AKTUALITET

Prishje në emër të përmbytjeve/ Dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 08:53

Prishje në emër të përmbytjeve/ Dhjetëra familje

Mes një grumbulli të madh mbetjesh, disa fëmijë përpiqen të largojnë hekurat nga prishjet e banesave në zonën e Urës së Dajlanit, në lagjen nr. 14, aty ku fadromat rrafshuan shtëpitë e para.

Parashikohet që 16 banesa të shkatërrohen plotësisht, si pjesë e një plani masash pas përmbytjes masive të 6 janarit që përfshiu Durrësin. Një ndërhyrje që, sipas banorëve, po ndërmerret pa asnjë zgjidhje strehimi për dhjetëra persona që jetojnë në këtë zonë prej më shumë se 30 vitesh.

“Banoj prej 30 vitesh në këtë lagje. Na dhanë urdhër nga kanali, erdhën direkt me fadroma dhe na sollën një copë letër. Për kaq vite ne nuk kemi pasur probleme. Bashkia nuk na ka thënë asgjë se ku do të shkojmë – erdhën direkt dhe i prishën”, tha Idajet Nuredini, një nga banorët të cilit iu prish banesa gjatë ndërhyrjes, për Median Amfora.

Sipas banorëve, njoftimi për prishjen është bërë vetëm pak ditë përpara se fadromat të hynin në zonë, pa u dhënë kohë për largimin e banesave apo për një zgjidhje alternative.

“Për më tepër se 35 vite jetoj në këtë zonë. Shtëpinë erdhën dhe ma prishën. Në datën 20 erdhën dhe sollën një copë letër. Legalizimet, siç i kanë të gjithë, i kam edhe unë. Na u prishën të gjitha, nuk pritën as që t’i hiqnim gjërat”, u shpreh Lumturi Gashi, një tjetër banore.

Ndërhyrja me shembjen e banesave të para u krye brenda pak ditësh, pas një njoftimi që banorët thonë se iu komunikua në mënyrë të paqartë dhe pa afate të mjaftueshme. Sipas tyre, prishjet nisën menjëherë pas dorëzimit të dokumenteve, pa u dhënë kohë për largimin e sendeve apo për gjetjen e një zgjidhjeje alternative.

Autoritetet e kanë lidhur aksionin me nevojën për pastrimin e kanalit dhe parandalimin e përmbytjeve, duke e cilësuar ndërhyrjen si pjesë të një plani masash pas situatës së krijuar më 6 janar. Në një postim publik, Bashkia e Durrësit e ka përshkruar aksionin si një ndërhyrje të suksesshme. Megjithatë, në terren, prishjet prekën banesa të ndërtuara prej dekadash, në një zonë ku banorët thonë se nuk kanë përjetuar më parë përmbytje të ngjashme.

Në lagje, pasojat e ndërhyrjes janë të dukshme: shtëpi të rrafshuara, orendi të nxjerra me nxitim dhe familje që përpiqen të shpëtojnë çfarë ka mbetur nga banesat e tyre. Për shumë prej tyre, këto ndërtime kanë qenë e vetmja strehë për më shumë se 30 vite.

Pavarësisht pasojave të dukshme në terren, banorët thonë se asnjë institucion nuk ka qenë i pranishëm për të sqaruar hapat e mëtejshëm apo për të ofruar ndonjë zgjidhje të përkohshme. Sipas tyre, ndërhyrja u krye pa një plan të shoqëruar me masa sociale për familjet e prekura.

Në këtë zonë jetojnë dhjetëra familje, përfshirë edhe pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët ndodhen përballë rrezikut të mbetjes pa strehë. Për shumë prej tyre, banesat e prishura nuk kanë qenë vetëm objekte ndërtimi, por hapësira jetese të ngritura dhe mbajtura prej dekadash.

“Bashkia nuk na ka thënë asgjë se ku do të shkojmë. Erdhi direkt dhe i prishi. Jemi me kalamajtë jashtë. Kemi kaluar natën jashtë”, tha Idajet Nuredini.

Për banorë të tjerë, prishja ka ardhur pas dekadash jetese në këtë zonë dhe pa asnjë sqarim institucional mbi arsyet apo hapat që do të pasonin.

“Kryetarja e bashkisë nuk na del fare që të na japë një shpjegim. E sëmurë, mezi e kam bërë atë shtëpi. Na u prishën të gjitha, nuk pritën as që t’i hiqnim gjërat”, u shpreh Lumturi Gashi.

Banorët thonë se pas prishjes kanë mbetur pa asnjë mbështetje, duke kaluar ditë dhe net në kushte të vështira, pa praninë e ndonjë institucioni në terren.

“Kemi qëndruar përjashta. Shi, ftohtë. As bashkia nuk ka ardhur, asnjë institucion nuk ka ardhur. Nuk dimë se ku do të shkojmë”, tha Ermond Hida.

Ura e Dajlanit ndodhet në një nga zonat hyrëse të qytetit të Durrësit, ndërsa në rrugë Pavarsia është një kanali kullues që shërben për shkarkimin e ujërave drejt zonës së Shkozetit dhe që është përmendur nga autoritetet si burim rreziku për përmbytje. Përgjatë këtij kanali janë ngritur prej dekadash banesa informale, ku jetojnë kryesisht familje të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat sigurojnë jetesën kryesisht përmes mbledhjes dhe riciklimit të kanoçeve dhe materialeve të tjera.

Kushtet e jetesës në zonë janë të vështira dhe të pasigurta, duke e bërë çdo ndërhyrje pa masa shoqëruese një rrezik të shtuar për familjet që varen nga kjo hapësirë për strehim dhe mbijetesë.

Sipas kuadrit ligjor në fuqi për ndërtimet, prishja e banesave të ndërtuara prej dekadash kërkon ndjekjen e procedurave të posaçme dhe masa shoqëruese, veçanërisht kur bëhet fjalë për familje që i përdorin ato si strehë të vetme.

Amfora Media i është drejtuar Bashkisë së Durrësit për një koment lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Përfaqësues të 16 familjeve u paraqitën të mërkurën në Bashkinë e Durrësit për të kërkuar zgjidhje strehimi.  Sipas tyre,  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vendosur si afat të fundit për prishjet ditën e mërkurë, ndërsa familjet kërkojnë strehim dhe bonus qiraje nga bashkia.

Ndërkohë, funksionimi i hidrovorit dhe problematika e kanalizimeve në Durrës është kthyer në çështje institucionale, pasi Prokuroria ka nisur hetime lidhur me përmbytjet e 6 janarit që prekën disa zona të qytetit./ Amfora.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë