AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ SPAK gjen foto dhe video në telefonin e mikut të “Rrumit”! Zbardhet emri i ish-zyrtarit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 20:38

Vjedhja e pronave në Lalëz/ SPAK gjen foto dhe video në telefonin

Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lala në News24, solli këtë të martë detaje të reja nga dosja e vjedhjes së pronave në bregdet, ku në qendër të kësaj afere është Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi”. Konkretisht bëhet fjalë për 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK, të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.

“Në Shënjestër” ktheu në vëmendjen e shikuesit ngjarjen e 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, kur makina e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj u qëllua me breshëri kallashnikovi, ku mbetën të plagosur ish-prokurori Ndoja dhe Rrumi, ndërsa viktimë Andi Maloku shoferi i prokurorit Ndoj.

Miku i ‘Rrumit’, Stiven Mëziu, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës, ndodhej pas makinës së prokurorit Ndoj kur ndodhi atentati. Mëziu iu dha ndihmë të plagosurve duke i trasportuar drejt spitalit automjetin me targa AA343VT. Prokuroria për Krime të Rënda e kohës bllokoi telefonin e Stiven Mëziun, me shpresën se mund të gjenin të dhëna lidhur me autorët e atentatit.

Por, ajo cfarë zbuluan ishte tronditëse. Në celular gjetën foto dhe video që përmbanin të dhëna për korrupsionin e një zyrtari publik. Ai ishte Irgen Kërçuku zyrtar i Avokaturës së Shtetit. Nga hetimet u zbulua se Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ i kishte dhënë Kërcukut rryshfet që të mos apelonte një vendim që lidhej me një sipërfaqe të madhe toke në bregdet.

Më pas Kërcuku ishte dhunuar dhe lekët i kishte kthyer mbrapsht. Kërcuku, që më vonë u dënua për korrupsion bashkë me ‘Rrumin’, nuk kishte ankimuar një vendim që lidhej me 45 mijë metra katrorë tokë në emër të Pal Seçunit. Në aparatin e Mëziut u zbuluan po ashtu dhjetra kartela pasurie te familjeve në fshatrat Lalz, Shetaj e më tej. Prokuroria filloi të verifikonte secilin dokument dhe zbuloi se ndodhej përpara një skeme të sofistikuar të tjetërsimit të pronave përmes falsifikimit të dokumentave.

“Nga kqyrja që iu bë volumit 4 të Zonës Kadastrale 2375, Lalëz, Durrës, rezultoi se pasuritë paraqitnin probleme në regjistrimin e tyre, të cilat dhe fletët e regjistrit të volumit nr. 4, ku ishin regjistruar këto pasuri kishin korrigjime në zërin kadastral, që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se përmbajtja e fletëve të volumit ku janë regjistruar pasuritë, është e falsifikuar”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK identifikoi pasuri të tjera të cilat paraqitnin të njëjtën problematikë, atë të korrigjimit të zërit kadastral ose që lidheshin me origjinën e njëjtë të pasurive të dyshuara si të falsifikuara. Kjo do të ishte dhe pikënisja e këtij hetimi, që zbuloi skemën e vjedhjes së pronave.

“Nga aktet e procedimit penal nr. 235/1 të vitit 2023, rezulton se persona të ndryshëm kanë përfituar sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore duke përdorur një skemë të organizuar të hartimit të dokumenteve të falsifikuar, falsifikimin e pjesshëm të dokumenteve zyrtarë të pronave, regjistrimin në mënyrë të kundërligjshme të pronave në regjistrat e ish-ZVRPP Durrës dhe më pas ASHK Drejtoria Durrës transferimin e pronësisë te 3 persona të tjerë dhe në fund shitjen e tyre te individë të interesuar për të blerë pronë në zona me interes të lartë investimi”, thonë prokurorët e kësaj cështje.

Teksa hetuesit verifikonin çdo regjistër, përgjimet e Sky Ecc i dhanë mundësinë SPAK të zbardhte mekanizmin e tjetërsimit të pronave në zonat më të lakmuara të bregdetit, si Kepi i Rodonit apo Rëra e Bardhë. Në bisedat e ‘Rrumit’ me anëtarët e grupit të tij kriminal, pjesë e të cilit është edhe vëllai i tij, Vullnet Muça e shoferi Agron Bejdolli, u zbuluan përpjekjet për të identifikuar vendodhjen me qëllim vrasjen e shtetasit Plarent Dervishi alias Lenti, organizimin dhe vrasjen e shtetasit Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi. Por, paralelisht me planet për të ekzekutuar kundërshtarët, grupi i Rrumit vijon i pashqetësuar punën për tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të tokave.

“Disa prej këtyre personave kanë siguruar nga arkivat shtetërore, dokumente origjinale të regjistrimit të pronave, dhe kanë realizuar falsifikimin e dokumenteve duke fshirë pjesërisht përmbajtjen e dokumenteve dhe rishkruar në to fakte të rreme për transaksione me pronat; duke falsifikuar pjesërisht ose tërësisht aktet e marrjes së tokës në pronësi; duke hequr fletat e volumit ku janë regjistruar pasuritë dhe zëvendësuar ato me fleta të reja me përmbajtje të falsifikuar, veprime të kryera në bashkëpunim me punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kundrejt përfitimit të parregullt”, thuhet në hetimet e SPAK.

Hetimet zbuluan se dhjetra hektarë tokë ishin regjistruar në ish-hipotekën e Durrësit mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara. Nga hetimi është arritur jo vetëm të dokumentohet falsifikimi i dokumenteve të regjistrimit të pasurive por edhe autorët e falsifikimit të tyre që kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Por si ka funksionuar skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në fshatin Shetaj? Dhe si ka mundur Aleksandër Laho të penetrojë në Kadastrën e Durrësit dhe të rekrutojë nga aty zyrtarë të cilët më pas i ka korruptuar, që i kanë shërbyer me devotshmëri në planin e tij grabitqar të pronave?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ bëhet fjalë për mijëra hektarë tokë, se më saktë 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK. Të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj. Të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.

“Persona të ndryshëm, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë falsifikuar sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore dhe pyjore, duke i regjistruar ato në emër të banorëve të fshatrave Lalëz dhe Shetaj. Duke paraqitur rrethana të rreme sikur këto pasuri ishin përfituar sipas Ligjit nr. 7501. Thënë thjeshtë, anëtarët e grupit kriminal falsifikonin aktet e marrjes së tokës në pronësi sipas ligjit famëkeq 7501 ku sipërfaqja e tokës në AMTP rritej fiktivisht”, thuhet në dosjen hetimore.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë