AKTUALITET

Ish-kryeministri shqiptar në videot intime të ish-zyrtares malazeze? Reagon Mirjana Pajkoviç

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 14:39

Ish-kryeministri shqiptar në videot intime të ish-zyrtares malazeze?

Videot intime të Mirjana Pajkoviçit ish-drejtoreshë në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi, vazhdojnë të bëjnë jehonë dhe të komentohen në vendin fqinj pavarësisht se kanë kaluar pak muaj nga publikimi i tyre.

Pajkoviç u bë virale fillimisht 2 muaj më parë pas publikimit të videove eksplicite në platforma për të rritur, ndërsa më pas mediat lokale raportuan edhe për lidhjen e saj me Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Malit të Zi dhe këshilltar i presidentit Jakov Milatoviq.

Për shkak se në opinion nisi të përflitej se në materiale të tjera komprometuese mund të përfshihen edhe figura të njohura politike, pyetjeve mbi këtë çështje, nuk mund tu shpëtonte të mërkurën edhe ish-kryeministri Dritan Abazoviç.

Gjatë një interviste televizive, Abazoviç u pyet drejtpërdrejt nëse shfaqej edhe ai në ndonjë prej videove.

“Nuk ka asgjë aty. Nuk jam fare aty”, u përgjigj Abazoviç i buzëqeshur.

Moderatori vijoi me pyetje ironike, duke a pyetur “a fle i qetë” për këtë histori, ndërsa Abazoviç solli në kujtesë se prej vitesh i ka mbijetuar shumë tentativave të diskreditimit dhe sulmeve politike.

“Kam kaluar nëpër shumë sita. Për mua ishte avantazh që gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam qenë njeri familjar”, deklaroi ai.

Ish-kryeministri la të kuptohet se persona të lidhur me krimin e organizuar kanë tentuar ta komprometojnë përmes skandaleve të tilla.

“E kuptova menjëherë çfarë donin të bënin këta njerëz nga krimi i organizuar”, tha Abazoviç.

Kur moderatori e pyeti nëse dikush kishte tentuar ta lidhte me ndonjë grua për ta dëmtuar politikisht, Abazoviq u përgjigj: “Kam qenë gjithmonë mbi situatën. Jam shumë, shumë i kënaqur.”

Në fund të intervistës, ai siguroi se është “plotësisht i relaksuar” për gjithçka që po qarkullon në publik.

Pas deklaratave të Abazoviçit reagoi vetë Mirjana Pajkoviç, e cila publikoi një video në TikTok dhe i kërkoi ish-kryeministrit të mos e përmendë më emrin.

“Po mbi çfarë je ti, Dritan? Hajde na trego pak. Mos ma përmend më emrin. Nëse nuk je i sigurt që s’duhet të më përmendësh, pyet Filipin”, tha ajo, duke iu referuar Filip Axhiqit, ish-ministrit të Brendshëm të Malit të Zi.

Më pas ajo përmendi edhe Dejan Vukshiçin, ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), të cilin Abazoviç e kishte shkarkuar gjatë kohës sa ishte kryeministër.

“Ose pyet ‘Plakun’ nga ANB-ja, Dejan Vukshiçin, që e shkarkove, por më pas përfunduat në të njëjtin koalicion politik”, deklaroi Pajkoviq.

Ajo hodhi edhe akuza ndaj njerëzve pranë qeverisë së dikurshme të Abazoviçit, duke pretenduar se komunikime të përgjuara të saj janë dorëzuar në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë dhe në Prokurorinë Speciale të Malit të Zi.

“Ai do ta konfirmojë që mes njerëzve të tu kishte nga ata shumë problematikë, pikërisht gjatë qeverisë tënde. Por ti nuk e kupton këtë, sepse je ‘mbi situatën’”, u shpreh ajo.

Pajkoviç ka insistuar gjithmonë se ky rast nuk është një skandal seksual por një krim kibernetik dhe shkelje e të drejtave kushtetuese.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?