AKTUALITET

Kanabis, vjedhje e arratisje nga burgu, arrestohen 3 persona në Fier (EMRAT)

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 10:20

Kanabis, vjedhje e arratisje nga burgu, arrestohen 3 persona në Fier

Tre persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit. Një 45-vjeçar i identifikuar si Batjar Hasanbashaj ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Drenovë.

47-vjeçari Fatmir Kuqo, banues në fshatin Vidhishtë, u arrestua pasi ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Sakaq, në pranga ka rënë dhe një 17-vjeçar, për të cilin Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim. Shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

-B. H., 45 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet si autor i kultivimit të disa bimëve në oborrin e banesës së tij, të asgjësuara nga Policia, më datë 28.08.2025;

-F. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-një shtetas 17 vjeç, banues  në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Këta specialistë arrestuan në flagrancë dhe shtetasit L. K., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. L., 41 vjeç, banues në Cakran, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Dh. D., 52 vjeç, banues në fahatin Shën Pjetër, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka prishur me vetëgjyqësi, gardhin rrethues të tokës së shtetasit A. Ll.;

-A. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka djegur disa vegla pune të vëllait të bashkëshortit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 16 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë