AKTUALITET

"Ish-policët janë "flori" për shkak të njohurive për..."/ The Sun: Gangsterët shqiptarë në Britani rekrutojnë ish-oficerë policie në trafikun e drogës dhe shtëpitë e barit (EMRAT)

r.ll Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 14:20
"Ish-policët janë "flori" për shkak të
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave të fundit. Pjesë e kësaj veprimtarie kriminale, sipas një investigimi të britanikes "The Sun", janë bërë edhe ish-oficerë të policisë shqiptare, të cilët kanë hyrë përmes rrugëve ilegale në Britaninë e Madhe. 

Media britanike shprehet se këta ish-efektivë janë kapur duke shitur drogë dhe duke ruajtur ferma kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar. 

"Ekspertët thonë se ish-policët janë “flori” për mafiozët shqiptarë në Angli për shkak të njohurive të tyre të brendshme mbi mënyrat sesi policia punon për të kapur trafikantët e mëdhenj.", thuhet ndër të tjera në artikullin e mëposhtëm. "The Sun" ka sjellë dhe emrat e pesë ish-oficerëve shqiptarë të dënuar për drogë. 

ARTIKULLI I PLOTË INVESTIGUES: 

Shqiptarët sundojnë tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë paund në vit me dorë të hekurt dhe shfaqin pa turp pasuritë e fituara nga krimi. Tani gangsterët shqiptarë po rekrutojnë edhe ish-policë të korruptuar nga vendi i tyre për t’i bashkuar në rrjetet e tyre kriminale.

Shqiptarët kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave të fundit, pasi kanë formuar aleanca me kartelet e drogës nga Amerika Latine.

Dhe ish-efektivë nga Shqipëria janë kapur duke shitur drogë dhe duke ruajtur ferma kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se ish-policët janë “flori” për mafiozët shqiptarë në Angli për shkak të njohurive të tyre të brendshme mbi mënyrat sesi policia punon për të kapur trafikantët e mëdhenj.

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, i tha The Sun se ish-policët veprojnë si “këshilltarë” të bandave. Ai tha: “Ka raste ku ish-efektivët janë përjashtuar nga puna për sjellje abuzive, korrupsion apo lidhje me grupe kriminale. Ata kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me botën e krimit për të gjetur mundësi të reja dhe janë bërë pjesë kyçe e bandave. Disa grupe besojnë se njohuritë e tyre për taktikat e policisë do t’i ndihmojnë të shmangin kapjen nga policia britanike. Nga disa përgjime të agjencive ligjzbatuese shqiptare kuptohet se ata janë bërë instruktorët dhe këshilltarët më të rëndësishëm të kriminelëve“.

Në dhjetor të kaluar, ish-polici shqiptar Igli Ajazi u kap me anëtarë të një grupi të madh kriminal ndërsa ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar me vizë për të studiuar kriminologji në Universitetin Roehampton në Londër.

Ajazi, që kishte punuar si polic në Shqipëri nga 2019 deri në 2022, u tha policëve që e arrestuan se ishte në një “pushim nga karriera”.

Ai u kap kur policia në Swansea ndaloi një makinë të lidhur me një klan shqiptar droge me bazë në Londër. Telefoni i 28-vjeçarit zbuloi mesazhe për një operacion të madh kultivimi kanabisi në kryeqytet si dhe video të tmerrshme të abuzimit me fëmijë, që ai pretendoi se ishin të lidhura me punën e tij të mëparshme.

Ajazi u dënua me 20 muaj burg me kusht për dy vjet, u dërgua në një kurs rehabilitimi dhe u urdhërua të bëjë 180 orë punë në komunitet.

Ish-polici dhe adhuruesi i futbollit Admir Hidri, 25 vjeç, pagoi shtrenjtë për përfshirjen me gangsterët pasi u hodh nga dritarja e një shtëpie ku kultivohej kanabis dhe theu shtyllën kurrizore. Hidri, nga Failsworth në Manchester, i tha gjykatës se ishte futur në krim pasi kishte marrë borxh nga një figurë e botës së errët për të financuar kurimin e nënës së tij të sëmurë në Shqipëri.

Ai tha se ishte detyruar të shlyente borxhin duke udhëtuar në Britani për të ruajtur një shtëpi në Failsworth, ku u gjetën bimë kanabisi me vlerë 70 mijë paund. Hidri u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg, pavarësisht pretendimeve të tij se kishte frikë për jetën dhe kishte thyer dy rruaza kurrizore kur u hodh nga dritarja gjatë bastisjes së policisë.

Një tjetër ish-polic tentoi të qëndrojë në Britani pas një dënimi me tre vjet për qëllim shpërndarjeje të kokainës. Klisman Sykaj apeloi kundër deportimit në Shqipëri në vitin 2022, pasi ishte futur ilegalisht në MB 11 vite më parë, ishte dëbuar, por ishte kthyer sërish në 2018.

Ai u kap në flagrancë kur policia britanike bastisi banesën e tij në Nottingham në 2015 dhe gjeti kokainë të fshehur në sobë. Sykaj pretendoi se kishte punuar për Interpolin, por më vonë e pranoi të vërtetën. Pas dëbimit dhe vuajtjes së dënimit, ai punoi si polic në Shqipëri, ku me ironi, transportonte të burgosur.

U kthye sërish në Britani dhe u kap me dokumente të falsifikuara italiane. Ai kërkoi të qëndronte, duke pretenduar se ishte ndjekur nga gangsterët, por kërkesa iu refuzua.

Në prill të vitit të kaluar, Igli Duka, 24 vjeç, u dënua me dy vjet burg për kultivimin e qindra bimëve të kanabisit në një njësi industriale në West Lothian. Ai pretendoi se një gangster i njohur, të cilin e kishte arrestuar më parë në vendin e tij, e kishte shantazhuar për të punuar si “kopshtar” në fermën e drogës.

Një i pestë, ish-polic, punonte në fshehtësi për të infiltruar mafian shqiptare, por pretendon se u përfshi në shpërndarje droge pasi identiteti i tij u zbulua. Maurisio Malaj, 30 vjeç, u dënua me dy vjet burg me kusht, pasi u kap duke shitur kokainë bosëve të krimit në Londër.

Në vitin 2021, avokati i tij tha se ai u largua nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar pasi njerëz të fortë të krimit i dogjën makinën babait të tij. Tani bandat shqiptare të drogës janë bërë sinonim me videot ekstravagante në rrjetet sociale, ku shfaqen me bizhuteri, para dhe makina luksoze. Ata përfitojnë nga kërkesa e madhe për kokainë, me rreth 2.5 milionë përdorues në Britani, duke e bërë këtë vendin më problematik në Europë për konsum kokainë, dhe të dytin në botë pas SHBA.

the sun bandat shqiptare te droges ne britani igli ajazi admir hidri klisman sykaj igli duka maurisio malaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë