Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Në emisionin e kaluar Plug zbardhi skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin në xhepat e fermerëve, shkuan në kontot e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe organizatave kriminale, si dhe të familjarëve të tyre.
Sonte do t’ju tregojmë se nuk bëhet fjalë për 1 apo 2 raste, por nga 431 përfitues në total të fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian, gati gjysma e tyre janë konfirmuar tashmë se kanë përfituar abuzivisht. Ndërkohë, gjysma tjetër, edhe pse nuk u janë gjetur shkelje ligjore, do t’ju faktojmë se i kanë përfituar fal lidhjeve të forta nepotike, për të cilat nuk është detyrë e OLAF t’i hetojë, por e SPAK-ut.
Në listën e zyrtarëve që abuzuan me fondet e IPARD dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare, janë me qindra emra. Lista mund të nisë nga kryeministri, ministrja e bujqësisë, zv/ministrat, deputetë, drejtorët rajonalë të bujqësisë, etj. Por personi kyç që ndërtoi nga e para dhe e zbatoi deri në fund këtë skemë korruptive është ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, të cilën, pas alarmit të dhënë nga Bashkimi Europian për vjedhjen e fondeve, Edi Rama e rriti në përgjegjësi si Ministre të Bujqësisë.
Ndërsa shumë pak media dhe ekspertë të fushës u morën me thelbin, ajo që bëri bujë në këtë periudhë ishte tallja e Frida Krifcës me qytetarët shqiptarë, se do tu ndërtonte Akademinë e Çobanëve. Ndërsa vëmendjen e tërhoqi kjo rrëshkitje e Krifcës, në fakt ligjërata e saj kishte brenda provat kriminale të ndërtimit nga e para të skemës së Abuzimit nga AZHBR.
Ministrja Frida Krifca sapo zbuloi të vërtetën e madhe se skema e AZHBR-së, që është faktuar edhe nga Bashkimi Europian dhe rezultoi skemë abuzuese me fondet, është ndërtuar nga ajo me bekimin e kryeministrit Edi Rama.
Siç e ka faktuar situata e rrënuar me të cilën përballen sot fermerët dhe blegtorët shqiptarë, skema e ndërtuar fal vizionit të Frida Krifcës dhe Edi Ramës, nuk kishte për qëllim ngritjen e sektorit më jetik të ekonomisë shqiptare, por vjedhjen e fondeve dhe groposjen e çdo fshatari që kishte zgjedhur të investonte në fshat.
Kjo me mungesë fondesh, me mungesë tregu, dhe me konkurencën e pandershme dhe tutelën e familjarëve të zyrtarëve të qeverisë Rama, që u shndërruan në zotër të bujqësisë, duke vjedhur fondet e fermerëve shqiptarë. Dhe sot, pjesa më e madhe e fermave që nuk arritën të mbijetonin, janë punësuar si skllevër në serat, bujtinat dhe pikat e grumbullimit që u ndërtuan me paratë që u takonin atyre.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Frida Krifca e nisi skemën me fonde për rrethin e ngushtë familjar e shoqëror, për tu përhapur më pas tek zyrtarët lokalë, sipas listës që u përcaktua në të 12 qarqet.
Kjo që po shikoni në pamje, është Agroturizmi Bylis, i ndodhur në zonën e Hekalit në Mallakastër. Ndërtimi i kësaj bujtine, u shit edhe nga kryeministri Edi Rama si një histori suksesi, ku një çift emigrantësh ishin kthyer për të bërë investimin qindra-mijëra euro. Ky biznes u hap në vitin 2018, në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emër të shtetases Entela Cara, e cila rezulton e martuar me Roland Lutajn.
Pikërisht mbiemri i bashkëshortit, ngre dyshimet e mëdha që do të konfirmohen në vijim. Roland Lutaj rezulton kushëri i ish-deputetit socialist Piro Lutaj, njëherësh kushëri i Erti Lutajt, bashkëshort i ish-ministres Frida Krifca, dhe lidhjet e mbështetjen ndaj saj i shfaq edhe publikisht si fans i vërtetë, duke ripostuar edhe intervistat e Krifcës.
Ndërsa janë me dhjetra aplikime nga ajo zonë për një investim të tillë, lidhjet familjare të Carës dhe Lutajt rezultuan të mjaftueshme që, nga emigrantë me banim në Itali, me një NIPT të hapur me vetëm 100 lekë, të thithnin fonde të mjaftueshme për të ndërtuar këtë bujtinë. Banorët e zonës, jashtë kamerave, kur i pyet për adresën, të orientojnë për të bujtinën e Piro Lutajt, apo tek kushëriri i Frida Krifcës.
Por përtej asaj që thonë banorët, fakt është që lidhjet familjare mes Krifcës dhe përfituesve të këtyre fondeve janë të drejtpërdrejta. Madje mbështetja dhe identifikimi i banorëve të kësaj zone përforcohet edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që në kulmin e fushatës elektorale e pa si destinacion dollie, sa herë që duhet të shkonte për fushatë në Mallakastër.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet e njëpasnjëshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushtetin vendor, arri...
Bizneset e familjarëve të Frida Krifcës, siç edhe pasuria e saj, lulëzuan falë bashkëpunimit me Edi Ramën në post...
Mbi 300 milionë lekë në vit paguhen për një sërë ambientesh që shërbejnë si zyra ku ushtrojnë aktivitet...
Bashkia e Tiranës ka shpenzuar për qira të ambienteve të zyrave mbi 600 mlionë lekë, ose rreth 6 milionë euro. Disa institu...
Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish iden&eum...
Një ngjarje tronditëse u regjistrua pasditen e së hënës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiran...
Të enjten, në orën 14:00, është caktuar seanca gjyqësore në të cilën avokatja Manuela Toro Correa, mbrojtësja ...
Një ndjekje ndodhi dje në mesditë kur oficerët e policisë vunë re një automjet të dyshimtë në zonën e Ama...
Dy persona mbetën të lënduar pas një aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Spitalit Memorial ...
Një 53-vjeçar shqiptar i arrestuar prillin e kaluar me 40 kilogramë kokainë dhe gati 190,000 euro do të paraqitet para një gjyqt...