
TIRANË- Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë 2025 sektori bankar disbursoi rreth 13.3 miliardë lekë kredia të reja konsumatore.
Vlera e kredisë konsumatore u rrit me 27.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia konsumatore ka prekur njëkohësisht vlerën më të larta historike për këtë periudhë të vitit. Huadhënia konsumatore është gjithnjë e më e përqendruar në monedhën vendase. Më shumë se 90% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë.
Në fund të tremujorit 2025, portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 92.3 miliardë lekëve, në rritje me 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e kredisë konsumatore është e shpërndarë në të gjitha segmentet e saj kryesore. Kredia për mallrat e qëndrueshëm është rritur me 18.5%, kredia për mallra jo të qëndrueshëm me 14.6%, ndërsa overdraftet e përdorura nga individët me 8.4%.
Mallrat e qëndrueshëm në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet. Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj. Ndërkohë, kredia për mallra jo të qëndrueshëm klasifikohet ajo që lidhet me qëllime të tjera, që zakonisht i referohen shpenzimeve për shërbime apo mallra të konsumit afatshkurtër.
Të dhënat e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues treguan se kërkesa e individëve për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e parë të vitit 2025, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit. Kërkesa më e lartë për financimin e konsumit dhe ajo për financimin në blerjen e banesave ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit solli kërkesë më të lartë për kredi në tremujorin e parë.
Nga ana tjetër, edhe oferta për kredi e sektorit bankar ngelet e bollshme, e nxitur nga performanca e mirë e sektorit dhe konkurrenca e lartë në tregun e kredisë për individë. Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij.
Për këtë arsye, ecuria e kredisë konsumatore është një tregues i tërthortë i ecurisë pozitive të konsumit privat në ekonomi. Të dhënat me bazë tremujore të raportuara nga INSTAT treguan se konsumi final i popullatës u rrit me mesatarisht 3.5% gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, në vlerësimet për konsumin duhet mbajtur në konsideratë edhe një shkallë e caktuar e informalitetit, që reflektohet veçanërisht në këtë komponent të shpenzimeve./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
e. d
AKTUALITET
16 Maj20:16
Aksident i dyfishtë në aksin Laç-Patok, raportohet për një të plagosur
LAÇ- Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin Laç–Patok. Mësohet se në aksident janë përfshirë&...
E.D
AKTUALITET
16 Maj16:56
Plagosja në Maliq/ Gjyshja e autorit: Ishte thikë që qëronim mollë! Shyqyr që është djali mirë, familjarët e tij nuk donin ta vizitonim në spital
MALIQ- Një plagosje me thikë u raportua ditën e sotme në fshatin Sheqeras në Maliq, ku një 14-vjeçar goditi me thikë...
r.ll
AKTUALITET
16 Maj16:31
Protesta e PD te bulevardi "Zogu i Parë"/ Efektivë policie në terren, vendoset gardh metalik për të moslejuar kalimin në qendër ku mbahet samiti i KPE
pamje nga vendi ku do mbahet protesta
TIRANË - Për më pak se një orë në kryeqytet do të mbahet edhe protesta e thirrur n...
n.f
AKTUALITET
16 Maj16:24
Aksidenti në aksin Fterrë-Borsh/ Drejtuesi i “Toyota” ishte polici që humbi jetën, dy të plagosurit e tjerë jashtë rrezikut për jetën (EMRI)
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin rrugor të regjistruar ditën e djeshme në aksin Fter...
n.f
AKTUALITET
16 Maj16:24
Rrëshqitje gurësh nga reshjet e shiut në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
SHUPENZË- Reshjet intensive të shiut kanë "pushtuar" vendin teksa janë regjistruar problematikat e para në akset rrugore. Raportohet ...
n.f
AKTUALITET
16 Maj16:23
Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë
TIRANË- Nëpunësit e administratës publike si në institucionet qendrore edhe në ato vendore apo të pavar...
r.ll
AKTUALITET
16 Maj15:46
KQZ merr vendimin: Numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë, nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka fo...
r.ll
AKTUALITET
16 Maj15:05
Plagoset me thikë 15-vjeçari në Maliq, autori i mitur: Më ngacmonte herë pas here me fjalë
foto ilustruese
MALIQ- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sheqeras në Maliq. Sipas informacioneve policore...
I.A
AKTUALITET
16 Maj13:02
Rama përshëndet liderët në Samit me videon e krijuar ne Inteligjencë Artificiale: Mirë se erdhët në Shqipëri
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur liderët e ardhur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian me një video ...