Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke shembur godina të ndërtuara prej druri nga banorët vendas, të cilat përbëjnë të vetmen mundësi mbijetese në një nga zonat më të izoluara dhe më të braktisura të Shqipërisë.
Në mes të pluhurit, fadromave dhe policisë, dëgjohen zërat e dhimbjes dhe revoltës, banorë të dëshpëruar që shohin të shembet e vetmja pasuri që kanë ngritur me duar dhe me borxhe.
Një çift i moshuarish, që jeton prej vitesh në Valbonë, kanë shpërthyer në lot dhe akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa bujtina e tyre tre-dhomëshe, ndërtuar këtë vit, po përgatitet për shembje.
“As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, jemi shqiptarë, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!”, thotë burri i moshuar për “oranews”, ndërsa sheh punëtorët që përgatiten për t’i futur fadromën në shtëpi.
Ai tregon se ndërtimi është bërë me para borxh, se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe kjo bujtinë ishte i vetmi burim jetese.
“Këto i kemi me mund. I kemi paguar gjithçka, edhe dritat. Kur po e ndërtonim, erdhi policia dhe na tha ‘ju ecët mbarë’. E sot, na shembin gjithçka! Me mirë të na kishin pushkatuar!”, shprehet ai me revoltë.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij, me sytë me lot, shton:“Këto shtëpi pa na vra nuk shemben. Janë me lagështirë, me baltë, punojmë për një copë bukë. Këtë vit i bëmë, e e dinim ku ishim. E sot ja ku jemi… pa mëshirë.”
Të dy kërkojnë që qeveria të ndalë këtë masakër të ndërtimeve të thjeshta që i shërbejnë turizmit dhe mbijetesës së banorëve vendas.
“30 vite ja kam dhënë votën këtij Ramës, e sot më më pushkatoi! Nuk e prisja këtë, nga vet shqiptarët! Kërkojmë vetëm të mos na i prishin është gjynah!”
Bujtinat janë ndërtuar këtë vit, sipas banorëve, me materiale druri dhe pa ndikim në mjedis. Janë ndërtime të ulëta, jo pallate apo resorte, që mirëpresin turistët gjatë sezonit veror. Por për autoritetet, ato cilësohen ndërtime pa leje dhe po shemben pa asnjë mëshirë.
Pamjet që vijnë nga Valbona tregojnë një realitet të hidhur: shqiptarë që qajnë përpara shtetit të tyre, që u shkatërron atë pak që kanë, ndërsa kërkojnë drejtësi, ose të paktën, pak mëshirë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Shtator09:15
5 industri në rritje për punë/ Si të gjesh vendin e duhur për veten?
Ndërsa disa kompani të mëdha kërkojnë gjithnjë e më shumë kthimin e punonjësve në zyrë, të tjera po ...
AKTUALITET
13 Shtator08:48
E rëndë/ Rezultonte i humbur që nga 21 gushti, gjendet i vetëvarur 44-vjeçari në Lushnjë
Një 44-vjeçar që rezultonte i humbur që nga 21 gushti është gjetur i vetëvarur në lagjen “Çlirimi” ...
AKTUALITET
13 Shtator08:40
Aksident tragjik në Lushnjë/ Humb jetën pasagjerja 47-vjeçare, plagosen tre persona të tjerë
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Sektor, në Lushnj...
AKTUALITET
13 Shtator08:21
Këmbimi valutor 13 shtator 2025/ Euro bie në një minimum të ri historik, ja sa vlejnë sot monedhat e tjera
Sot, e shtunë, 13 shtator 2025, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.
...
AKTUALITET
13 Shtator07:28
Shifrat/ Ritmi që po gjeneron miliona edhe në Shqipëri
Koncertet dhe festivalet po shndërrohen në një motor të ri ekonomik për Shqipërinë: vetëm Keinemusik në Tiranë...
AKTUALITET
13 Shtator07:09
Plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër
Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjell&e...
AKTUALITET
12 Shtator23:11
VIDEO/ Me shpejtësi rrufe, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 18-vjeçari shqiptar. Reagon ministri italian
Kanë dalë pamjet e aksidentit dramatik në Bolonja të Italisë ku humbi jetën një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si ...
AKTUALITET
12 Shtator22:55
A e parandjenë motrat Dhimaku se do të iknin nga kjo botë? Dëshmia rrëqethëse e babait: Më thanë se nuk do të shihemi më. Mu lutën të...
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.
Dy jet...
AKTUALITET
12 Shtator22:35
Babai i vrau nënën, flet vajza e çiftit shqiptar: Na lanë në mes të katër rrugëve. Nuk mund të gënjej, mami kishte një mik me të cilin...
Vrasja e një nëne 36-vjeçare në Volos në gusht tronditi të gjithë komunitetin grek. Burri i saj 40-vjeçar e vrau at&...
AKTUALITET
12 Shtator22:25
14 vite nga atentati me tritol ndaj gjyqtarit Konomi – Familja shpërthen: Heshtja e drejtësisë është krim
Kanë kaluar 14 vite nga atentati me tritol që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por autorët ende nuk janë zb...