AKTUALITET

Fjala e lirë në burg, kur ligji bëhet kallëp për heshtje mediatike, Rakipi: Edhe ju do ta pësoni

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 14:08
Fjala e lirë në burg, kur ligji bëhet kallëp për

Këtë të enjte u mbajt tryeza e dytë e prezantimit të draftit për Kodin e ri Penal.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, prezantoi ndryshimet që parashikon të pasqyrohen në Kodin e ri.

Ai u ndal specifikisht te gazetarët, kur po diskutohej për kriminalizimin e shpifjes, teksa tha se as gazetarët nuk duhen përjashtuar.

Por përfshirja e shpifjes si vepër penale në Kodin Penal rrezikon të përdoret si mjet presioni politik ndaj gazetarëve kritikë. Në vend që të mbrojë qytetarin nga shpifja, kjo dispozitë mund të kthehet në armë për të frikësuar median dhe për të kufizuar investigimin.

Në kushtet kur misioni i gazetarit po relativizohet, duke u thënë se gazetari shpif sikur çdo person tjetër, harrohet dallimi thelbësor midis shpifjes së qëllimshme dhe ‘gabimit’ gjatë një procesi raportimi. Në kushtet kur gazetari kërcënohet me burg për çdo fjalë të gabuar, do të jemi pre e një procesi vetë-censurimi. Në vend që gazetarët të merren me denoncimin dhe investigimin, do të zgjidhet heshtja për të mos rrezikuar.

Në kushtet kur çdo institucion është centralizuar, demokracia minohet nëpërmjet këtyre masave shtrënguese.

Pasi problemi nuk është ligjor, media ka më së shumti nevojë për mekanizma etik, përgjegjësi editoriale dhe rregullim të brendshëm. Dënimi penal është masa më ekstreme dhe një grackë pa barriera.

“Shpifja është një çështje mjaft delikate nga të gjitha pikëpamjet. Mund të shpifë kushdo, nuk është e domosdoshme që subjekti të jetë gazetar. Ekzistojnë sisteme që më duken të papërshtatshme, të cilat me ligj kanë përjashtuar gazetarët nga penalizimi për shpifje. Ai sistem – sistemi belg, në mos gaboj – më duket, në radhë të parë, se cenon barazinë e njerëzve para ligjit. Për më tepër, më duket fyes për gazetarët, sepse nëse përjashtohen nga penalizimi për shpifje, kjo më ngjan si një licencë për të shpifur.

Akoma më keq, kjo nënkupton paragjykimin se pikërisht gazetarët janë ata që shpifin. Në fakt, nuk është kështu. Misioni i gazetarit është tjetër gjë; lidhet me të vërtetën, me faktet dhe analizat që çojnë në të vërteta dhe konkluzione. Shqetësimi se gazetari mund të kërcënohet me penalitet për shkak të gabimeve të mundshme dhe se i nevojitet mbrojtje, kjo duhet të adresohet ndryshe dhe jo me përjashtim të përgjithshëm.

Shqipërisë nuk i vjen e keqja – dhe as nuk duhet t’i vijë – nga parashikimi apo jo i shpifjes në Kodin Penal. Niveli i respektit për fjalën që kemi është diçka që dihet", tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë