AKTUALITET

Kapje me ‘IMSI Catcher’/ Si u fut në çark vrasësi me pagesë Aldo Avdyli! I merret ADN-ja dhe pyetet për 2 atentate në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 22:43

Kapje me ‘IMSI Catcher’/ Si u fut në çark vrasësi

Aldo alias Elidon Avdyli, 37-vjeçari Shijakas, mjaft i njohur në botën kriminale dhe Policinë e Shtetit, u kap gafil në një apartament të marrë me qira nga Dorjan Sherifi. Ai kishte zgjedhur të vendosej në këtë apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë”, dhe informacionet e policisë kriminale flasin se Avdyli kishte arritur të strehohej në atë zonë me qëllim krijimin e një baze, për të krijuar më pas kushtet e kryerjes së një vrasjeje.

Por në gjurmë të lëvizjeve të tij kishte rënë një agjent policie, për shkak edhe të një gafe taktike që kishte bërë në fillim të muajit tetor 2025 vetë Aldo Avdyli. Informacionet e klasifikuara të siguruara nga gazetari Elton Qyno flasin se Aldo Avdyli ka kërcënuar në telefon nën/drejtorin e policisë Durrës, shtetasin Bujar Deliallisin. Kërcënimi mësohet të jetë kryer në periudhën kur SPAK kishte nxjerrë urdhër-arrestet dhe policia kriminale ka kryer kontrolle në Shijak dhe disa banesa me qëllim kapjen e Avdylit.

Kujtojmë se kjo ishte masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës. Ndërsa masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot. I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë. Por, teksa qëndronte i fshehur, ai ka kërcënuar me telefon nën/drejtorin e policisë së Durrësit, çka solli përqëndrimin më të madh të forcave dhe teknikës policore për kapjen e tij.

Për lokalizimin e Aldo Avdylit, policia kriminale ka përdorur paisjen përgjuese “IMSI Catcher”, një makinë elektrike izraelite, e cila është në gjendje të përgjojë dhe lokalizojë dhjetëra numra njëherësh. Pikërisht përmes kësaj paisjeje arrit të lokalizohet vendodhja e numrit që përdorte Aldo Avdyli dhe mandej pozicioni i tij në mënyrë të saktë.

Njeriu më i kërkuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit u zbulua se ishte pozicionuar në një apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë. Nga të dhënat e përgjuara përmes paisjes “IMSI Catcher”, policia ka krijuar bindjen se ai ishte vendosur në atë zonë për të realizuar një vrasje të rradhës, por pa ditur se kush mund të ishte objektivi.

Duke ndjekur dhe analizuar fluksin e bisedave të përgjuara, policia e Tiranës ka vendosur të ndërhyjë për arrestimin e tij, duke parandaluar mundësinë e kryerjes së një ngjarjeje tjetër kriminale. Mëngjesin e tre ditëve më parë, skuadra të shumta operacionale dhe ato të RENEA-s kanë rrethuar zonën, duke futur në çark Aldo Avdylin. Ky i fundit, edhe pse i armatosur, nuk ka mundur të bëjë asgjë, duke u dorëzuar plotësisht dhe pa asnjë kusht para forcave të policisë.

Me shpejtësi, Aldo Avdyli është transportuar në ambientet e policisë së Tiranës, ku para disa oficerëve të policisë është marrë në pyetje. Gazetari Qyno ka mësuar se Aldo Avdyli është marrë në pyetje për vrasjen e Bujar Nasufit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 21 janarit 2025 në sy të gruas së tij.

Policia kishte dyshime se Avdyli mund të jetë paguar nga vëllezërit Jurgen dhe Voltan Xhani, por këto dyshime janë hedhur poshtë kur Aldo Avdyli nuk ka pranuar asnjë çast të ketë marrë pjesë në këtë vrasje, duke pohuar shkurt se: “…çfarë di për këtë ngjarje e kam dëgjuar dhe parë në televizor…”.

Ndërsa ngjarja e dytë, për të cilën Avdyli është marrë në pyetje, është vrasja e Iljaz Çalit, ngjarje kjo e ndodhur më 3 prill 2022 në autostradën Tiranë-Durrës.
Edhe për këtë ngjarje, Avdyli ka mbajtur qëndrim mohues, duke vijuar të thotë: “…çfarë di për këtë ngjarje e kam dëgjuar dhe parë në televizor…”. Pavarësisht mohimit të dy ngjarjeve, Aldo Avdylit, policia i ka kërkuar të marrë një kampion ADN-je me qëllim verifikimin e profileve të ADN-së së tij me disa ADN-e të gjetura në disa vendngjarje kriminale.

Avdyli nuk ka nguruar dhe ka dhënë profilin e ADN-së. Pas kësaj procedure, 37-vjeçari është nxjerrë nga ambientet e policisë së Tiranës, duke u çuar nën dy masat e sigurisë “arrest me burg” të vendosura nga Gjykata e Posaçme./Syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë