AKTUALITET

“Kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe të bësh fatura. Metal dhe Tinta janë nisur,”/ Ervis Çela i dërgon Franc Çopjas me foto të gjithë itinerarin e ngarkesës dhe portet e tranzitit

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 20:32
“Kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe

Detaje të reja kanë dale nga dosja hetimore e Ervis Çelës i cili fitimet nga trafiku i drogës i investonte në biznese që hapte në Shqipëri, përmes vëllezërve të tij. Nga zbardhja e mesazheve në SkyEcc, duket qartë skema e pastrimit të parave të drogës, përmes investimeve siç është fabrika e leshit që Ervis Çela i sugjeronte të vëllait Albinit, me qëllim prerjen e faturave fiktive që të justifikohej hyrja e parave të drogës.

‘Po atë firmën e hape? Çfarë pret? Të prish punë po të kesh dhe ndonjë firmë të vogël? U bënë 15 mln?

Po kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe të bësh fatura, të fusësh lekë në bunkë….Kam gati 20 mln në Hollandë… Kam nis një punë të mirë…Por ju s’po luani fare…’ , i shkruante Ervis Çela vëllait.

Por bashkë me tonelatat me kokainë që priten të kalojnë në Evropë, grupi kriminal me në krye Ervis Çelën, merren njëkohësisht edhe me trafikimin e armëve të zjarrit. Të cilat futen të çmontuara bashkë me ngarkesën me drogë në kontejnerë.

Siç është edhe ky episod i datës 16 shtator 2020, ku Ervis Çela ndërsa flet me Franc Çopjan, i dërgon këtij të fundit disa fotografi, ku i rrëfen se janë 6 armë snajper silenciator të çmontuara.

Biaedat SkyEcc

16 Shtator 2020

Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan

‘Gjashtë janë me silenciator…

Po ma sollën më vonë silenciatorin po e fus…

Nëse nuk ma sjellin po fus vetëm 6 copë…

Do çmontohen tani dhe i fus në kanaçe… Çdo armë një kanaçe…

Që të mos ngatërrohen me pjesët për montimin…’

Nga analizimi i komunikimit dyshohet se në këtë anije është ngarkuar një sasi lënde narkotike, armë dhe municion të fshehura në kuti metalike me mbishkrimin ‘Fox’.

 

Këto kuti dyshohet se pasi janë mbushur me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe brenda mbushen me material ndërtimi e quajtur kollë e lëngshme më pas imbarkohen në kontejnerë.

 

Ngarkesë së cilës organizatorët i referohen me termin ‘tinta’, për ta veçuar nga ngarkesa tjetër të cilës i referohen ‘imetali’.

 

Nga ku dyshohet se fillimisht ngarkesa shkon deri në portin e Villetas në Paraguai me anije të vogla.

 

Më tej kalon nëpërmjet lumit Parana deri në portin e Buenos Aires ku ngarkohen në  anije transoqeanike dhe më tej dërgohen në Evropë. Por  problemi madhor për grupin në këtë moment është niveli i ulët i ujit në lumin Parana që lidh Paraguajin me Argjentinën. Çka ka bërë që ngarkesa e dytë me sapun dhe kokainë të mbetet e palëvizur nga vendi i origjinës. Ndërkohë që Ervis Çela bisedon me vëllain e tij Ardjanin që ndodhet në Paraguaji, ku i bën me dije se Franc Çopja do sjellë në Shqipëri, për llogari të tyre, 1 milion euro.

Ndërkohë që Franc Çopja i tregon mikut të tij se ndërkohë është duke pritur 4-5 rrugë, ku njëra prej këtyre ngarkesave me 3.5 ton është nisur ndërkohë nga Kolumbia. Ndërsa javën në vazhdim ai thotë se pret ende disa ngarkesa të tjera.

Por ndërsa mendonin që telashet e tyre kishin përfunduar me kalimin pa probleme të 2 ngarkesave me 12 ton kokainë nga porti i Anversës, ata nuk e dinin se ndërkohë një pjesë e grupit kishin rënë ndërkohë në rrjetën e peshkimit të policisë në Holandë.

Të cilët kishin marrë sinjalizim nga banorët e një pallati në Rotterdam për lëvizjet e çuditshme që bënin dy shtetas të huaj.  Polici e cila ndërsa mbajti për shumë ditë me radhë në vëzhgim sjelljet jo të zakonta të dy huajve, u surprizua jo pak kur një ditë ata u panë të ngarkonin pako të mëdha nga kati i parë deri në katin e dhjetë të apartamentit ku jetonin.

 

Më datë 4 Nëntor, rreth orës 10.00, Daja dhe personi ende i paidentifikuar nga ne, futen sërish në hollin e ashensorit, ku këtë herë personi i dytë duket më i qeshur se herët e tjera. Ata shihen teksa shtyjnë tre kuti kartoni të njëjta. Unë i pashë sërish ata të shkonin në katin 10, në drejtim të apartamenteve me numrat 735-737-739. Rreth orës 10.23, ata u futën sërish në hollin e ashensorit, ku përsëri personi i paidentifikuar po shtynte karrocën sërish të ngarkuar me 3 kuti kartoni të njëjta.

Unë i pashë ata sërish të shkonin në katin e 10 në drejtim të apartamenteve me numrat 735-737-739. Kutitë që ngarkoheshin në karrocë dukeshin se kishin peshë të rëndë, këtu dyshova se Daja dhe personi i paidentifikuar po transportonin një sasi të madhe lënde narkotike nga ‘Volksëagen Transporter’ në banesë. Ajo që do të pasojë më pas është një dhimbje koke jo e lehtë për poseduesit dhe porositësit e drogës. Kjo pasi në të njëjtën datë policia ndërhyn dhe sekuestron një sasi të madhe droge, prej 600 kg në apartamentin ku lëviznin dy personat e huaj.

Por krahasuar me atë që kishte shpëtuar kjo sasi ishte thjesht një qime elefanti, po të kihet parasysh se dy ngarkesat e plota ishin 12 ton. Të cilat mesa duket Franc Çopja ua kishte gjetur jo vetëm vendin e sigurtë të fshehjes, por edhe siç thotë në bisedën e tij me Ervis Çelën, tashmë u kishte gjetur edhe blerës. Franc Çopja Gergely i propozon Ervisit se të gjithë ngarkesën mund ta shesë me një çmim prej 27 000 mijë euro kilogramin.

Nga analizimi i bisedave ngrihen dyshime se sasisa e lëndës narkotike e dyshuar kokainë e cila tashmë eshtë magazinuar dhe është gati për t’u tregtuar arrin sasinë prej 11 ton e 546 kg. Dhe nëse kësaj sasie i zbresim 800 kg të cilat i përkasin Fadil Ballës atëherë pjesa e mbetur për të cilën Franc Gergely ka propozuar shitjen e saj me 27 000 euro arrin vlerën e më shumë se 303 milion eurove.

Por ai që e ka pësuar më keq nga të gjithë nga operacioni policor në Rotterdam ku u sekuestruan 600 kg kokainë, duket se është Fadil Balla. I cili del se është edhe poseduesi i ngarkesës me kokainë tëë fshehur në apartamentin që mbahej në vëzhgim nga policia holandeze. Por edhe në apartamentin e dytë, ku policia shkoi pasi ndoqi gjurmët e Muharrem Dajës dhe personit të paidentifikuar. Që doli të ishte Nilson Bakiu.

Por mesa duket grupi kriminal i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, nuk duket se ishin të kënaqur vetëm me dy ngarkesat e mëdha të drogës prej 12 ton që kaluan në fillimin e muajit nëntor 2020 në Portin e Anversës në Belgjikë.

Por, ata siç vihet re edhe nga komunikimet në vazhdim u riorganizuan për një tjetër sulm ndaj një tjetër porti. Këtë herë në atë të Hamburgut në Gjermani. Ku sërish linja e trafikimit të kokainës do të ishte nga Paraguaji.

Këtë herë me 13 ton, po nga porti i Villetas. Operacion që shënon datat 7-17 Dhjetor 2020. Ku edhe këtë herë Ervis Çela mësohet se e fshehu kokainën në kuti metalike që në dukje kishin bojë kollë që përdoret në fushën e ndërtimit.

Por që në brendësi përmbanin blloqe me lëndë narkotike me mbishkrimin ‘Sy të mërzitur me rrufe të kuqe në mes’, ‘Puma; etj. Kontejnerë të cilët do të mbërrinin në Portin e Hamburgut më datë 12 Shkurt 2021.

Ku pas një kontrolli të imtësishëm nga Hetimi Doganor në brendësi të dy kontejnerëve u gjetën dhe u sekuestruan 13 824 blloqe kokainë. Që mbi to mbanin stampat ‘Sy të mërzitur me rrufe të kuqe në mes’, ‘Puma’, ‘Shenjë infinit’ etj. Kokainë e cila qëndronte e fshehur në 1 728 bombola teneqeje, me peshë bruto 16 174 kg.

Ku siç shikohet edhe nga këto biseda puna për ngarkesën kishte filluar që më datë 2 Dhjetor 2020. Nga ku del se Ervis Çela ka nisur një ngarkesë prej 8 ton kokainë si edhe disponon një tjetër të ngjashme, të cilën është gati ta trafikojë.

Ndërkohë që gjatë bisedave me Franc Çopjan ai lë të kuptohet se ka blerë një avion te vogël të cilin e përdor për të transportuar lëndën narkotike direkt nga vendi i prodhimit, për në magazinat e tij

Bisedat Sky ECC

Albin Çela bisedon me Ervis Çelën

‘Seriozisht e ke që ke blerë avion ???

Lart e më lart të pafsha zemra…Ta gëzosh ‘.

Ndërkohë që në një tjetër bisedë Ervis Çela, i rrëfen vëllait tjetër të tij Rizait se bashkë me ortakun e tij brazilian janë duke blerë në Brazil një fermë që kushton 50 milion dollarë.

Po kështu edhe një avion pasagjerësh me 12 vende për 3 milion dollarë.

Ndërsa nga bisedat lihet të kuptohet që Franc Çopja vazhdon të sjellë në Shqipëri për llogari të Ervis Çelës, miliona euro të cilat i dorëzohen vëllezërve të këtij të fundit.

Transferta të cilat bëhen nëpërmjet sistemit ‘token’ i ngjashëm me atë ‘hawala’ të përdorur në Dubai.

Ku Franc Çopja thotë se deri në këtë moment ka transferuar për llogari të Ervis Çelës, 40 milion dollarë.

Më datë 18 Dhjetor 2020, Ervis Çela kommikon me vëllain e tij të cilit i shprehet se është në siklet deri në imbarkimin e lëndës narkotike e cila është nisur për në port.

Ervisi thotë se ndihet i shqetësuar për mbylljen e kufijve në Gjermani, kjo për faktin se ka shumë para për të mbledhur ndërkohë.

Kujpojmë se kjo bisedë zhvillohet në periudhë pandemie.

 

Dosja Hetimore

 

Më datë 21 Dhjetor 2020,  Ervis Çela komunikon me Franc Çopjan Gergelyn të cilin e informon se ngarkesa të cilës i referohet me emërtimin ‘metal’ është imbarkuar nga porti i Buenos Aires, Argjentinë. Çka lë të kuptohet kjo ngarkesë prej rreth 8.4 ton lëndë narkotike e llojit kokainë është nisur nga Porti Villeta, Paraguay më datë 7 Dhjetor 2020 dhe ka si destinacion portin e Anversës në Belgjikë.

 

Kjo ngarkesë sipas Ervisit është fshehur në kuti të mëdha metalike, dhe është e kamufluar me sapun. Në këto kuti janë fshehur edhe disa armë zjarri të cilat i përkasin Franc Gergely. Për të konfirmuar nisjen e lëndës narkotike nga porti i Argjentinës, Ervis Çela i dërgon Franc Çopjas me fotografi të gjithë itinerarin e ngarkesës, datat dhe portet e tranzitit. Në vijim Ervisi interesohet për ngarkesën e dytë e cila është në pritje për t’u nisur nga porti i Villetas në Paraguay. /Ne shenjster/

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë