Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...

Deputeti i PD, Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se lista e çmimit të barnave është e lidhur me veprime korruptive dhe po çon në boshatisjen e tregut farmaceutik shqiptar nga medikamentet e sigurta.
Sipas deputetit, problemi manifestohet në tre drejtime kryesore. Së pari, po vërehet një dobësim i vazhdueshëm i sigurisë medikamentoze. Kjo po ndodh për shkak se politikat aktuale të çmimeve po detyrojnë kompanitë serioze farmaceutike ndërkombëtare të largohen nga tregu shqiptar. Si pasojë, zvogëlohet sasia e medikamenteve të certifikuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), i vetmi institucion që garanton sigurinë e tyre.
Shehu theksoj se ky fond mbahet në nivele të ulëta, duke mbuluar vetëm rreth 40% të kostos së barnave. Për këtë arsye, qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë nga xhepi mbi 60% të vlerës së medikamenteve, një barrë e rëndë financiare për familjet.
Së treti, kjo situatë ka krijuar një vakum në treg, i cili po mbushet me medikamente të pacertifikuara nga organizmat ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, deputeti theksoi se një medikament i pacertifikuar nga EMA është një medikament i pasigurt, i cili nuk lejohet të qarkullojë as në vendet e Bashkimit Europian dhe as në Kosovë.
Kjo praktikë stimulon hyrjen në treg të kompanive klienteliste dhe jo serioze, duke hapur rrugën për marrëveshje korruptive nën tavolinë.
Në përfundim, deputeti bëri thirrje për ndërhyrje urgjente për të ndalur këtë tendencë që po përzë kompanitë serioze dhe po mbush tregun me produkte me origjinë të dyshimtë e të pasigurt.
Deklarata e plotë
"Megjithatë unë sot desha të flisja të them të drejtën për një çështje që ka filluar që është diskutuar dhe debatuar sot mjaft në media edhe në opinionin publik. Çështja e listës së çmimit të barnave.
E lexoj vazhdimisht dhe e shikoj që flitet dhe diskutohet, disa herë dhe në një mënyrë, në mënyra jo shumë të sakta. Ku është çështja dhe ku është problemi? Dhe pse e lidha me elementin e parë? Sepse dhe lista e banave që po bëhet është e lidhur me mjaft veprime korruptive, është e lidhur me veprime të cilat në këtë mënyrë dëmtojnë ndesh rëndë qytetarët, por dhe buxhetin e shtetit. dhe ngelin të pa dënuara dhe të pa bllokuara.
Çfarë po ndodh? Është paraqitur një listë çmimesh barnave. Thelbi dhe esenca e saj është vazhdimi i një procedure, i një procesi të rrezikshëm që ka filluar në farmaceutikun shqiptare. e cila lidhet me tre elementë.
Së pari, lidhet me dobësimin dhe uljen e vazhdueshme të sigurisë medikamentoze, absolutisht, duke bërë çfarë? Duke përzënë dhe duke detyruar të largohen kompanitë serioze, duke shkurtuar gjithmonë e më tej për sasinë e medikamenteve të çertifikuara nga EMA që është organizmi europian, agjensia europiane kryesore e cila është përgjegjëse për sigurinë medikamentoze.
E dyta është duke ulur ulur ose apo mbajtur njëlloj fondin e rimbursimit dhe duke bërë që në Shqipëri qytetarët shqiptarë të detyrohet të paguajnë mbi 60% të shumës së medikamenteve nga xhepi, sepse fondi i rimbursimit mbulon vetëm rreth 40%. Dhe e treta, që gama e medikamenteve që qarkullojnë në Shqipëri është shumë e ulët.
Çfarë po ndodh me listën e fundit? Apo çfarë po ndodh me listën e fundit? Është kjo tendencë. Në mënyrë të paprecedent, pa asnjë negocim me kompanitë. Vihen dhe përcaktohen çmime të blerjes nga shteti të medikamenteve të këtyre kompanive, jashtë mundësi, jashtë interesave të kompanive. Gjë që bën dhe po bën tërheqjen e kompanive serioze.
Boshatisjen e tregut shqiptar nga medikamentet e sigurta. Kjo krijon hapësira, padyshim, dhe veçanërisht për listën e rimbursimeve, që të mbushet vendi me medikamente të paçertifikuara nga organizmat ndërkombëtare.
Ç'do të thotë një medikament i paçertifikuar nga EMA? Do të thotë një medikament i pasigurtë. Do të thotë një medikament që nuk lejohet të qarkullojë në vendet e Bashkimit Europian, do të thotë një medikament që nuk lejohet të qarkullojë as në Kosovë, ku qartësisht në ligjin e Kosovës është e shkruar që në Kosovë mund të qarkullojnë medikamente vetëm ato të cilët janë të regjistruar nga agjensia europiane përkatëse EMA.
Pra, në këtë mënyrë mbahet niveli i sigurisë medikamentoze. Kjo po bën që në Shqipëri gjithmonë e më tepër të stimulohen medikamente të cilat nuk janë të çertifikuara. Medikamente që vijnë nga burime të paqarta, qoftë të importit, qoftë të prodhimit të brendshëm. Sepse dhe prodhimi i brendshëm duhet shtyrë, duhet duhet të kalojë detyrimisht një çertifikim ndërkombëtar, që është çertifikimi i EMA-s. Ndryshe, asgjë nuk ka marsh sigurie".
Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh sot në lidhje me “zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Krye...
Institucionet mikrofinanciare janë kthyer në një gangrenë që po rrjepin xhepat e qytetarëve të cilët nga halli drejtoh...
Rreth 400 banorë të fshatit Terovë në Bashkinë Maliq po përballen prej dy javësh me ndotje të ujit të pijshë...
Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe koka...
Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendim...
Një grup të miturish që akuzohen se bënin shpërndarjen e drogës në qytetin e Kukësit është goditur sot pas n...
Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar publi...
Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Lib...
Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më ...
Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në det në Vlorë. Shkak...