AKTUALITET

Jetoi me dy emra dhe me një “karrierë të pasur” ndër vite/ Kush është prokurori i rremë i SPAK që u arrestua në Sarandë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 21:11

Jetoi me dy emra dhe me një “karrierë të pasur”

Në një operacion të koduar “Deceiver” (Mashtruesi), Policia e Sarandës arrestoi sot një 49-vjeçar që prej muajsh prezantohej si prokuror i SPAK-ut, duke mashtruar qytetarë, zyrtarë dhe biznese në disa qytete të vendit.

Por pas këtij emri të rremë fshihet një figurë e njohur për organet e drejtësisë: Alban Muço, mashtruesi që ka ndërtuar një jetë të tërë mbi falsifikime, identitete të vjedhura dhe gënjeshtra të sofistikuara.

Historia e Alban Muços fillon shumë më herët se sa arrestimi i sotëm në Sarandë. Ai është një personazh me dosje të përsëritura penale, i dënuar disa herë për mashtrim, falsifikim dhe përvetësim të detyrës shtetërore.

Në vitin 2002, Gjykata e Fierit e dënoi me 10 vjet burg për një seri veprash penale që përfshinin falsifikim dokumentesh, mashtrim financiar dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës zyrtare.

Pas daljes nga burgu në vitin 2010, ai nisi një kapitull të ri të mashtrimit-këtë herë, më të sofistikuar.

Në qershor të vitit 2015, Muço aplikoi për pasaportë dhe kartë identiteti biometrike në zyrën e gjendjes civile në Fier, por jo me emrin e tij të vërtetë. Ai përdori të dhënat personale të vëllait të tij, që jetonte prej vitesh në Itali.

Në fillim të vitit 2016, ai u pajis me një pasaportë të re me emrin L. Muço, duke u rishfaqur para shtetit si një qytetar pa precedentë penalë.

Një “vëlla” që vuajti dënime për të

Në periudhën 2016–2017, Alban Muço u dënua dy herë nga gjykatat shqiptare — një herë për “mashtrim” dhe një herë për “kallëzim të rremë” — por në të dy rastet, në vend të tij u regjistrua emri i vëllait të pafajshëm.

Sistemi gjyqësor nuk e kuptoi se personi që po vuante dënimin ishte një tjetër.

Vetëm pasi i vëllai i vërtetë aplikoi për dokumente në konsullatën shqiptare në Milano, sistemi u përplas me vetveten: dy identitete, dy shenja gishtash, një mashtrues.

Pas sinjalizimit të kompanisë “Aleat Safran”, që menaxhon regjistrin biometrik të pasaportave shqiptare, prokuroria e Fierit hapi hetimet dhe zbuloi se për vite me radhë Alban Muço kishte vuajtur dënime në emrin e vëllait, duke manipuluar sistemin e drejtësisë dhe duke përfituar statusin e një personi “të pastër”.

Nga burgjet te “SPAK-u” i rremë

Pasi doli nga burgu, Muço nuk u ndal. Me përvojën e gjatë në mashtrime, ai nisi të shfrytëzonte frikën dhe pasigurinë e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë. Ai u shfaq në Berat në vitin 2024, ku u arrestua pasi u paraqit në zyrat e Kadastrës, duke pretenduar se ishte prokuror i SPAK-ut.

Sipas hetimeve të asaj kohe, ai kërkonte shuma parash në këmbim të ndërhyrjeve për “zgjidhjen e çështjeve” në emër të strukturave të drejtësisë. Pas ndalimit, ndaj tij u ngritën akuzat për “Mashtrim” dhe “Përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”, por pas pak muajsh ai arriti sërish të dalë në liri — për t’u zhdukur.

Sot Alban Muço u arrestua në Sarandë, ku kishte ndërtuar një tjetër skemë të ngjashme mashtrimi. Në qytet, ai lëvizte i shoqëruar nga persona që i prezantonte si hetues dhe bodyguardë, përdorte makina me xhama të zinj dhe futej në institucione publike duke u prezantuar si prokuror i SPAK-ut.

Sipas burimeve hetimore, ai kishte krijuar një rrjet njerëzish që mendonin se punonin për drejtësinë, ndërsa në fakt kryenin porositë e tij personale. Ai zhvillonte “pyetje” ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion, i frikësonte me “dosje hetimore” dhe më pas kërkonte para për mbylljen e tyre.

Një sistem i mashtruar për 20 vite

Historia e Alban Muços është më shumë se historia e një mashtruesi — është pasqyra e një sistemi të verbër që për dy dekada nuk arriti të dallojë njeriun që e tallte nën hundë.

Ai ka qenë në burg me emër të rremë, është liruar me emër të rremë, ka marrë dokumente zyrtare me emër të rremë, dhe ka zhvatur të tjerë në emër të drejtësisë.

Nga falsifikimi i pasaportave e deri te roli i “prokurorit të rremë të SPAK-ut”, rasti i Alban Muços është një dëshmi tronditëse e brishtësisë së institucioneve shqiptare, që për vite kanë lejuar një njeri të ndërtojë një botë paralele ligjore./SarandaWeb

 

 

 

mashtruesi alban muço

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë