E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

Fermerët brenda vitit kanë të drejtë të aplikojnë për përfitimin e kompensimit të TVSH-së 10%, për produktet që e shitura gjatë muajve janar-qershor 2026 te një përpunues apo grumbullues.
Ndërsa për produktet e shitura në gjysmën e dytë të vitit, pra për muajt korrik-dhjetor 2026, aplikimet për të përfituar kompensimin duhet të dorëzohen brenda 30 qershor 2027.
Administrata tatimore pritet të hapë aplikimet së shpejti aplikimet, për marrjen e kërkesave të fermerëve që do të kërkojnë të kompensohen, të cilat fillimisht parashikohen të dërgohen nga fermerët në rrugë postare.
Më tej faza e dytë pritet që procedura të kryhet online nëpërmjet e-Albania.
Kompensimi për TVSH-në 10% do të llogaritet mbi vlerën e faturës tatimore (autofaturë) që një grumbullues apo përpunues i certifikuar lëshon për fermerin si blerës i produkteve të tij. Skema për dhënien e kompensimit të fermerëve nëpërmjet TVSH 10% u miratua në ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”.
Megjithatë drejtues të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit ngrenë shqetësimin se në shumë raste nga grumbulluesit apo përpunuesit e qumështit në zona të Lushnjës apo Beratit nuk lëshohen autofatura për blerjen e qumështit prej fermerit.
Shumë grumbullues edhe përpunues të qumështit nuk lëshojnë autofatura për blerjen e produktit nga fermeri me qëllim që të mos shtojnë xhiron ose i lëshojnë me çmime që atyre iu duhet, me qëllim për të rregulluar bilancet. Në këtë situatë fermerët nuk pritet të kenë përfitime nga skema e kompensimit të TVSH-së”, pohon Gentian Lalaj drejtues i Shoqatës së Blegtorëve prodhues të Qumështit.
Shqetësimin për mosfunksionimin e skemës zoti Lalaj e ngriti edhe në muajin nëntor gjatë diskutimeve të paketës fiskale në komisionet parlamentare.
Lalaj tha më herët se rreth 70% e qumështit të shitur te përpunuesit bëhet pa autofaturë. Shitja e qumështit deri në 70% ndodh pa fature, pasi autofatura është një abuzim ndaj fermerit që përpunuesi e pret, kur e ku i duhet, sa i duhet me çmimin që i duhet, për të rregulluar bilancin e tij mujor apo vjetor apo për të qenë në rregull me veten e vet.
Ai rekomandon se masa më efikase që do të ndihmonte blegtorët është dhënia e subvencioneve apo kompensimi direkt nga faturimi i fermerit, pa autofaturat e përpunuesve apo baxhove të përpunimit.
Por nga ana tjetër përpunuesit pohojnë se zbatimi i skemës po nxit fermerët të pajisen me NIPT nga administrata tatimore. Taulant Pupaj drejtuesi i një prej fabrika përpunuese të qumështit “Vita 2001” në fshatin Nizhavec të Pogradecit tha se moslëshimi i autofaturave po ndodh vetëm nga grumbulluesit dhe baxhot informale, që operojnë të palicensuar.
Si do bëhet kompensimi i fermerëve përmes autofaturës
Për të përfituar kompensimin fermeri ai që do të bëjë kërkesën duhet të dorëzojë edhe faturat e lëshuara nga blerësi, pra autofaturat në të cilat të jetë i shënuar edhe NIPTI i fermerit, si dhe numrin e llogarisë së tij bankare.
Administrata tatimore ka sqaruar se kërkesa për kompensim do të paraqite brenda datës 31 Dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit përkatës. Brenda datës 30 Qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Korrik-Dhjetor të vitit paraardhës.
Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike. Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Ndërkohë fermeri për përfituar kompensimin, së pari fermeri duhet të jetë i pajisur me numër identifikimi (NIPT) nga Administrata Tatimore, pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH-së. Qarkullimi vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH;
Efekti financiar në vitin e parë të zbatimit llogaritet rreth 1.5 mld lekë.
Si funksiononte skema e mëparshme e TVSH
Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme. Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.
Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%, ndërsa u hoq plotësisht më 2022.
Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.
Në relacionin e draftit, Ministria e Financave theksonte se nga viti 2022 kur u vendos norma 0% e kompensimit për fermerët, ka pasur një rritje dyfish të fermerëve që përfitojnë nga subvencionet dhe rritje dyfish të shumës së dhënë subvencion.
Për vitin 2024 janë rreth 14 mijë fermerë që kanë marrë 2,64 mld lekë subvencione.
Nga viti 2022 është përfshirë në masat mbështetëse subvencionimi i naftës, nga e cila në vitin 2024 kanë përfituar rreth 31,500 fermerë në shumën prej 1,25 mld lekë./ Monitor
Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpis&...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ...
Teksa lamë pas shembjen e rrugës në Dragostunjë, e cila penalizoi trafikun për ditë të tëra në aksin Librazhd-Prr...
Një grabitje është regjistruar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. ...
Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi y...
Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë...
Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pas një konflikti me një tjetër person. I riu është para...
Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durr...
Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili, në ambi...
Një biznes fruta-perimesh në rrugën “Petro Nini” në Tiranë ka rënë prej e vjedhjes. Qytetari i dëmtuar den...