AKTUALITET

Kur durimi sos/ Thirrja e një minatori që s’pranon më heshtjen: Mjaft më me pazare mbi jetët tona

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 19:03
Kur durimi sos/ Thirrja e një minatori që s’pranon më

Minatori Kastriot Prenga kërkoi largimin e menjëhershëm të kësaj qeverie, duke e akuzuar se ka varfëruar dhe lënë në mjerim qytetarët. Ai kujtoi momentin kur ai dhe 70 kolegët e tij u pushuan nga puna me një vendim të menjëhershëm në minierën e Spaçit në Mirditë. Sipas Prengës, që prej atij momenti dhjetëra familje kanë mbetur pa asnjë të ardhur, pasi minatorët ishin e vetmja burim jetese për shtëpitë e tyre.

Për shkak të përkeqësimit edhe të kushteve atmosferike, Prenga tha se është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të shporrur këtë qeveri, pasi askush nuk mund të bëjë pazare në kurriz të familjen e fëmijëve të tij.

Unë jam Kastriot Prenga, nga Mirdita. Baba i 3 fëmijëve, dhe që prej disa vitesh punoj si minator në Minierën e Spaçit. Besoj se pak janë në këtë vend që nuk kanë dëgjuar për këtë minierë, ku në kohën e diktaturës kanë humbur jetën jo pak njerëz.

Dhe sot e kësaj dite, kushtet në minierë nuk kanë ndryshuar shumë nga atëherë. Kompania shet bakrin e nëntokës tonë, por nuk do t’ia dijë për ata që e nxjerrin atë. Jemi njerëz të varfër që halli na ka detyruar të punojmë për atë rrogë që as e tillë s’mund të quhet.

Por prej gati një muaji, dhe atë pak lëmoshë që na jepnin duke hyrë dhjetëra metra nën tokë, nuk e kam më. Kjo sepse guxuam të kërkojmë të drejtën tonë! Kërkuam pagë më dinjitoze dhe kushte më të mira pune. Ne nuk jemi skllevër që të trajtohemi si të tillë.

Unë jam një prej atyre 70 minatorëve që kompania i hoqi me të rënë të lapsit vetëm se guxuam të kërkonim një jetë më të mirë për fëmijët tanë.

U ankuam në shtet, por ministrja bënte sikur nuk dëgjonte.

Njerëzit që dërgoi nga Inspektorati i Punës për të negociuar, në vend që të ndalonin aty tek dera e minierës, shkuan tek zyrat e administratës. I pritëm gjashtë orë në shi dhe në erë, dhe kur dolën na thanë: “Ndërprisni grevën, do ngeleni pa bukë, me çfarë do i ushqeni fëmijët tuaj?”. Unë po u them atyre zotërinjve: lërini karriget dhe pushtetin jo një ditë, por një orë, dhe provoni të punoni në vendin tonë. Besoj se nuk do rezistonit.

Protestuam dhe para Kuvendit, më 30 tetor. Hynin e dilnin deputetët socialistë, na shikonin, por për ta ne nuk ekzistonim, ashtu siç nuk ekzistojmë për shtetin dhe kompaninë, që duket se e ka paguar haraçin tek kjo godinë këtu.

Përse u ngritëm ne? Për kushte pune, sepse hyjmë në galeri dhe nuk e dimë a do dalim që andej. Për një pagë që të na siguronte një jetë më dinjitoze. Në ato toka ne kemi lindur, jemi rritur e kemi lindur fëmijë. Por fitimet e saj po ikin sa në xhepat e pushtetit dhe kush e di se ku. Për ne asgjë.

Sot moti është ftohur në Mirditë dhe bora ka filluar. Unë jam i papunë, fëmijët e mi duan ngrohje dhe veshje, dëbora do bëjë të sajën e nuk pyet ke apo s’ke të blesh dru zjarri apo veshje. Ku të ankohemi, kush na del për zot mua dhe shokëve të mi?

Sot dëgjoj për miliona të vjedhura, në tunele, në rrugë, me koncesione, a ku di unë tjetër se çfarë, ndërsa ne jemi çdo ditë para dyerve të minierës për bukën e gojës. Ja pra ky është shteti dhe këta janë ata që na drejtojnë sot. Për shkak të këtyre hajdutëve jemi këtu ku jemi. Po na ikin vëllezërit e fëmijët, se këtu ka të drejtë të jetojë vetëm ai që ka para e pushtet.

Unë nuk merrem shumë me politikë, por jam këtu në këtë protestë se askush s’mund të bëjë pazar me jetën time dhe me jetën e fëmijëve të mi. Jam këtu se jam i ndërgjegjshëm që në një qeveri të përgjegjshme këto nuk do ndodhnin. Një qeveri e përgjegjshme s’do më tregonte bukën e gojës, por do mbronte të drejtat e mia.

Por kur vjedh e nuk e qeveris, kjo ndodh. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, se nuk po vuajmë vetëm ne minatorët. Po vuan edhe bujku, edhe pensionisti, edhe biznesi i vogël. Sa më shpejt të thyejë qafën kjo qeveri, sa më shpejt të shkojnë drejt burgut hajdutët, aq më shumë shpresë do kemi për të jetuar si njerëz. Mjaft është mjaft. Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?