AKTUALITET

“Kërcënuam nënën me jetën e fëmijëve, plaka goditi Talon…”- Dëshmia si në filma e grabitjes nga Nuredin Dumani te shtëpia e biznesmenit

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 23:04
“Kërcënuam nënën me jetën e fëmijëve,

Banda e sofistikuar tashmë e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës kishte caktuar një objektiv të ri, banesën e një shtetasi në Shijak që sipas tij i përkiste Hamit Haxhiut.

Dumani thotë se informacionet e Dorian Shkozës tregonin për shuma deri në 500 mijë euro në banesë, por gjithçka rezultoi blof. Në grabitjen e banesës së binesmenit morën pjesë Nuredin Dumani, Talo Çela, Gentjan Sharra, Agron Qafa dhe një mik i Talos, me nofkën “Qimja”.

“Jemi afruar shumë afër shtpisë. Kemi zbrit siç ishim në makinë, edhe Talo po hapte derën. Ishim të gjithë me armë. Agron Qafa, ka pas automatik, po ruante komshiun përballë, që mos dalin. Ato dolën faktikisht, se u bë shumë zhurmë. U hap dera, edhe kur u hap dera hymë mrena ne, edhe u bo pak zhurmë, siç duket kishte diçka nga mbrapa ajo edhe e shtymë me forcë. Kishte qenë plaka e shtëpisë zgjuar, shumë e vjetër ajo.”

Në njërën nga dhomat, ndodhej e zonja e shtëpisë, me dy djemtë e mitur. Ajo bërtet nga paniku dhe në atë moment, personi i njohur si “Qimja” e godet, Dumani i vendos dorën në gojë, e i bën shenjë të heshtë për hir të fëmijëve. Në banesë ndodhej edhe nëna e moshuar e biznesmenit.

“Plaka kundërshtoi, saqë edhe me shapkë i ra Talos ajo. Kërkuam gjithandej, edhe nuk gjetëm asgjë. Morëm një arkë, kursimesh, arkë druri ishte. Ato kishin marrë, kishin gjet kështu flori bizhuteri të vogla, po nuk ishin shumë e madhe ishin gjëra të vogla. Kemi dal ashtu siç ishim kemi shkuar. Kishim diku ke 3 mln lekë të vjetra”

Pak kohë më vonë, për këtë ngjarje është arrestuar dhe dënuar një person që nuk ka pasur lidhje me krimin. Ai ishte fqinj me familjen. Në dosjen e SPAK thuhet se ka qenë zonja e shtëpisë, e cila e vënë nga autoritetet përballë disa të dyshuarve ka identifikuar personin e arrestuar, i cili u dënua pa të drejtë.
“Është e vështirë të përcaktohet kjo balancë, dhe të thuash diçka, por ekziston ky rrezik. Dhe organet proceduese normalisht janë shumë të kujdesëshme në rastet e lidhjes së marrveshjeve me të pandehurit si bashkëpuntor drejtësie.” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge.

“Për mendimin tim varet shumë nga cilësia e prokurorit, nuk ka rëndësi nëse është prokurori i Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm, apo i juridiksionit të posaçëm, siç është prokruroria pranë SPAK.”u shpreh Alfred Balla, avokat.

Pas grabitjes së dështuar në Shijak, Dorjan Shkoza ndjeu presionin të rëndonte mbi të. Ai kërkonte të shlyente gabimin. /Tch/

 

 

nuredin dumani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë