
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pasi sopranoja Eva Golemi pësoi një incident në skenë, duke u rrëzuar dhe më pas përfundoi në spital. Përmes një komunikatë për mediat, TKOB bën me dije se sopranoja Eva Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
Reagimi i TKOB:
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes. Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë. Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Shtator16:54
Me logo “Bugati” dhe “Boss”, shihni si i kishte fshehur shqiptari brenda automjetit plot 27 kg kokainë
Pas arrestimit të 47-vjeçarit shqiptar me 47 kg kokainë, policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit. Lënda narkotike ishte fsheh...
AKTUALITET
28 Shtator16:48
Gropa të thella, tuba të shpërbërë dhe baltë/ Përmbytet rruga ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugën “Shefqet Kuka” në njësinë nr.4 të Tiran&eu...
AKTUALITET
28 Shtator16:32
Shqiptari i “bën gropën vetes” pasi u ndal nga policia, kapet me 27 kg kokainë. Mbi pako u stampuan dy logo të famshme
Një 47-vjeçar shqiptar i cili po transportonte mbi 27 kg kokainë në makinën e tij, u arrestua nga policia italiane. Për ar...
AKTUALITET
28 Shtator16:15
Trump deklaroi se paracetamoli shkakton autizëm te gratë shtatzëna, Skënder Brataj sqaron të vërtetën
Deklarata e presidentit të SHBA, Donald Trump, që sugjeron se përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna mund të shkaktojë...
AKTUALITET
28 Shtator16:10
'Corriere della Sera' për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë?
Ata me siguri e vranë. Megjithatë, se çfarë ndodhi mbetet mister. Ndoshta u qëllua aksidentalisht gjatë një udhëtimi...
AKTUALITET
28 Shtator14:03
“Më jep 800 euro”/ Kërcënoi 18-vjeçarin, arrestohet burri në Pogradec
Një 32-vjeçar nga Pogradeci është shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohet se ka kanosur një të ri 18-vjeç...
AKTUALITET
28 Shtator13:54
Plas në Korçë, baba e bir rrihen me grushta me njëri-tjetrin/ Arrestohen të dy
Disa persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak të dhunës fizike.
Nga njoftimi i policisë bëhet ...
AKTUALITET
28 Shtator13:25
Ngjarja në Kombinat/ 41-vjeçari plagosi me armë kunatin sepse i dhunoi motrën, arrestohen të dy
Një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë, duke çuar në plagosjen e një...
AKTUALITET
28 Shtator12:53
Ekskluzive/ “20 plumba në pyllin e Tepelenës” – “Piranjat” zbardhin dinamikën e vrasjes së biznesmenit italian
Vrasja e biznesmenit Italian, Edoardo Sarchi, 44-vjeç, në Salari të Tepelenës është një ngjarje që tronditi mbar&eum...
AKTUALITET
28 Shtator12:11
Përfshihet nga flakët një pallat në kryeqytet, forcat zjarrfikëse izolojnë zonën
Një zjarr masiv ka shpërthyer në një apartament në zonën e Astirit në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët. Si...