AKTUALITET

Kepi: Megaoperacioni ‘Hydra’ zbuloi aleancën mes tre mafieve më të fuqishme italiane

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 20:23
Kepi: Megaoperacioni ‘Hydra’ zbuloi aleancën mes tre mafieve

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur për megaoperacionin e policisë italiane të koduar ‘Hydra’, i cili ka zbuluar një aleancë të fortë mes tre mafieve tradicionale italiane: Cosa Nostra siçiliane, ’Ndrangheta kalabreze dhe Camorra napolitane.

Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Kepi theksoi se operacioni ‘Hydra’ ka konfirmuar për herë të parë në mënyrë të dokumentuar një bashkëpunim të strukturuar mes këtyre organizatave kriminale, të cilat nuk kanë bashkëpunuar vetëm në trafikun e drogës dhe aktivitetet e tjera ilegale, por edhe në riciklimin e të ardhurave dhe në ndikimin mbi proceset politike në zona të caktuara të Italisë.

"Prokurorët flasin për një strukturë mafioze që nuk është më në nivelin e mafias 2.0, por në atë që ata e quajnë mafia 4.0,’ u shpreh Kepi, duke nënvizuar se hetimi ka zbardhur një organizim shumë të sofistikuar, i ndërtuar sipas modelit të një korporate kriminale. Ky nivel i avancuar i organizimit është dokumentuar edhe falë bashkëpunimit të tre dëshmitarëve kyç të drejtësisë.

‘Megaoperacioni i koduar Hydra, ka zbardhur një aleancë, një bashkëpunim të tre mafieve tradicionale italiane, më të mëdhatë, pra Koza Nostra Siçiliane, dhe Ndraghetan dhe Kamorrën  është mafia. Ky megaoperacion, siç thatë dhe ju, ka vënë rreth 150 persona të vënë nën akuzë dhe për herë të parë dje, procesi gjyqësor, i cili zhvillohet në sallën bunker të Milanos, të Prokurorisë së Milanos, është një nga sallat ku merren në akuzë dhe vënë në akuzë eksponentët më të lartë të mafias italiane, sidomos në procese të tilla, mjaft të rëndësishme.

Pas mega operacioneve të tilla, është konfirmuar pikërisht që kjo aleancë, kjo bashkëpunim, në formën e një korporate mes tre mafieve më të rëndësishme, të cilat bashkëpunonin, por jo vetëm për trafikun e drogës, jo vetëm për shpërndarjen mes tyre të të gjithë aktiviteteve ilegale, por mbi të gjitha dhe për procesin e dytë të riciklimit të të gjitha të ardhurave që vinin nga këto aktivitete ilegale dhe mbi të gjitha është dokumentuar dhe një influencë e tyre, apo një organizim i strukturave të tyre për të manipuluar dhe votën politike në disa rajone apo zona të caktuara italiane.

Pra, një mafia e cila siç thonë prokurorët e çështjes, ka dokumentuar pra ky operacion se nuk jemi më në nivelin e një mafie 2.0, por jemi në nivelin e mafies 4.0. Pra një nivel mjaft i lartë që gjithçka është zbardhur dhe falë ndihmës që kanë dhënë tre bashkëpunëtorë të rëndësishëm të drejtësisë, që kanë vënë dhe kanë ndihmuar autoritetet pikërisht për të zbardhur çdo linjë, çdo degë të strukturës së kësaj mafie.

Pra, sikur më parë këto tre mafie janë bërë në aleancë mes tyre për të bashkëpunuar kryesisht në mënyrën se si të lajnë paratë, në mënyrën se si të të menaxhojnë të gjithë strukturën e tyre për të mos rënë në sy dhe për t'i shpëtuar kryesisht kontrolleve fiskale.

Pra, ky operacion zbardh të gjitha këto që prokurorët e Antimafias kanë thënë gjatë këtyre viteve, se vërtet mafia tradicionale, siç është Cosa Nostra, siç është Camora, siç është Sacra Corona Unita, siç është Ndrangeta, ndodhen në jug të Italisë, pra kryesisht në Kalabri, në Siçili dhe në Puglja, por tashmë është zbardhur gjithë ajo punë që është bërë gjatë këtyre viteve se koka e këtyre mafieve, ata që menaxhojnë ndikimin e tyre, sa i takon botës së financës, botës së logjistikës, sa i takon mënyrës se si të punojnë për të shpëtuar apo për të ricikluar të gjithë frutin e të ardhurave të tyre nga aktiviteti legale, ndodhet në veri të Italisë, ndodhet në Lombardi.

Dhe pikërisht në këto dhe pikërisht në këto ëh në këtë mega hetim, evidentohet fakti se Milano konfirmohet pak a shumë siç është etiketuar deri sot ëh Kalabria. Pra si një vend ku klanet mafioze veprojnë, punojnë dhe janë më pak të kapshëm nga drejtësia ëh italiane dhe shohim edhe rajonin e Lombardisë dhe kryeqendrën e këtij rajoni siç është Milano, e shohim në kuadrin e këtij megahetimi.

Pra, siç e bëtë edhe ju në prezantim, kemi rreth 150 persona të vënë në arrest, kemi seancën e parë gjyqësore që është zhvilluar dje në mbrëmje, është mbyllur dje në mbrëmje, që ka dhënë rreth, ka kërkuar të paktën pala akuzuese gjysmë shekulli dënime për personat e vënë në hetim dhe kemi një seancë të dytë për persona të tretë të vënë nën këtë akuzë, mes të cilëve janë dhe elementë shqiptarë, se si do të zhvillohet në datën 19 mars të këtij viti.

Pra është një mjaft i rëndësishëm që zbardh një realitet që ndoshta të gjithë e mendonin, por ky megahetim me mijëra e mijëra faqe të saj bën gjithçka në dritë’, - tha gazetarja.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?