AKTUALITET

"Kur mungon shteti, rreziku hahet në heshtje!" Resuli: Sistemi i BE-së për ushqimin raportoi 5 raste jo konforme të produkteve me origjinë nga Shqipëria

M.B. Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 19:01

"Kur mungon shteti, rreziku hahet në heshtje!" Resuli: Sistemi i

TIRANA- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se ndërkohë që Shqipëria ishte nën ethet e një fushate zgjedhore njëmujore, sistemi i paralajmërimit të shpejtë të Bashkimit Europian për ushqimin (RASFF) raportoi 5 raste jo konforme të produkteve me origjinë nga Shqipëria, të cilat përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e konsumatorit. Resuli shkruan se 2 prej tyre janë veçanërisht alarmante:

1. 14 maj 2025 – Peshk ton shqiptar i konservuar, i eksportuar drejt Spanjës, u refuzua për mungesë të shenjës së identifikimit. Ky mungesë informacioni do të thotë se nuk dihet nga cili subjekt, në çfarë kushtesh është përpunuar dhe sa i gjurmueshëm është produkti. Rreziku etiketohet si “i mundshëm”, por pasojat mund të jenë fatale.

2. 2 maj 2025 – Gjermania raportoi prani të Salmonella spp. në një produkt barishtor (yarrow herb) me origjinë nga Shqipëria. Ky është një njoftim alarmi me klasifikim “serioz”, që do të thotë se ekspozimi i konsumatorëve ndaj këtij produkti mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit apo personat me imunitet të dobët.

Gjithashtu Resuli shkruan se pavarësisht këtyre alarmimeve zyrtare ndërkombëtare, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ka bërë asnjë komunikim publik, nuk ka publikuar emrat e subjekteve, sasitë e ndaluara, as destinacionin final të këtyre produkteve. Sipas tij sot, nuk dihet nëse pas kthimit, këto produkte janë asgjësuar, janë magazinuar, apo janë futur sërish në treg për konsum nga qytetarët shqiptarë.

Postimi:

Kur mungon shteti, rreziku hahet në heshtje.

Ndërkohë që Shqipëria ishte nën ethet e një fushate zgjedhore njëmujore, sistemi i paralajmërimit të shpejtë të Bashkimit Europian për ushqimin (RASFF) raportoi pesë raste jo konforme të produkteve me origjinë nga Shqipëria, të cilat përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e konsumatorit. Dy prej tyre janë veçanërisht alarmante:

1. 14 maj 2025 – Peshk ton shqiptar i konservuar, i eksportuar drejt Spanjës, u refuzua për mungesë të shenjës së identifikimit. Ky mungesë informacioni do të thotë se nuk dihet nga cili subjekt, në çfarë kushtesh është përpunuar dhe sa i gjurmueshëm është produkti. Rreziku etiketohet si “i mundshëm”, por pasojat mund të jenë fatale.

2. 2 maj 2025 – Gjermania raportoi prani të Salmonella spp. në një produkt barishtor (yarrow herb) me origjinë nga Shqipëria. Ky është një njoftim alarmi me klasifikim “serioz”, që do të thotë se ekspozimi i konsumatorëve ndaj këtij produkti mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit apo personat me imunitet të dobët.

Pavarësisht këtyre alarmimeve zyrtare ndërkombëtare, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ka bërë asnjë komunikim publik, nuk ka publikuar emrat e subjekteve, sasitë e ndaluara, as destinacionin final të këtyre produkteve. Sot, nuk dihet nëse pas kthimit, këto produkte janë asgjësuar, janë magazinuar, apo janë futur sërish në treg për konsum nga qytetarët shqiptarë.

Është thjesht e trishtueshme dhe tragjike të konstatosh se përballë një rreziku real për shëndetin publik, institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur heshtjen, ndërkohë që prioritet kanë pasur axhendat elektorale, vendet e punës, dhe pozicionimi individual përballë reformës që parashikon shkrirjen e AKU. Kur inspektorët janë në fushatë, kush mbron konsumatorin? Kur informacioni fshihet, kush ndalon rrezikun? Kur mungon gjurmueshmëria, kush mban përgjegjësi për jetën?

Ky nuk është vetëm një dështim i radhës. Ky është një alarm për reflektim kombëtar. Sot mund të jetë një barishtore ose një konservë peshku. Nesër mund të jetë një luleshtrydhe për fëmijë. Ose një mandarine me.pesticide . Ose një krizë e papërballueshme për sistemin shëndetësor. Nesër do të jetë vonë. Sot është koha për të vepruar.

ervin resuli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë