Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
Prokuroria e Kukësit vendosi t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit, Fatjon Dauti, i dënuar në Britani të Madhe për shitje të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
Por kush është Fation Dauta? Mediat britanike kanë shkruar më herët disa artikuj rreth tij, që nga arrestimi e deri te dëbimi. Britanikja Sunday Express shkruan se Dauti, i cili njihet edhe si Fation Dautaj, përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në Gusht të 2017-s, por Home Office e revokoi në Shtator të 2019-s, bazuar në informacionet e inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal, por nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij.
Vetë Dauti, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirjen në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti.
Kjo përfshinte kushëririn e tij Alket Dauti, 33-vjeçarin e arrestuar nga oficerët e NCA në qershor të 2018-s në jug të Londrës, 2 muaj pas takimit që kishte pasur me Dautin, përpara se të ekstradohej drejt Belgjikës, në janar të 2019-s, ku vuan aktualisht dënimin me 10 vjet heqje lirie për trafik të qenieve njerëzore.
Në mars, gjykatësit e SIAC pranuan pretendimet e Home Office dhe NCA se Dautaj do të vijonte të ishte i përfshirë në aktivitet kriminal dhe do të ishte kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë, nëse do të lejohej të qëndronte në këtë shtet.
Në gjykatë u zbulua se ai kishte vetëm një llogari bankare, me të ardhura të limituara, megjithatë shijonte klubet e natës, veshjet luksoze e makinat më të fundit si Bentley, Range Rover dhe Jaguar. Apeli gjithashtu u njoh me një sulm të ndodhur jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 Tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dauti, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri.
Ai u arrestua e akuzua pasi u kthye në Britani, por stafi i rojeve tërhoqi padinë ndaj Dautit, sepse i druheshin këtij të fundit dhe dyshoj se ishin paguar për të mos bashkëpunuar me policinë.
Në Mars të 2013-s, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dauti tha se kishte qenë prezent në vendngjarje, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen.
Në seancën dëgjimore të SIAC, 36-vjeçari argumentoi se dëbimi nga Britania i shkaktonte atij dhe bashkëshortes stres të madh dhe se ai dëshironte që të vijonte jetën me të në Britani.
Gjatë një seancë dëgjimore në 2017-n, një zyrtar i NCA tha se Dauti konsiderohej si “lideri” i rrjetit kriminal shqiptar. Ai tha se gjatë hetimeve ishin arrestuar disa persona, sekuestruar disa kilogramë kokainë dhe ishin ndaluar disa emigrantë të jashtëligjshëm, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të bërë të mundur arrestimin e Dautit. Sipas zyrtarit, fakti që Dauti ishte në gjendje të qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar i dha atij një status më të lartë se kriminelët e tjerë që ishin në këtë vend në mënyrë të jashtëligjshme.
Dauti shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 14-vjeçare. Pas plagosjes së rojes në klubin e natës, ai u kthye për një periudhë të shkurtër në Tiranë, ku ra pre e një atentati të ndodhur në Piano Bar-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit, më 15 Shtator të 2013-s. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dauti mbeti i plagosur në këmbë. Lajmi u pasqyrua gjerësisht në mediat tona dhe në to thuhej se pas këtij atentatit dyshohej se fshiheshin konfliktet për aktivitetet kriminale në Londër, ose për hakmarrje.
Emri i Dautit deri më tani u mbajt i fshehur, pasi vetë 36-vjeçari argumentoi para autoriteteve britanike se ndonëse nuk ishte i përfshirë në krimin e organizuar, nëse do të identifikohej me emër, ata që ishin pjesë e bandave mund të besonin vërtetë se ishte, duke e bërë kështu objektiv të mundshëm për kriminelët me interesa të forta në pazaret e drogës.
Sunday Express argumentoi me sukses se kriminelët kanë më shumë gjasë që të dëmtojnë apo vrasin rivalët. Gazeta britanike argumentoi se ishte në interesin e publikut për të mësuar identitetin e tij, për shkak të akuzave për lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, që mund t’i japë atij mundësinë që të rifutet ilegalisht në vend dhe duke qenë se emri i tij ishte i njohur në Shqipëri që prej 2013-s kur u plagos në atentat.
Në përfundim autoritetet britanike vendosën ta bëjnë publik emrin e tij. Aktualisht 36-vjeçari vijon betejën në Gjykatën e Apelit kundër SIAC që refuzoi rikthimin e tij në Britani.
Sipërmarrësja Ela Puka, bashkëshortja e ish-drejtorit të kompanisë publike të naftës, “Albpetrol” sha, Endri Puka...
Prokuroria e Kukësit vendosi t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit, Fatjon Dauti, i dënuar në Britani të Madhe për shitje ...
Një ngjarje jo etike dhe aspak profesionale, që ul imazhin e Policisë së Shtetit, ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Beratit,...
Në Sarandë ka ndërtuar pa leje edhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj...
Një kallëzim i depozituar në prokurorinë e Durrësit nga 63-vjeçarja Lazime Hoxha alias Tota, si dhe 4 informacione të ...
Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Dibrës, pasi kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij në...
Një sasi prej 500 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë është sekuestruar nga policia e Kosovës brenda një stalle ...
Shpejtësia e lartë bëri që një automjet të fluturojë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Drejtuesi i mjet...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako vazhdon të jetë i shtruar në spitalin e qytetit prej ditës së djeshme, p&...
Me mendje të përhumbur nga kokaina, ai humbi kontrollin e makinës së tij, të cilën e drejtonte pavarësisht se kishte një...