër. Në momentin që po dilte furgoni mbështetësit e tij e bllokuan, derisa ndërhyri policia. Kishte edhe zyrtarë të bashkisë, artistë e me radhë.
Argumenti thelbësor që gjykata ka përdorur për masën arrest me burg, është një dhe i vetëm. Gjykata thotë se ekziston rreziku potencial, që zoti Veliaj intimidon dëshmitarët dhe mund të “helmojë” provat, sepse ka mesazhe të tij të drejtuara drejt zyrtarëv të BKH duke i intimiduar me qëllim që të mos marrin në pyetje bashkëshorten dhe vartësin, pra në këto kushte që Veliaj ka pushtet politik dhe ekonomik, lidhje te fuqishme, imagjino kur e bën me njerëzit e drejtësisë, merreni me mend si mund të sillet me dëshmitarët në këtë proces. Pra kjo është përdorur për masën arrest në burg.
Zoti Veliaj ndërkohë që ishte nën hetim, për korrupsion dhe pastrim parash, prokurorët pretendojnë se ai ka dërguar mesazhe direkte ndaj hetuesve të BKH, madje bashkëshortja bashkë me Klotilda Bushkën kanë kërcënuar dhe intimiduar dëshmitarë. Zonja Xoxa ka marrë telefonin e ish-vartëses dhe ka kërkuar që ajo të thotë se nuk mban mend asgjë. Ky është argumenti kryesor për masën e sigurisë”, tha Lala.
foto ilustruese TIRANË- Të shtëna me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas. Mësohet se një i ri ka që...
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një çift të rinjsh të cilët akuzohen për tregtim t&...
Valentin Preçi TIRANË - Gjatë seancës publike të zhvilluar në KPA për çështjen e prokurorit të Tiran&...
KOSOVË- Fatos Ibishi vëllai i Ismet Ibishit i cili u vra ditën e djeshme në Kosovë ka treguar detaje mbi ngjarjen e rë...
One, Vodafone TIRANË - Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se ka hapur hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve cel...
POGRADEC - Gratë e dënuara në burgun e Pogradecit kanë organizuar një festë me rastin e Shën Valentinit. Edhe pse data sh&e...
Arben Dosti TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të g...
foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Mediat vendase b&eum...
Leo Sadiku KORÇË - Prokuroria e Korçës ka shpallur moskopetencë për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, Leo Sa...
Dritan Rexhepi TIRANË - Dritan (Gramoz) Rexhepi, i njohur ndryshe si “mbreti” i kokainës, ka dhënë deklaratën e tij li...