BOTA

“Kemi pasur lidhje të hapur!” Përdhunoi ish-të dashurën e djalit, 44-vjeçarit në Greqi: Kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë u dorëzova

M.B. Përditësimi i fundit 26 Gusht 2024, 17:57
“Kemi pasur lidhje të hapur!” Përdhunoi ish-të
Foto ilustruese

GREQIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi ku një 44-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar ish-të dashurën 16-vjeçare të djalit të tij. 

“Kam pasur një marrëdhënie zyrtare dhe të hapur me denoncuesen dhe në fakt kjo ka qenë arsyeja që jam divorcuar nga gruaja ime”, ky është një nga pretendimet e 44-vjeçarit në Colonos të Greqisë.

Duke mohuar akuzën e përdhunimit, ai shfaqet i papenduar në të njëjtën kohë, ndërsa ka pranuar se djali i tij ka pasur një lidhje me të miturën.

“Nuk e kam kërcënuar apo shantazhuar në asnjë mënyrë vajzën që të bashkohen. Në fakt, marrëdhënia jonë ishte e dukshme dhe e njohur për shumë njerëz në mjedisin tonë dhe të gjitha takimet tona ishin ose në shtëpinë time ose në vende publike në Colonos. Vërtet vajza kishte një lidhje në të kaluarën me djalin tim dhe kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë për fat të keq u dorëzova. Kam besim te sistemi i drejtësisë greke dhe pres të shihet e vërteta”, është shprehur ai në deklaratën e tij.

Sipas raportimeve 16-vjeçarja prej disa muajsh ishte në një lidhje me djalin e 44-vjeçarit dhe i kishte thënë se e shihte atë si vajzën e tij. Kur vajza u nda me të riun, babai shfrytëzoi rastin për të vendosur planin e tij të sëmurë. Ai i tha vajzës se do ta ndihmonte të kthehej së bashku me djalin e tij, kështu që e çoi me makinën e tij në një vend të braktisur në Athinë ku dhe e përdhunoi. Por makthi për vajzën nuk u ndal me kaq, pasi 44-vjeçari filloi ta kërcënonte se do ta vriste atë dhe babain e saj, i cili ishte i vetmi që kishte gjallë pasi nëna i kishte vdekur.

Burri, i cili është i divorcuar dhe përveç djalit ka edhe një vajzë 11-vjeçare, me këto kërcënime e ka përdhunuar vazhdimisht  16-vjeçaren, derisa ajo ka arritur të flasë me të atin, gjë që ka sjellë arrestimin e 44-vjeçarit. 16-vjeçarja fillimisht foli me një shoqe për atë që po kalonte dhe ishte ajo që e bindi se duhet t’i tregonte të atit të saj. Sipas babait të së miturës, gjithçka ka nisur në qershor kur i dyshuari për përdhunim nisi t’i dërgonte mesazhe asaj duke e kërcënuar se nëse nuk takohej me të do të dëmtonte familjen e saj. Babai i vajzës ka treguar se autori ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, rreth dhjetë herë, në periudhën nga qershori 2024 deri më 19 gusht.

 “Ai i dërgoi mesazhe kërcënuese se nëse ajo hapte gojën dhe fliste, ai do t’i vriste babanë dhe motrën e saj. Ai e bëri vajzën të betohej për nënën e saj të vdekur se nuk do të fliste. Nuk kishte konsensus. Ajo kishte frikë, tha ‘nuk kam nënë, a duhet të humbas edhe babin?’”, tha babai i vajzës.

Sipas dëshmisë së babait të së miturës, bisedat mes saj dhe 44-vjeçarit janë bërë në rrjetin social Insatgram, për të cilat i akuzuari është kujdesur që të fshihen.

“Të gjitha këto janë në mesazhe dhe dialogë në Instagram të cilat ai është kujdesur t’i fshijë, por Policia i ka në dosjen që ka hapur. Ai kishte një guxim të tillë sa kishte kontakte dhe me mua. Më thirri dhe më miqësoi. E ka përdhunuar në datën 19 dhe në datën 20 ka lënë takim me mua për të shkuar të bëj një punë”, shtoi babai i viktimës së mitur, duke iu referuar edhe një roli “të dyshimtë” të luajtur nga 44-vjeçari.

greqia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë