“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Vizita në spital e të paraburgosurit, Altin Ndoci, ishte planifikuar qysh në datën 13 Janar 2026, nga doktoresha e burgut të Durrësit Ylfete Sema.
Vizita është kryer me qëllim ekzaminimin e tij shëndetësor nga një mjek kirurg, që shërben pranë spitalit rajonal të Durrësit, institucion ky që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Mjekja e burgut që dha rekomandimin për konsultë, as nuk e kishte vizituar 38-vjeçarin, por ishte bazuar vetëm në fjalët e kryeinfermierit të IEVP-së, Aulon Çuku, i cili i kishte thënë se Altin Ndoci kishte probleme.
Por pikërisht ditën e planifikimit të vizitës shëndetësore, ai është larguar nga ambientet e spitalit, duke mos u gjendur nga policia ende dhe sot.
Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit, të siguruar nga gazetari Elton Qyno, mjeku kirurg që shërben pranë spitalit të Durrësit, nuk ka mundur ta vizitojë pacientin e paraburgosur pasi siç ka deklaruar ai, ishte në një tjetër operacion me një pacient civil të planifikuar më parë.
“…unë kam marrë kontakt shumë pak. Kam urdhëruar infermierinë e spitalit ti bëjnë një qetësues me qëllim ndalimin e dhimbjeve të pretenduara nga i paraburgosuri dhe më pas kam vijuar për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale me një pacient tjetër. I kam thënë që duhet të presin diku 2 orë pasi do të vonohesha…”, ka deklaruar mjeku kirurg gjatë fazës kur është marrë në pyetje në prokurorinë e Durrësit.
Gjatë kohës së pritjes në ambientet e spitalit, Altin Hajri mësohet se ka shkuar në tualet rreth 4 herë. Sipas dyshimeve të policisë së Durrësit, ai ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij të jashtëm përmes dritares së tualetit, duke koordinuar veprimet që duhet të kryenin.
Një fakt i tillë nuk është vënë re nga asnjë punonjësit e policisë së burgjeve që e shoqëronin. Kur gjithçka ishte përsosur nga jashtë, Altin Ndoci, sërish ka kërkuar të shkojë për herë të katërt në tualet.
Policët e kanë shoqëruar aty dhe pasi ka dalë nga banjat e spitalit, Altin Ndoci, ka qëlluar me grushta në gjoks dy punonjësit e policisë së burgjeve, të cilët janë rrëzuar në dyshemenë e korridorit të spitalit.
Pas kësaj Altin Ndoci, vrapon me shpejtësi duke dalë në oborrin e spitalit dhe futet në makinën tip “Audi” ngjyrë të zezë, duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur ende dhe sot.
Në dosjen e prokurorisë së Durrësit nënvizohet fakti se kryeinfermieri Çuku, përgatiti gjithçka dhe ia çoi urdhrin shefit të komanduar të policisë së Burgut, Dezdemon Pazaj.
“…por më parë, ia dërgoi edhe vetë drejtorit të burgut, Indrit Cërloj, i cili e miratoi pa vonesa lejen pa faktuar nëse mjekja i kishte bërë vizitë, dhe pa mbikëqyrur rregullat e shoqërimit…”- thotë prokuroria e Durrësit.
Altin Ndoci akuzohet nga SPAK si një nga njerëzit që konsiderohen si krahu i armatosur i organizatës kriminale të “Çopjave” në Elbasan, i dyshuar për vrasje, por komisioni i vlerësimit në burg, me firmë të drejtorit të shkarkuar dhe arrestuar tashmë, kishte gjykuar se 38-vjeçari nuk paraqiste rrezikshmëri për u arratisur (vlerësim ky i 4 dhjetorit të vitit 2025).
Pavarësisht kësaj Altin Ndoci, është një i paraburgosur që mori pafajësi në Gjykatën e Posaçme, për 4 vrasje si ajo e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Angjelo Avdisë.
Aktualisht Ndoci, po gjykohet për 5 vrasje të tjera në SPAK dhe disa akuza shtesë që lidhen me aktivitetin e tij kriminal.
Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë komp...
Një situatë e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spatharë, në Njësinë...
Një mjet i llojit skrep, gjatë punës që po kryente për pastrimin e kanalit të Siavit, në lagjen “10 Korriku” n&...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Palasë të Vlorës. Mësohet se viktima ë...
Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për akuzat e grabitjes dhe trafikut të drogës. I dyshuari u pa...
Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur në fshatin Palasë të Himarës, pasditen e kësaj të shtune. E. P., ...
Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në...
E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina &...
“Mjaft më me këtë telenovelë. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj.” Ky është apeli i bër...
Gjykatës e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durr&eu...