AKTUALITET

"Kam qenë i sëmurë"/ Zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë: Vuaj nga diabeti, isha me leje

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 09:47

"Kam qenë i sëmurë"/ Zbardhet dëshmia e rojës

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për tre personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Personat që do të qëndrojnë në qeli deri në përfundimin e hetimeve janë, Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë Banush Koxhaj.

Në dëshminë e tij, Koxhaj ka pretenduar se ka kërkuar leje nga kancelarja e gjykatës për t'u larguar, pasi nuk ndihej mirë për shkak të sëmundjes së tij (diabeti). Ai ka theksuar se i ka lajmëruar kancelaren para se palët të kalonin në skaner, dhe një orë më pas ajo i ka dhënë leje për të lënë vendin e punës, por nuk është bërë zëvendësimi i tij. Dëshmia e tij është dhënë para togave të zeza.

“Kam qenë i sëmurë, para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihem mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelarja më ka dhënë leje për tu larguar por nuk jam zëvendësuar” 

Ngjarja tragjike ndodhi më 6 tetor, kur Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi rëndë babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor. Vrasja ndodhi në sallën e gjyqit dhe tronditi opinionin publik për brutalitetin dhe mënyrën se si u realizua.

Elvis Shkambi akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë, vrasje në rrethana cilësuese kundër palëve të përfshira në proces, kryerje në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Për xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, prokuroria ka ngritur dyshime se ai kishte dijeni për planin e nipit të tij dhe mund të ketë pasur një rol nxitës në sulmin ndaj palës kundërshtare. Dyshimet janë përforcuar nga fakti se Gjon Shkambi është në konflikt me familjen Kurtaj për një pronë në Shkodër, çështje që mund të ketë pasur ndikim në ngjarjen e rëndë.

Seanca ndaj të arrestuarve u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë