AKTUALITET

“Koka e grupit është Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni Lenti… Po na erdhi ky Rama këtu, s’bëjmë dot shumë se do na fiki”/ Ja si planifikonte “Rrumi” të eleminonte kundërshtarët

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 21:03

“Koka e grupit është Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni

Grupi kriminal i Aleksandër Lahos falsifikonte aktet e marrjes së tokës në pronësi, duke shtuar në to numrin e parcelave si dhe falsifikonin dokumenta, të cilat më pas i fusnin ilegarisht në ish-hipotekën e Durrësit.

Po ashtu ata grisnin fletët e regjistrimit të kartelave ku ishin regjistruar zërat kadastral ‘pyll’ apo ‘pa frut’ dhe i zëvendësonin me pasuri të zërit kadastral arë. Emisioni “Në Shënjestër” publikoi transkriptet e bisedave në Sky Ecc ku mes të tjerave është dhe një bisedë mes Rrumit, vëllait të tij Vullnet Muça dhe një personi të paidentifikuar.

Në bisedë përmendet dhe kryeministri Edi Rama ku thuhet se për një sipërfaqe 500 dynymë në qytetin e Durrësit, thonë se kanë marrë miratimin edhe nga ‘I gjati’.

Bisedat në Sky Ecc

25 dhjetor 2020

Përdoruesi i Sky Ecc D787B0, i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga ‘I gjati’ dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.

D787B0-Shoku ka fol ky robi me këtë të gjatin dhe i ka dhënë OK të na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim.

Vullneti-Ok shok… Shumë mirë…po këto miqtë e tu e kanë me qejf

D787B0-Duan të hyjnë në pjesë por për këtë flasim shoku

Vullneti-Ok shok hajde ti shtyjmë se është gjynah se janë prona të mira

D787B0-Se normal ky jep ok dhe na cakton me këtë arkitektin që do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turkun.

Vullneti-Kam dhe një vend në Durrës për kapanone të lusin për qera

D787B0 – Shumë mirë.

Anëtarët e grupit falsifikonin më pas tërësisht praktikën e rivlerësimit të pasurisë dhe në këtë mënyrë i hapnin rrugën, tjetërsimit të pronës, përmes akteve të shitjes, apo dhurimit. ‘Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.

Këto pasuri shiteshn më pas te biznesmeni apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit). Do të ishin këto prona dhe shumë të tjera që çuan edhe në përplasje fizike midis fshatarëve dhe individëve të ndryshëm të cilët kërkonin ti përvetësonin. Siç ishte edhe përplasja më 29 tetor 2023 në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku 8 persona u përfshinë në sherr fizik.

Mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike. Por Aleksandër Laho i ngopur tashmë me pasuri, mesa duket nuk i donte këto toka vetëm për të kënaqur oreksin e tij, por edhe për të larë hesapet me një nga kundërshtarët e tij më të egër në qytetin e Durrësit.

Vrasjen e të cilit ishte i gatshëm ta shkëmbente edhe me prona shtetërore që kishte përvetësuar në bregdet. Gjë që e shpreh hapur edhe në bisedat me një tjetër anëtar të një nukli familjar kriminal në qytet atë të Avdylajve. Të cilët i ndjell pranë vetes me prona në bregdet, të cilat do ua vinte në dispozicion pasi këta ta kishin ndihmuar për të hequr qafe Plaurent Dervishin, kreun e bandës së Durrësit me të cilin tanimë e ndanin vetëm plumbat.

Sipas hetimeve të deritanishme të gjitha të ardhurat nga shitja e këtyre pasurive grupi i “Rumit” i përdorte si burim financimi për të mbajtur të ngritur aktivitetin kriminal. Gjithashtu për të siguruar infrastrukturën e nevojshme për aktivitete të tjera kriminale si dhe për të investuar në aktivitete të ligjshme me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale.

Skemë e cila i kishte sjellë Aleksandër Lahos më herët përplasje me një tjetër bandë kriminale në qytet atë të Plarent Dervishaj, i cili edhe nga ky nga ana e tij kishte si qëllim vendosjen nën thunder të Kadastrës së qytetit dhe më pas tjetërsimin e pronave në bregdet, të cilat figuronin shtet. Përplasje të cilat kulmuan me ngritjen e armëve.

Fillimisht me atë që njihet si atentati në fshatin Koxhas të Shijakut, atentat i ndodhur më datë 20 Qershor 2019, ku Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij ranë në një pritë të armatosur. Por që shpejt u kuptua se këto plumba ishin një peshqesh për trojet në bregdet. Ku edhe pse Dervishaj dhe të tijët nuk dhanë emra se nga kush i kishin dhuratë këto plumba, nuk do të vononin disa muaj për të kuptuar se nga kush e kishin këtë shpërblim.

Sulmi me armë në mbikalimin e Shkozetit, me 1 Nëntor 2019, ku një togë qitësish qëlluan me armë zjarri ndaj makinës në lëvizje ku udhëtonin prokurori i Durrësit Arian Ndoja dhe miku i tij Aleksandër Laho, njohur si ‘Rrumi’. Atentat ku mbeti i vdekur më pas në spital Andi Maloku dhe u plagosën rëndë prokurori Ndoj dhe miku i tij në sediljen e pasme të makinës, Aleksandër Laho. Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai, që pranoi së fundmi para gjykatës se objektivi ishte pikërisht ‘Rrumi’.

'Rrumi’ që përpara kësaj ngjarje mbante mbi supe një akuzë nga SPAK. Atë të ‘korrupsionit aktiv të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike’.

Hetim që ka lidhje pikërisht me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit. Por që doli në pah pas korruptimit që ai i kishte bërë drejtuesit vendor të Avokaturës së Shtetit në Durrës.

Hetim që nisi pas atentatit në mbikalimin e Shkozetit ku gjatë ekspertimit teknik të telefonit të ‘Rumit’, grupi hetues gjeti në të foto dhe video që përmbanin dokumente kadastrale, që lidheshin me toka bujqësore si edhe troje shtetërore në bregdet. Ekspertim i telefonit të ‘Rrumit’ që do të nxirrte në pah të gjithë mekanizmin se si ai vepronte. Dhe njëkohësisht se si ai ndërsente të gjithë bandën e tij ndaj zyrtarëve vendorë.

Ashtu siç bëri me Irgen Kërçukun, avokatin e shtetit në Durrës, të cilin pasi e korruptoi më qëllim që ky I fundit të mos apelonte një çëhtje tjetërsimi prone, e filmoi dhe më pas e dhunoi duke I marrë edhe paratë që i kishte dhënë po vetë si shpërblim.

“Faktet dhe provat e siguruara tregojnë se pas shtetasve përfitues qëndrojnë persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me punonjës të administratës shtetërore në këshillin e Qarkut Durrës dhe ish-ZVRPP Durrës kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke bujqësore prej 189.230 m2 e cila duhet të ishte e regjistruar pronë shtetërore”.

Biseda të cilat ai i zhvillon në Sky Eç me Elidon Avdylin i njohur edhe me emrin Aldo Avdyli nipi i Astrit Avdylit. Ku i premton atij shpërblim në toka të lakmueshme në det nëse do t’i vriste konkretisht Plaurent Dervishi, Lulzim Berishën apo Mond Çekiçin ky i fundit i ekzekutuar më 20 Mars 2021, në qytetin e Durrësit.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë