AKTUALITET

Ikja masive po shuan Shqipërinë, eksperti: Vendi në emergjencë sociale nga shpopullimi masiv

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 09:35

Ikja masive po shuan Shqipërinë, eksperti: Vendi në

Shqipëria po përjeton një “emergjencë sociale” si pasojë e emigracionit masiv, një fenomen që sipas ekspertëve po kërcënon themelet ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Në një lidhje për emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Prof. Arjan Gjonça, profesor i Demografisë në London School of Economics, theksoi se largimi i rreth 40–45% të popullsisë që nga vitet ’90 ka krijuar një krizë të shumëfishtë me pasoja afatgjata.

Sipas tij, ndryshe nga emigracioni i fillimviteve ’90 që ishte kryesisht politik, emigracioni aktual është kryesisht ekonomik. “Migracioni kryesor në botë sot është për arsye ekonomike dhe ky është edhe rasti i Shqipërisë,” u shpreh Gjonça.

Ai shpjegoi se fenomeni udhëhiqet nga faktorët “shtytës” (vështirësitë ekonomike në vend) dhe “tërheqës” (mundësitë më të mira jashtë). Vitet e fundit, sipas tij, janë shtuar ndjeshëm faktorët tërheqës, sidomos për profesionistët që po largohen me kontrata të rregullta pune drejt vendeve si Italia dhe Gjermania.

Gjonça theksoi se emigracioni përbën një problem të thellë social-ekonomik për disa arsye kryesore. Së pari, largimi i fuqisë punëtore krijon mungesa serioze në tregun e punës dhe ul bazën e taksapaguesve, duke vështirësuar financimin e shërbimeve publike, përfshirë pensionet. Shqipëria funksionon me skemën “pay as you go”, ku punonjësit aktualë financojnë pensionet e të moshuarve. Me tkurrjen e numrit të të punësuarve dhe rritjen e numrit të pensionistëve, skema vihet nën presion të madh.

Së dyti, vendi po përballet me plakje të përshpejtuar të popullsisë. Ulja e lindjeve dhe rritja e jetëgjatësisë kanë shtuar peshën e moshës së tretë në strukturën demografike. Kjo rrit kostot për kujdes shëndetësor, sidomos për sëmundjet kronike, dhe kërkon investime më të mëdha në sistemin spitalor.

Një tjetër dimension i krizës është ai social. Në një shoqëri tradicionale si Shqipëria, kujdesi për të moshuarit zakonisht sigurohet nga familja. Por me emigrimin masiv të fëmijëve dhe mungesën e një tradite të zhvilluar të shtëpive të kujdesit, shumë të moshuar mbeten pa mbështetje. “Nuk kemi kush do të kujdeset për moshën e tretë,” paralajmëroi Gjonça, duke shtuar se kjo do të përkthehet në kosto të reja për shtetin.

Sipas tij, nëse do të llogariteshin edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që nga viti 1990, popullsia do të ishte rreth 4.8 milionë, ndërsa aktualisht brenda territorit jetojnë rreth 2.4 milionë banorë. Kjo përgjysmim i popullsisë, sipas profesorit, kërkon trajtim urgjent dhe politika të qarta për frenimin e largimit dhe adresimin e pasojave afatgjata.

Pjesa nga intervista e Prof. Arjan Gjonça:

Në radhë të parë, fajin e ka edhe media si pushteti i tretë, sepse ju merreni më shumë me politikë sesa merreni me çështjet sociale dhe ekonomike që po e shkatërrojnë atë vend. Emigracioni kryesor vjen për arsye ekonomike. 

Në 1990-ën ikën për arsye politike. Tani thjesht mbi baza ekonomike. Janë ato faktorët që ne i quajmë pull and push, domethënë faktorët tërheqës dhe faktorët shtytës. Deri, unë them, përpara pesë vjetëve ndoshta kanë qenë vetëm faktorët shtytës. Ka dhe faktorë shtytës, ka dhe faktorë tërheqës. Se largimi i profesionistëve është kryesisht tërheqës, sepse është i destinuar si në vende si Italia dhe dhe, Gjermania ku janë kryesisht, vende që kërkojnë specialistët e një fushe të caktuar, madje dhe me kontrata të lehtësuara. Një nga gjërat që ka ndryshuar në emigracionin tonë është që tani largohen njerëzit më shumë në mënyrë legale sesa ilegale. Një pjesë e madhe e tyre i kanë kontratat gati.

Të vijmë tek pyetja juaj , është shumë e rëndësishme. Unë kam rreth 15-20 vjet që e them që emigracioni është një çështje e emergjencës sociale. Domethënë, për arsye sepse nuk ka rënë deri nga 2022-23-shi. Ka qenë në shifra të mëdhaja siç e thatë ju, ka qenë 'një Pogradec', rreth 40 e ca mijë veta në vit. Edhe kjo është neto. Pra, me të kthyer dhe me të larguar. Domethënë që mund të ketë më shumë që janë larguar, por ka dhe një pjesë që janë të kthyer. A është problem social-ekonomik? Është problem social-ekonomik i fuqishëm.

Është problem ekonomik për për dy arsye.

E para sepse për arsye se largohet fuqia punëtore, ke një treg pune që ka mungesa të theksuara. Pra, nuk ka, si të thuash, ofertë të lartë në tregun e punës, për arsye se të janë larguar njerëzit. Dhe kjo influencon shumë sistemin sepse janë këta njerëz që punojnë, të cilët krijojnë taksat në të cilët mbështetet shoqëria jonë. Me fjalë në të cilat dhe paguhen rrogat, paguhen pensionet e të tjera. Pra, ka një problem shumë të madh, problemi i varësisë,  është problemi që këta njerëzit që janë në moshën e tretë, kush i mban, apo fëmijët. 

Po. Edhe, kështu që, jo kjo është varësi ekonomike, ke dhe varësi shoqërore, shumë mirë.

Kjo është edhe plagë shoqërore, është plagë sociale.

Edhe, problemi është që, është plagë shoqërore për arsye sepse po ulen lindjet, po ulen se këta të lindurit e sotëm bëjnë fuqia punëtore mbas 18 vjetësh. Po të shohësh dhe fuqia punëtore, pra të është rritur në mënyrë relative, të është rritur numri i moshës së tretë. Dhe duke u rritur numri i moshës së tretë, pra numri i pensionistëve, në qoftë se do ta quajmë kështu, me gjithëse ata punojnë informale...

Ajo është një nga ato. Me një fjalë, ke tre fenomene. Ke, si do t'i paguajë vendi, ky shtet, numrin, pensionet e të ardhurave dhe ky është një fenomen që ka rreth pesë vjet që po përpiqet, po diskutohet e të tjera, sepse ti i bie pastaj që t'ia heqësh paratë, anëve të tjera sociale, t'ia heqësh shëndetit, t'ia heqësh arsimit e këto, që t'i kalosh te skema e pensioneve. Dhe e dyta, është që duke u plakur popullsia, ti ke një rritje të asaj që quhet kujdeset shëndetësore, sepse me moshën e tretë, ti të shtohen dhe sëmundjet kronike. 

Kemi me një fjalë një problem në investimin terciar, pra në spitalet, në investimin e sistemit të tretë, se atje do kurohen këta, mosha e tretë. Dhe ajo që është më kryesorja, që përmendët ju me atë rastin që treguat, është që ne jemi një shoqëri tradicionale, siç është pjesa më e madhe e botës.

Në shoqëri tradicionale, kujdesi i moshës së tretë shkon në familje, pra është vertikal. Në momentin që një prind nuk ka as fëmijët, sepse i kanë emigruar të gjithë, dhe këta nuk kanë motra e vëllezër të mbetur në Shqipëri, sepse kanë mbetur vetëm pleqtë, pra ajo gjysma e popullsisë e 1990-ës këtë nënkupton, pra, në Shqipëri ka aq shqiptarë sa ç'kanë edhe emigruar nga 1990-a dhe jetojnë jashtë shtetit.

Pra duhet të ishim 4.8 milionë, jemi rreth 2.4 milionë. Pra, nuk ka kush do kujdeset për moshën e tretë. Ne nuk e kemi traditë, siç nuk e kanë shumë vende të botës, që nga Kina e Koreja e Japonia, nga Azia e deri tek italianët e Jugut, që t'i dërgojnë prindërit në shtëpitë e kujdesit. Nuk e kemi, e kemi me përqindje shumë të vogël. Shumë ndryshe bota anglo-saksone, perëndimi, sepse ata e kanë mbështetur kujdesin historikisht...

Dhe duke mos u kujdesur, duke mos pasur njerëz që të kujdeset për këta, atëherë përsëri shoqëria, ose shteti ose qeveria, është një kosto e madhe, sepse i bie që të mos mbahet nëpërmjet familjes.

Për mua, problemet kryesore që janë, është skema e pensionit, por pensionet, me një fjalë, siç do të vazhdojnë të paguhen se bëhet fjalë për një shumë shumë të madhe. Dhe e dyta, se pavarësisht skemën që të kesh, ato paratë, se ne jemi akoma pay as you go, domethënë ata që janë në moshën e punës paguajnë për pensionet e moshës së tretë. Dhe ajo që është e rëndësishme për mua, është që nuk ke njerëz që do kujdesen për këtë moshë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë