Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Procedimet disiplinore ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar, të pezulluara katër vite më parë në pritje të vendimarrjes së formës së prerë nga ana e KPA, u përmbyllën nga KLGJ pa vendim përfundimtar me argumentin se subjektet nuk e gëzonin më statusin e magjistratit.
Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre gjyqtarë të shkarkuar më parë nga procesi i vetingut u mbyllën të mërkurën pa vendime përfundimtare.
Në mbledhjen plenare të KLGJ-së, u shqyrtua fillimisht procedimi disiplinor i filluar në vitin 2021 me kërkesë të ILD-së ndaj ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri. Ajo u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 30 prill të vitit 2021 pasi u konkluduan probleme në kriterin e pasurisë. Në shtator 2021, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi një shkarkim të dytë për Sinojmerin, duke argumentuar se nuk është paraqitur në punë pas përfundimit të një leje 2-vjeçare të dhënë më parë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Nga sa u relatua në seancën e të mërkurës, Sinojmeri ka njoftuar dijeninë e saj për seancën dhe ka sqaruar se nuk e gëzon më statusin e magjistratit si pasojë e konfirmimit të shkarkimit të saj edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke dhënë pëlqimin që seanca të vijojë pa praninë e saj. ILD kërkoi përfundimin e procesit të Sinojmerit pa një vendim përfundimtar, në kushtet kur KPA ka lënë në fuqi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. KLGJ e gjeti të drejtë kërkimin dhe vendosi ta përmbylli procedurën 4-vjeçare të procedimit disiplinor, pa një vendim përfundimtar.
E njëjta situatë u paraqit dhe për procedimet disiplinore të filluara kohë më parë për ish-gjyqtarët e Apelit Vlorë, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka. Në seancë u evidentua se të dy ish-gjyqtarët janë shkarkuar nga institucionet e vetingut me formë të prerë dhe për rrjedhojë nuk ka më objekt për t’u shqyrtuar, nga për rrjedhojë u vendos përfundimi i procedurave pa një vendim përfundimtar.
Në tetor të vitit 2021, KLGJ vendosi të pezullojë procedimet disiplinore të filluara ndaj Aliajt dhe Trokës, me argumentin se duhej pritur vendimarrja përfundimtare e institucioneve të vetingut të magjistratëve.
Atëherë, Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani i konsideroi të pabazuara kërkesat për pezullim të procedimeve disiplinore. Sipas Metanit, procedimet disiplinor ndaj Aliajt kishte nisur për shkaqe të tjera, ndërsa për Trokën nuk dihej vendimarrja e KPK. Ai këmbënguli për vijim e procedurave, por u rrëzua nga KLGJ që vërejti atëherë se vendimarrja e pezullimit ishte e paankimueshme.
Në vijim, KLGJ vendosi të mërkurën mospranimin e kërkesës së gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho për ta lejuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70-vjeçare. Basho është shkarkuar nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 15 dhjetor 2021, ndërkohë që vijon të jetë i pezulluar deri në momentin e dhënies së vendimit përfundimtar nga KPA. Basho është shprehur në kërkesë se shkarkimi i tij është i padrejtë dhe se pret të marri drejtësi në KPA.
Në seancë u evidentua se Basho nuk e ushtron efektivisht detyrën për shkak të pezullimit pas shkarkimit nga KPK dhe ankimit që ai ka kryer në Kolegj. Për rrjedhojë u konsiderua e pamundur që të vlerësohej efiçenca e tij në punë.
KLGJ vendosi që të rrëzojë kërkesën e Bashos për shtyrjen e daljes në pension deri në moshën 70 vjeç, si dhe u deklarua mbarimi i statusit të magjistratit. Sipas KLGj, ky vendim ka efekt prej datës 31 janar, kur Basho mbush moshën e pensionit./Marrë nga BIRN
ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjy...
TIRANË- Policia ka vënë në pranga Gleard Gushollin, pasi u kap duke shpërndarë drogë, ndërkohë që ...
Foto ilustruese TIRANë - Polica ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta, në Zall-Bastar. Blut&...
Xhemal Meta TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta i cili u gjet i pajet...
TIRANË- Një delegacion nga zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) zhvilloi një Misio...
SHKODËR- Vrasja e të riut Ramazan Mataj në Shkodrës, ka rikthyer frikën e fenomenit të gjakmarrjes. Familja Hasaj janë futu...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta i cili u gjet i p...
Durres DURRËS- Një 59-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur ...
Foto ilustruese TIRANË- Transfertat kombëtare në euro shënuan rritje për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas të dh&...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhelal Meta i cili u gjet i pajet&...