AKTUALITET

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s, Shijaku e Gjonaj Grup morën “bekimin” e qeverisë!

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 13:42

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

TIRANA- Kamberi dhe shumë të tjerë, ish-punonës të rafinerisë ARMO në Ballsh, prej shumë vitesh kanë fituar gjyqe për dëmshpërblim.

Ata nuk u paguan për vite me radhë duke u hedhur në rrugë. E gjithë rafineria, dikur shtetërore dhe e privatizuar në mënyrë abuzive, ka shkuar për skrap, teksa trualli është shitur disa herë.

Të gjithë dolën të fituar, që nga kompanitë private apo edhe administratorët, pasi askush s’është në burg megjithëse të gjithë s’paguan taksa, furnitorët, energi elektrike apo as punëtorët.

Por, çfarë po ndodh aktualisht?!

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,
Faksimile: Kompania ARMO figuron ende aktive dhe shteti ka 15 % të aksioneve

Vetë shteti, që kishte 15 % të aksioneve të asaj rafinerie, ka “bekuar” që ai kombinat të shkrihet dhe të shitet.

Disa firma private u morën me hekurat, ku punëtorët thanë se vlera e tyre arrinte mbi 100 milionë euro.

Firma e parë që shkoi atje, pas rrënimit ishte Shijaku Grup. Në atë kohë u tha se firma që merret me skrap shkoi atje pasi kishte fituar një ankand nga një bankë e nivelit të dytë.

Transaksioni ishte rreth 20 milionë euro, ndërkohë që mjetet e rënda të kësaj firme morën të gjitha hekurishtet.

Sërish nuk u bë asnjë inventar se sa pasuri po shitej për skrap, kush ishte përfituesi dhe çfarë do të ndodhte më pas me Kombinatin!

Por, pasi u morën të gjitha hekurat, firma që fitoi ankandin, Shijaku Grup, hapi një tjetër kompani që në atë vend të ndërtohej një park fotovoltaik.

Por kush ia fali trualin firmën Shijaku?!

Ende nuk ka asnjë informacion apo kontratë, mes kompaninë mëmë apo edhe asaj që e shkatërroi. Madje, as firmë nga ministria e Infrastrukturës që është edhe aksionere?!

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,
Faksimile: Firma Shijaku Grup i shet truallin e ARMO-s kompanisë Gjonaj me vlerë 1.9 milionë euro

Çuditë me truallin e ARMO-s nuk u ndalën, pasi pasi u shkatërrua dhe u “vodh” një pasuri e madhe e shtetit, duke lënë pas mbi 500 milionë euro borxhe, ai u shit.

Firma që i mori hekurat, Shijaku ia shiti firmën Gjonaj Grup.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, transaksioni është bërë në datën 1 nëntor 2023. Shitës janë Shpëtim, Bilal dhe Petrit Shijaku. Madje, firmë kanë vënë edhe bashkëshortet e tyre për këtë kontratë shit-berje kuotash.

Blerës është kompania Ifotelecom Albsolar 3 shpk, përfaqësuar dhe administrator z. Marin Gjonaj. Shitësit dhe blerësit ranë dakort për kompaninë “Greennat Solar Park Ballsh”, e themeluar dhe me pronare nga kompania Shijaku.

Çmimi i shitjes ishte 1.950.000 euro.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,
Faksimile: Pronar i firmës “Greennat ...” janë aktualisht z. Agron Haxhiymeri dhe z. Marin Gjonaj

Por, kush e bleu truallin e ARMO-s?!

VoxNews shfletoi dokumentet e QKB-së, ku aktualisht rezulton se pronar i truallit të ARMO-s është firma “Infotelecom-Albsolar 3”.

Vetë kjo firmë ka si aksioner me 51 % kompaninë “GJONAJ GROUP HOLDINGS” me pronar z. Marin Gjonaj dhe kompaninë “ALBERG” me pronar z. Agron Haxhiymeri me 49 % të aksioneve.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Aktualisht, firma që menaxhon edhe truallin e ARMO-s është themeluar në datën 27 prill 2023, teksa janë bërë edhe transaksione të tjera.

Duket se, për të humbur gjurmët apo për të kaluar nga njëra dorë në tjetrën, bëhen edhe këto manovra nga frika e ndonjë hetimit të ëmvonshëm.

Nëse kalon disa duar, kush mban përgjegjësi, dora e parë, ata të mesit apo të fundit?

Koha e ka treguar se, nëse një firmë bën këtë manovër, asnjë nuk hetohet! Një skemë e pastër kamuflimi, për të tjetërsuar një nga pronat më të mëdha të shqiptarëve, të vjedhur nga të gjithë.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,
Faksimile: Pas tjetërsimit të truallit, krerët e qeverisë e shndërruan ARMO-n në një park fotovoltaik

Ndërkohë, pas gjithë këtyre manovrave, në datën 2 korrik 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një leje ndërtimi për objektin “ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MW dhe veprave ndihmëse”.

Parku ndodhet në Ballsh dhe porositës dhe zhvillues del kompania “GreeNnat Solar Park Ballsh”, e themeluar nga Shijaku dhe e blerë nga Gjonaj Grup.

Një truall me sipërfaqe prej 732.435 metra katrorë u tejtërsua. Panelet u vendosën në një truall plot 417 mijë metra katrorë, teksa në vendim nuk u dhanë detaje të tjera.

Faksimile: Leja e KKT-së është e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Kush e firmosi vendimin e KKT-së?!

Në dokumentet që hulumtoi VoxNews rezulton se firmëtarë është kreu i KKT-së, Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Një paradoks i madh, pasi vetë Ministria e Energjisë është aksionere te ARMO e vjetër me 15 përqind.

Nga njëra anë Belluku firmos lejen e KKT-së, por në pronë të ministrisë që ajo drejton!

Ndërkohë, Kamberi* dhe shumë punëtorë të tjerë vijojnë betejën ligjore, ku kanë kundër të gjithë, që nga ish-aksionerët e zhdukur si Rezart Taçi, azerët, bankat, qiraxhinjtë apo edhe firmat aktuale Shijaku apo Gjonaj.

Por, kundër kanë edhe qeverinë. Parku ka filluar të prodhojë energji, por paratë po shkojnë për pronarët dhe jo shtetin (që ka pa marrë qindra miliona euro taksa) apo punëtorët!/ VoxNews

 

transaksionet mln euro

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë