AKTUALITET

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Arben Dosti

b.z Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 20:09
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e
Arben Dosti, avokatja Romina Zano

TIRANË - Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti paraqitën të hënën më 27 janar konkluzionet përfundimtare në çështjen e këtij të fundit, që po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, bazuar në ankimin e ushtruar nga ish-institucioni Komisionerëve Publikë ndaj vendimmarrjes së Komisionit.

KPK vendosi më 3 dhjetor 2021 të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti, me arsyetimin se kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme lidhur me bilancin negativ në vlerën 36.4 milionë lekë të konstatuar në analizën financiare paraprake për shkak të të ardhurave të deklaruara të padokumentuara. Dosti ka pretenduar se shumat e mëdha të parave i ka kursyer para fillimit të detyrës, nga puna në emirgacion në greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha të përfituara para fillimit të detyrës.

Po ashtu Komisioni rrëzoi raportin negativ të DSIK-së, si dhe gjetjet për profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese.

Prokurori Dumani deklaroi të hënën se u qëndronte gjithë shkaqeve të paraqitur në ankim, si dhe parashtrimeve në seancat e mëparshme. Sipas Dumanit, të ardhurat e pretenduara nga emigracioni mbetën të paprovuara me dokumentacion ligjor e për rrjedhojë në nivel deklarativ. Po ashtu, Dumani cilësoi deklarative dhe pretendimet për të ardhurat nga bashkëspunimi me një shoqëri dhe nga shitja e lokalit në pronësi të nënës në Kuçovë. Ndryshe nga pretendimi i subjektit se lokali është shitur në vlerën 12.8 milionë lekë, në kontratë është shënuar çmimi 3.9 milionë lekë.

Dumani vërejti se pasuria e subjektit është në masën rreth 31 milion lekë, ndërkohë që arrin të provojë me dokumentacion ligjor rreth 10.4 milionë lekë. Sipas drejtuesit të SPAK, Dosti nuk arrin dot të provojë të kundërtën e barrës së provës e për rrjedhojë gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm.

Gjyqtari Dosti theksoi se gjithë pasuritë e tij janë krijuar kohë para fillimit të detyrës. Ashtu si dhe në seancat e mëparshme, ai shpjegoi se pjesën më të madhe të kohës në Greqi kishte jetuar dhe punuar në ishullin Tinos. Sipas subjektit, nuk kishte qenë zotësi e tij që kishte arritur të krijonte brigadën e ndërtimit, por kishte takuar në kohën e duhur personin e duhur që i kishte dhënë mundësinë, një arkitekt që ishte i angazhuar në sektorin e ndërtimit. Dosti tha se paratë i kishte dërguar në Shqipëri dhe një pjesë ishin shpenzuar dhe për investime në lokalin e nënës.

Subjekti sqaroi se kur ishte kthyer në Shqipëri, kishte marrë kontakt me administratorin e një shoqërie që kishte pasur nevojë për likuiditete dhe kishte investuar, duke përfituar të ardhura të konsiderueshme dhe prej këtij investimi.

Për të ardhurat e pretenduara si të përfituara nga shitja e lokalit në masën 12.8 milionë lekë, subjekti argumentoi se provohej se në llogarinë e nënës ishte depozituar vlera 6 milionë lekë që përfaqësonte pjesën e saj. Sipas Dostit, ata i kishin dhënë motrës një shumë parash, ndërsa vlerën 12 milionë lekë e kishte ndarë përgjysmë me nënën. Ai shtoi se në atë periudhë nuk ushtronte asnjë detyrë apo funksion publik, prej nga mund të ngriheshin dyshime se mund të kishte fshehur para në emër të nënës.

Dumani tha se u qëndronte dhe shkaqeve të ngritura për figurën dhe profesionalizimin. Ai kërkoi që gjetjet të konsiderohen në vlerësimin tërësor dhe kërkoi shkarkimin e Dostit.

Ashtu si në seancat e mëparshme, Dosti tha se dyshimet e ngritura në raportin e DSIK nuk mund të qëndronin pasi në atë kohë bashkëshortja që punonte pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, ishte e pajisur me certifikatë pronësie. Ai i cilësoi si shpifje informacionet e bëra publike në disa portale.

Subjekti dha shpjegime të përmbledhura dhe për aspektin profesional duke u shprehur se u qëndronte parashtrimeve. Ai vërejti se Kolegji ka në dispozicion disa vendime të arsyetuara të tij dhe se mendonte se nuk cedonte në mënyrën e arsyetimit.

Lidhur me lirimin me kusht të një të pandehuri të dënuar për “Dhunë në familje” dhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, Dosti tha se nuk ka shkelur asnjë dispozitë. Sipas tij, dikush konsiderohet i dënuar në vlerësimin e një vpere penale, kur paligjshmëria te kryer prej tij ka ndodhur pas një dënimi me formë të prerë. Për një çështje tjetër ai tha se nuk ishte dakord me vendimmarrjen e Apelit. Subjekti pretendoi se në aspektin profesional nuk e kishte cënuar detyrën dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Kolegji u tërhoq për të marrë vendim, që do ta shpallë më datë 13 shkurt, në orën 15:00./BIRN

arben dosti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë