AKTUALITET

Lëkundet turizmi në mars, të huajt ranë me 2.7 për qind

n.f Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 14:40

Lëkundet turizmi në mars, të huajt ranë me 2.7 për qind

TIRANË- Turizmi ka pësuar lëkundjen e parë këtë vit kur në mars 2025 të huajt që  vizituan vendin pësuan një rënie me 2.7 për qind krahasuar me marsin e vitit 2024. Pavarësisht kësaj uljeje të lehtë tendenca e shifrave konfirmon se Shqipëria mbetet një destinacion edhe i pakonsoliduar në aspektin turistik diçka që vë theksin tek kujdesi që duhet të tregohet sa i takon menaxhimit sektorial.

Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se në mars ishin mbi gjysmë milionë të huaj që vizituan vendin.

“Gjatë muajit Mars 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.154.288 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 0,3%, krahasuar me Mars 2024. Nga territori i Republikës së Shqipërisë rezultojnë të kenë dalë 1.182.728 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje me 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Mars 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 604.523, duke pësuar një rritje me 3,3%, krahasuar me Mars 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 549.765. Ky numër është ulur me 2,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Sa i takon daljeve INSTAT konfirmon se në muajin Mars 2025, 621.777 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 2,9%, krahasuar me Mars 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2025, janë 560.951. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është ulur me 1,9%.

Në Mars 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 80 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7%.

Turizmi dhe pritshmëria 2025

Turizmi gjatë vitit 2025 pritet të ketë një ecuri pozitive me një rritje të ngjashme si në vitin 2024. Një rënie e lehtë në mars ndoshta sipas strukturave akomoduese lidhet me kushtet jo të favorshme të motit diçka që ka dekurajuar hyrjet e fundjavës dhe rezervimet e momenteve të fundit.

Gjithsesi më herët turosperatorët kanë bërë thirrje për kujdes lidhur me shërbimin dhe menaxhimin sektorial duke sjellë si shembull qershorin e një viti më parë kur rritja e beftë e çmimeve në disa rajone krijoi konfuzion dhe shkaktoi anulime.

Shqipëria mbetet një destinacion me interes dhe i promovuar gjerësisht qoftë për çmimet konkurruese qoftë për asetet natyrore dhe interesin kulinar që ka zgjuar tek të huajt por kjo duhet të shoqërohet me një shërbim cilësor dhe investime në infrastrukturë që e bëjnë më të lehtë eksperiencën turistike të vizitorëve./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë