AKTUALITET

Konferenca “Balkanomics”: Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor kërkon reforma dhe sundim të ligjit

n.f Përditësimi i fundit 24 Qershor 2024, 18:13
Konferenca “Balkanomics”: Integrimi europian i Ballkanit
Foto ilustruese

TIRANË- Në Tiranë, përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane nxitën Shqipërinë, që përmes reformave, të fuqizojë sektorin privat, për të zhvilluar më shumë ekonominë dhe procesin e anëtarësimit në BE. Komentet u bënë sot në një konferencë rajonale, ku morën pjesë shumë ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë nga SHBA, BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Diplomatët pohuan se Shqipëria i ka gjithë mundësitë që të përfitojë nga partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor. SHBA-të besojnë tek një integrim më i madh rajonal, i cili të sjellë zhvillim dhe rritje në Ballkanin perëndimor, theksoi sot I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner, gjatë konferencës rajonale “Balkanomics”.

Ai renditi disa përparime që janë kryer në Shqipëri, nga zbatimi i ligjit, në fushën e energjisë, decentralizimit të saj, si dhe në fusha të tjera, ku ka ndihmuar edhe USAID-i.

“Në Shqipëri veçanërisht ne jemi përqëndruar në tre çështje; mbrojtje, demokraci dhe biznes. Tek demokracia, ne jemi të përqndruar dekadën e fundit tek reforma në drejtësi, ku shihet një përparim domethënës, po ashtu edhe në fushën e mbrojtjes është rritur angazhimi i Shqipërisë. Nga ana tjetër bizneset amerikane po ndihmohen nga Dhoma e Tregtisë që të krijojnë partneritete të qëndrueshme në Shqipëri, sepse ne besojmë tek fuqia e sektorit privat, i cili duhet mbështetur”, theksoi zoti Wisner.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, (USAID), po ndihmon Shqipërinë dhe vendet e tjera në Ballkanit Perëndimor për fuqizimin rajonal të ekonomisë, duke bashkëpunuar me sektorin privat, që të rritet konkurrueshmëria e tregut.

Drejtoresha e USAID-it për Shqipërinë, Mischere Kawas, tha se agjencia amerikane e ka si përparësi kryesore të nxitë rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Strategjia rajonale e USAID-it për Ballkanin Perëndimor është përqëndruar në mundësitë ekonomike tek sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së këtij rajoni. Përmirësimi i financimeve për bizneset e vogla dhe të mesme do të rritë pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin e këtij rajoni. Sektori privat është në qendër të vëmendjes edhe të USAID-it, ku janë drejtuar edhe burimet kryesore me qëllimin që të fuqizohet sektori ekonomik, të rritet tregtia dypalëshe, të gjallërohet integrimi euro-atlantik i Shqipërisë”, tha zonja Kawas.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, theksoi se BE-ja është donatori më i madh, ndërsa reformat europiane dhe Plani europian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë të lidhura fort mes tyre, në përpjekje për të ngushtuar boshllëqet që ekzistojnë mes BE-së dhe rajonit, për të cilat nevojiten ndërhyrje të mëdha dhe të vendosura, siç u shpreh ai.

“Dihet se procesi i anëtarësimit në BE është i gjatë dhe teknik. Bazohet në vullnetin politik, por kërkon një punë shumë të madhe për të arritur standartet dhe hyrjen në BE. Plani i Rritjes synon që të afrojë disa përfitime të anëtarësimit para kohe, ndërtimin e një tregu të njëjtë, si dhe financimi me 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë të tjera në kredi favorizuese. Këto kushtëzohen me agjendën e reformave, për të cilat angazhohen qeveritë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave është sundimi i ligjit, afrimi midis tyre”, tha zoti Gonzato.

Ai shtoi se klima e biznesit dhe investimeve përmirësohet sapo të ata të sigurohen që sistemi i drejtësisë funksionon dhe korrupsioni luftohet.

Anëtarësimi në Bashkimi Europian është një proces i ndërlikuar, pohuan diplomatët, edhe pse nis nga qasja se Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe është pjesë e saj.

Përvetësimi i Planit të Rritjes, duke u angazhuar për reformat, pohuan ata, i ndihmon shumë Shqipërinë dhe vendet e tjera, që të përballen me sfidat si sundimi i ligjit, barazia, të drejtat e njeriut, infrastruktura, energjia, dhe hapësirat sociale dhe ekonomike, që ekzistojnë mes BE-së dhe rajonit. / VOA

ballkani perendimor integrimi europian konferenca “balkanomics”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë