AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 21:43
KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi të premten më 24 nëntor kërkesën për administrimin e gjetjes e vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs lidhur me transaksionet e kryera për një apartament të prenotuar nga bashkëshortja e gjyqtarit Ervin Pollozhani para martesës së tyre, por nga ana tjetër vendosi të mos hetojë më tej rrethanat e konstatuara, ndryshe nga ç’sugjeroi përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, përmes një opinioni.

Në seancën paraardhëse, Jacobs bëri me dije se kishte depozituar një gjetje dhe një opinion për trupin gjykues të Kolegjit, përmes së cilave kërkoi hetimin e mëtejshëm të transaksioneve që kanë të bëjnë me blerjen e një apartamenti nga Pollozhani dhe bashkëshortja e tij, ku atyre u është kthyer një pjesë e vlerës së paguar.

Në gjetje, Jacobs ka evidentuar faktin se prenotimi i apartamentit dhe shlyerja e vlerës prej 117 mijë euro në vitin 2007 është kryer nga bashkëshortja e subjektit, që në atë kohë kanë qenë në lidhje mes tyre, por jo të martuar. Çmimi i shitjes është përcaktuar rreth 85 mijë e 700 euro, për shkak se banesa e dorëzuar nga kompania ka qenë më e vogël nga sa ishte përcaktuar në kontratën e porosisë.  Po kështu, shoqëria ndërtuese u ka kthyer një vlerë prej rreth 4.4 milionë lekësh, për arsye të ndryshimit të projektit të apartamentit. Nga kjo vlerë, që është dorëzuar cash nga shoqëria, subjekti ka depozituar në llogarinë e tij rreth 3 milionë lekë. Ndërkohë, apartamenti është shitur rreth dy vjet e gjysmë më vonë, për rreth 5.8 milionë lekë më shumë.

Këto konstatime të gjetjes, u administruan prej Kolegjit, ndërkohë që u vendos të mos zhvillohen hetime të mëtejshme si pyetja e administratorit të shoqërisë që ka shitur apartamentin; marrja nga kjo shoqëri të akteve që kanë të bëjnë me rikthimin e vlerës 4.4 milionë lekë subjektit dhe bashkëshortes së tij. Po ashtu, Jacobs kërkoi që të merreshin dhe akte që kanë të bëjnë me kontratat për apartamentet e tjerë, si dhe të verifikohej për çështje penale apo civile të blerësve të banesës apo të familjarëve të tyre, në gjykatat ku ka ushtruar funksionin para kryerjes së këtij transaksioni.

Në seancat e mëparshme, gjyqtari Pollozhani shpjegoi se kthimi vlerës 4.4 milionë lekë kishte të bënte me sipërfaqen me të vogël të apartamentit të mëparshëm të dorëzuar në vitin 2012. Subjekti deklaroi se nuk ka pasur kontribut në blerjen e kësaj pasurie, por sipas tij ishte blerë nga bashkëshortja dhe prindërit e saj para martese. Po ashtu, Pollozhani shpjegoi se vjehrri e vjehrra nuk morën pjesë, pasi kontirbuesja më e madhe për pagesën e çmimit të apartamentit të mëparshëm kishte qenë bashkëshortja, me rreth 90% të vlerës. Lidhur me çmimin e shitjes më të lartë, subjekti parashtroi se apartamenti ishte dhënë me gjithë orenditë që kanë kosto plus, si dhe evoluimin e çmimit të tregut.

Qëndrimet dhe vendimi

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje, deklaroi të premten se gjetja e vëzhguesit të ONM-së lidhet me një nga pasuritë e subjektit të rivlerësimit dhe se është e mbështetur në shkaqet e ankimit. Braho shprehu dakordësi për administrimin e gjetjes dhe vijimin e hetimeve të mëtejshme, si u kërkuar prej Jacobs.

Pollozhani e pyeti fillimisht Brahon se ku është trajtuar në ankim gjetja e vëzhguesit të ONM-së, duke sjellë në vëmendje se në ankim janë tre nënçështje – apartamenti, një vlerë 1 milion lekë dhe shpenzimet e mobilimit. “Në cilin paragraf, fjali, fjalë apo gërmë është trajtuar dyshimi për kthimin e shumës nga shoqëria”, pyeti Pollozhani.

Braho u shpreh se ka ankim dhe jo çështje e nënçështje. Sipas tij, shuma prej 4.4 milionë lekësh është e paraqitur në ankim dhe se nuk rezulton se mbulohet me burime të ligjshme.

Në vijim, Pollozhani i kërkoi trupit gjykues të refuzojë administrimin e gjetjet dhe mendimit të vëzhguesit ndërkombëtar, duke argumentuar se janë paraqitur jashtë afateve procedurale, si dhe nuk janë të bazuar në ndonjë provë apo rrethanë të re që mund të kishte qenë e pamundur të aksesohej më herët. Pollozhani solli në vëmendje se ishte mbyllur hetimi gjyqësor dhe ishin në fazën e konkluzioneve përfundimtare kur u parashtrua gjetja. Ai e cilësoi kërkimin si një zgjerim artificial të shkaqeve të ankimit përtej afateve ligjore. Po ashtu, subjekti nënvizoi se, nëse do të pranohej kërkimi për administrimin e gjetjes dhe vijimin e hetimeve, do të silltë cenim të procesit të rregullt ligjor, të parimit të ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe të barazisë së armëve mes palëve.

Në vijim, Polloxhani u shpreh se gjetja nuk është ngritur si shkak në ankim. Megjithëse ai  pranoi se legjislacioni nuk ka ndonjë dispozitë lidhur me kohën për paraqitjen e gjetjes, theksoi se është paraqitur tej afateve procedurale.

Sipas tij, vëzhguesi ndërkombëtar vetë pranon se nuk ka provë të re, por kërkohet prej tij të merret si e tillë. Subjekti pyeti se përse kjo nuk u parashtrua para mbylljes së shqyrtimit gjyqësor.

Pollozhani vërejti se procesi i vetingut të tij ka filluar në vitin 2019 dhe se ka qenë gjithë koha e nevojshme për të parqitur çdo provë apo gjetje. “Nuk mund të ngarkohet subjekti me barrë prove për shkak të cedimit organizativ të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, tha ai ndër të tjera dhe pyeti nëse qëndrimi i Jacobs është institucional apo personal. “Po vendoset në dyshim aspekti profesional i vëzhguesit Steven Kessler”, pohoi Pollozhani dhe shtoi se Kessler që kishte asistuar vetingun e tij i kishte drejtuar pyetje të shumta që tregonin se e kishte lexuar gjithë dosjen me vëmendje.

Sipas subjektit, provat iniciojnë shkak të ri ankimi, por që nuk qëndron. Po ashtu, ai solli në vëmendje jurispudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se do të cënohej procesi i rregullt ligjor nëse pranohej. “Gjetja nuk lidhet me elementë të rid he nuk mund të marri peshën e provës. ONM vepron si institucion dhe jo si mozaik qëndrimesh individuale”, u shpreh ai dhe theksoi se prova formohet kur kalon përmes një zinxhiri standartesh mbrojtjeje. Sipas Polozhanit në procesine  vetingut të magjistratëve, provat paraqiten dhe administrohen në Komision, ndërsa në Kolëegj merren vetëm nëse ka element të ri.

Sipas tij, vëzhguesi jo getëm që nuk ka kryer rekomandim, por e ka paraqitur gjetjen në këtë moment të vonë dhe për rrjedhojë hyn në provat e panevojshme.

Pollozhani vërejti se qëndrimi i tij nuk ka të bëjë me anashkalimin e verifikimit të përmbajtjes. Ai tha se ka dhënë shpjegime për relatoren dhe vëzhguesin ndërkombëtar Steven Kessler që e kanë ushtruar këtë të drejtë, prej nga është qartësuar e gjithë situate e rrethanat.

Në përfundim, Pollozhani kërkoi refuzimin e kërkimit të vëzhguesit ndërkombëtar.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues vendosi të riçeli hetimin gjyqësor vetëm për të administruar gjetjen e vëzhguesit të ONM-së, porn ga ana tjetër vendosi të mos vijojë hetime të mëtejshme sipas sygjerimeve të mendimit të Jacobs.

Palët u ftuan të përgatisin konkluzionet përfundimtare që do të paraqiten më 25 nëntor, në orën 11:00. /Birn/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë