AKTUALITET

‘Ik mos më çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve pasi pinë nga 1 dopio raki, paratë për të blerë bukë sollën vrasjen e 40-vjeçarit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 22:56

‘Ik mos më çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve

Një konflikt i çastit mes dy miqve nga Tropoja por që ishin vendosur me banim në Kamëz, është kthyer në një tragjedi pasi Arlind Demushi ka vrarë me thikë Hajdar Ismailgecin i thirrur shkurt si “Bali”.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Elton Qyno, jepet dinamika e plotë e kësaj ngjarje të rëndë. Viktima Ismailgeci kishte disa kohë që ishte vendosur në banesën e autorit të krimit Arlind Demushi, pasi kishte ardhur nga Tropoja dhe qëndronte përkohësisht derisa të gjente banesë me qira. Çdo mbrëmje dy shokët uleshin në lokalet e lagjes dhe pinin kafe bashkë. Ashtu ndodhi dhe në mbrëmjen e krimit, ku Demushi dhe Ismailgeci, konsumuan kafe dhe secili nga një dopio raki.

Pasi kanë mbaruar Arlind Demushi, ka treguar se janë çuar nga lokali dhe i ka dhënë 10 mijë lekë të vjetra mikut të tij që mbante në shtëpi, Hajdar Ismailgecit, me qëllim që ky i fundit të shkonte të blinte bukë.

Ndërsa vetë ka shkuar përpara për të vajtur në shtëpi. Por teksa ka konstatuar se Ismailgeci po vonohej, ai e ka marrë në telefon atë për ta pyetur se ku ishte dhe pse vonohej, pasi ai po e priste në shtëpi. Por sipas rrëfimit të tij Ismailgeci gjatë bisedës i ka thënë: “…ik mos më çaj k…”. Arlind Demushi është nxehur dhe i ka kërkuar të takohen tek një lokal aty afër për tu sqaruar.

Ai ka mbërritur në lokal dhe ka porositur një dopio raki. Në lokal ka shkuar dhe miku i tij që mbante në shtëpi, Hajdar Ismailgeci, dhe ky ka porositur një dopio raki. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit ku duken të ulur në një nga tavolinat autori dhe viktima. Sipas dëshmisë së Demushit, Ismailgeci, në bisedë e sipër ka filluar të ngrejë zërin dhe ka bërtitur. Demushi, i ka kërkuar të dalin jashtë dhe të sqarohen për atë fjalë që i kishte thënë “…ik mos më çaj k…”. Por teksa janë larguar nga lokali dhe kanë shkuar në një kënd lodrash aty afër, Ismailgeci ka filluar ta ofendojë dhe godasë me grushta.

Sipas Arlind Demushit, “Bali” ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar ta qëllojë me të. Por ai ka arritur t’ia marrë dhe më pas e ka qëlluar në pjesën e ijeve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë