AKTUALITET

Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 09:54

Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët

GJERMANI- Rritja e vazhdueshme e çmimit të qirave në vitet e fundit e ka rënduar  gjithnjë e më shumë kuletën e gjermanëve. Por qirasë i shtohen edhe shpenzimet për ngrohjen dhe rrymën elektrike. Kjo gjendje bën që sidomos personat me të ardhura të ulta të arrijnë në limitet e tyre financiare. Sipas të dhënave të Shoqatës së Përgjithshme të Barazisë, (Paritätischer Gesamtverband) shumë njerëz në Gjermani shpenzojnë më shumë se një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm për qiranë, disa madje më shumë se gjysmën.

Shoqata publikoi së fundmi një studim, në të cilin bëhet një përllogaritjeje e re të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave për të vlerësuar varfërinë në Gjermani. Për herë të parë aty merren parasysh e ardhura që u mbetet qytetarëve pas heqjes së kostove të apartamentit, ngrohjes dhe rrymës elektrike.

Varfëria në pleqëri në Gjermani

Konkluzioni: Nga varfëria për shkak të kostove të banimit janë të prekur 21,2% e popullsisë në Gjermani, që do të thotë 17,5 milionë vetë. "Po të merren në konsideratë kostot e banimit, do të dilte në pah një grup shtesë deri më tani i pa konsideruar prej 5,4 milionë vetësh që jetojnë nën kufirin e varfërisë", theksohet në studim.

Cilat janë grupet më të prekura?

Në studim janë analizuar edhe grupet më të prekura nga ky fenomen: 21,7 e qytetarëve me vështirësi sociale për shkak të kostove të banimit janë nga mosha 65 vjeç e lart.  Por edhe të rinjtë, sidomos ata nga mosha 18 deri në 25 vjeç janë në kufijtë e varfërisë. Kuota e varfërisë tek ky grup është në masën 31%. E lartë është kuota e varfërisë për shkak të kostove të banimit edhe tek familjet me një prind, 36%. Beqarët, sidomos ata në moshën e pensionit po ashtu janë mjaft të rrezikuar, kuota këtu është 41,7%.

Banimi po kthehet gjithnjë e më shumë në katalizator varfërie në Gjermani. Joachim Rock, drejtor i Shoqatës i shikon me sy kritik zhvillimet në tregun e imobiljeve në Gjermani. "Hendeku po bëhet gjithnjë e më i madh për shkak të rritjes së kostove të strehimit.” Shoqata e Përgjithshme e Barazisë në Gjermani bën thirrje për ndërtimin e gjithnjë e më shumë apartamenteve me bazë sociale. "Duhet një politikë me fokus shmangjen e varfërisë në Gjermani, paga të mira, sigurime sociale më të mira dhe një politikë strehimi që i mban qiratë të përballueshme," u shpreh Joachim Rock.

Në BE si i varfër apo "i rrezikuar nga përjashtimi social" konsiderohet një person që ka më pak se 60% të të ardhurave ekuivalente mesatare. Në Gjermani sipas Zyrës Federale të Statistikave të prekur nga varfëria janë rreth 12 milionë gjermanë, konkretisht çdo i shtati (14,3%). /DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë