AKTUALITET

"Kutia e pandorës është hapur në Shkodër!"/ Lala për masakrën e Dobraçit: Një makinë e tretë ka qenë në vendngjarje, vajza e çiftit Basha ka qenë në SPAK...

r.ll Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 22:22
"Kutia e pandorës është hapur në Shkodër!"/
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga hetimet për masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona. Lala tha se situata kriminale në Shkodër është mjaft problematike dhe është hapur "kutia e pandorës".

Gazetarja tha në emsionin "Të Paekspozuarit", se në vendngjarjen e atentatit, ka patur edhe një makinë tjetër që udhëtonte me mjetin e viktimave. Ajo gjithashtu foli për dyshimet serioze se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Ibrahim Lici. 

Lala tregoi gjithashtu se vajza e çiftit Basha që humbën jetën në atentat ka shkuar në SPAK për të kërkuar informacion mbi ngjarjen, ndonëse vdekja e prindëve të saj ishte nga aksidenti. 

"Dosja për momentin ka kaluar në SPAK, ka disa ditë që është përcjellë për moskompetencë nga Prokuroria e Shkodrës. Ata arritën në konkluzionin që atentati ishte kryer nga grup i strukturuar kriminal. Ngjarja mund të bashkohet me shumë dosje të tjera kriminale dhe që mendohet se janë kryer nga i njëjti grup. Në SPAK mbërriti vajza e Flutura dhe Bashkim Bashës, dy qytetarët që u vranë fare pa lidhje me ngjarjen. Ajo kërkonte informacion, donte të dinte si ndodhi ngjarja. Pavarësisht se u aksidentuan nga viktimat, kur automjeti doli nga rruga, vajza kërkonte drejtësi. Problemi është se sot kemi disa pikëpyetje.  A mori masa policia për ta parandaluar vrasjen e Arlind Bushatit që kishte sinjalizuar?

Është një person i tretë që shfaqet. Kam dyshime se Ibrahim Lici ka qenë në automjet. Por nga informacionet që kam, ka patur edhe një automjet tjetër, që drejtohej nga një shtetas vlonjat, lidhje familjare e Licëve. Kam dyshime se Ibrahim Lici ka qenë në automjet, mund të ketë mbetur i plagosur për shkak të gjurmëve të gjakut që janë gjetur. Por nuk e konfirmoj dot a është i njëjti person. Në pamje të parë duket i tillë, por duhet ta konfirmojnë provat shkencore. 

AMP ka referuar forcat Shqiponja, për shpërdorim detyre, se nuk kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe nuk kanë shoqëruar të gjithë personat që janë dëshmitarë, përfshirë edhe këtë përson që shfaqet. Nga zoti Proda prisja pikërisht këtë gjatë raportitmit, të fliste a mund të ishte parandaluar ngjarja, a u mor sinjalizim nga SHISH për Arlind Bushatin? A u morën masa? Mund të ishte në burg Hamza Lici dhe Arlind Bushati, për armëmbajtje pa leje dhe do të ishin gjallë.

Kutia e pandorës është hapur në Shkodër. E dimë shumë mirë këtë. E dimë se çfarë ndodhi pas 2018, shpërthimit me tritol te tregu me Lulzim Kullën. E dini revanshin kriminal atje. Nga prokuroria e Shkodrës, rezulton se Hamza lici dhe Arlind Bushati kanë dalë nga shtëpia e Hamza Licit vetëm ata të dy. Dyshohet se pastaj rrugës kanë marrë Ibrahim Licin. Ndërkohë kanë qenë të shoqëruar edhe nga një automjet tjetër. Ka dyshime të forta, ka patur kontrolle në klinika në jug të vendit.

Lici kalonte kohë në Vlorë dhe planet për ta ekzekutuar kanë qenë për ta vrarë rrugës. Policia dhe Prokuroria prandaj ka vajtur në jug për të kontrolluar klinikat mjekësore. Unë nuk mendoj se ka vajtur në klinika por mund të jenë gjetur mjekë për ta kuruar në ambjente private. Ibrahim Lici është nga njerëzit më të kërkuar", tha Lala. 

klodiana lala atentati ne shkoder

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë