AKTUALITET

Kosovë, mbyllen katër degë të Qendrës për Punë Sociale të Serbisë në veri

E.D Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 16:01

Kosovë, mbyllen katër degë të Qendrës për

KOSOVË- Policia e Kosovës tha të premten se ka mbyllur katër degë të Qendrës për Punë Sociale të Serbisë që vepronin në veri të vendit, nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe ndikim të votuesve në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Policia tha se aksioni pasoi arrestimin e katër zyrtarëve të kësaj qendre në Zubin Potok me 8 shkurt, nën dyshimin për veprën “cenim i vullnetit të votuesve”.

Sipas policisë zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, dyshohet se nëpërmjet kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar qytetarët se si të votojnë, duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike”. Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Leposaviç, Natasha Nastiç tha se policia ka sekuestruar dokumentacionin e qendrës.

“Ne nuk do të dorëzohemi, do të kërkojmë një mënyrë për t'i shërbyer popullit tonë, por tani do të jetë shumë më e vështirë. Kjo nuk është goditje për punëtorët e qendrës për punë sociale, kjo është një goditje për kategoritë më të cenueshme të popullatës që jetojnë në komunën e Leposaviqit”, tha ajo.

Aksioni i policisë ngjalli reagimin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë e cila e quajti atë përshkallëzues ndërsa akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se “ka goditur drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe më të rrezikuara të serbëve". Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se ky sulm ka për qëllim edhe të pengojë fitoren e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës e dënoi ashpër aksionin e policisë duke e quajtur “veprimtari të paligjshme dhe antiserbe”, ndërsa kërkoi reagim ndërkombëtar për të dënuar siç u tha “këto lëvizje të përshkallëzuara që rrezikojnë jetën e mijëra përdoruesve të përfitimeve sociale”.

Lista Serbe që mbështetët nga Beogradi fitoi shumicën e votave të serbëve në zgjedhjet parlamentare të mbajtura gati dy javë më parë në Kosovë. Kjo listë po synon të mbajë 10 vendet e rezervuara për komunitetin serb në parlamentin e Kosovës.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në raportin vlerësues për procesin e zgjedhjeve tha se shumë bashkëbisedues raportuan për trysni nga anëtarët e Listës Serbe ndaj votuesve dhe se kishte ndërhyrje të hapur dhe të përsëritur nga Serbia./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë