AKTUALITET

Leka Bungo i kërkon kandidates Aurora Polo të tërhiqet nga gara për drejtuese të RTSH: Këmbëngulja për t’u ulur në karrigen e Drejtorit ju ka errësuar vështrimin! Nuk ju lejon të lexoni as Statutin

n.f Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 12:55
Leka Bungo i kërkon kandidates Aurora Polo të tërhiqet nga gara
Foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo i ka shkruar një letër kandidates për drejtuese të televizionit publik, Aurora Polo që të tërhiqet nga gara. Bungo në letrën e tij thekson se një drejtor i përgjithshëm i RTSH-së duhet të ketë përvojë pune jo më pak se dhjetë vjet, nga të cilat pesë vjet në pozicione menaxhimi në media, institucione publike, në sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe dixhitale. Sipas tij Polo nuk i nuk plotëson kriteret e përcaktuara në ligj që kanë të bëjnë me eksperiencën.

Bungo më tej shkruan se këmbëngulja dhe etja e domosdoshme për t’u ulur në karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm i ka “errësuar vështrimin” Polos ndërsa thekson se ajo nuk ka lexuar  Statutin. Ai shton se këmbëngulja e saj e pashpjegueshme ka zvarritur procesin zgjedhor për zgjedhjen e Drejtorit të ri të institucionit. Ai gjithashtu e ka këshilluar që të japë dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

Letra e plotë e Bungos drejtuar Aurora Polos:

“Zonja Polo, Statuti i RTSH-së, ndër të tjera, në Nenin 10, Pika 1, Germa C, saktëson: Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së… duhet të ketë përvojë pune jo më pak se dhjetë vjet, nga të cilat pesë vjet në pozicione menaxhimi NË MEDIA, institucione publike (jo administrative), në sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe dixhitale.”

I njëjti kriter është i detyrueshëm edhe për emërimin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm. Megjithatë, ish-Drejtori i Përgjithshëm, në shkelje të Statutit, ju ka emëruar Zv. Drejtore, dhe ju keni kryer funksionet e saj për disa muaj, edhe pse Këshilli Drejtues, nomenklaturë e të cilit jeni pjesë, ka REFUZUAR emërimin tuaj.

Befas, në një nga mbledhjet e Këshillit Drejtues, ju u emëruat me shumicë votash në pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Padyshim, emërimi juaj ishte i ligjshëm, pasi vendimi u mor me shumicë votash. Megjithatë, sipas gjykimit tonë, ai ishte i paligjshëm për anëtarët e Këshillit Drejtues. Gjithsesi, në një rast të tillë, ju nuk mund t’i shmangeni përgjegjësisë morale, pasi ishit e vetëdijshme që emërimi ishte në kundërshtim me Statutin e RTSH-së.

2. Kandidatura juaj për Drejtor të Përgjithshëm

Zonja Zv. Drejtore, pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm, ju keni aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm. E keni bërë këtë edhe pse jeni e vetëdijshme se, ashtu si në rastin e emërimit tuaj të parë, edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm ekziston e njëjta pengesë ligjore: Kriteri i përcaktuar në Statut – Neni 10, Pika 1, Germa C.

Këmbëngulja dhe etja e domosdoshme për t’u ulur në karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm ju ka “errësuar vështrimin”, saqë nuk ju lejon të lexoni as Statutin. Këmbëngulja juaj e pashpjegueshme ka zvarritur procesin zgjedhor për zgjedhjen e Drejtorit të ri të institucionit.

Nëse mendoni se mund ta realizoni pikësynimin tuaj ashtu si atëherë kur u ulët në karrigen e Zv. Drejtorit, gjykoj se gaboheni. Duke u nisur nga sa më sipër, do t’ju këshilloja të jepni dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Me respekt, Leka Bungo, Kryetar i Këshillit Drejtues Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)”.

gara per drejtorin e rtsh-se leka brunga aurora polo

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë