AKTUALITET

Listimet në Airbnb arrijnë rekordin e 21.5 mijë në qershor, dyfishohen dhe net-qëndrimet! Sa po fitohet nga qiraja ditore

M.B. Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 07:34
Listimet në Airbnb arrijnë rekordin e 21.5 mijë në qershor,
Foto ilustruese

TIRANA- Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazhe janë në një pjesë të madhe bosh, duket se janë shtetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës ata që i kanë “braktisur” plazhet, teksa kanë qenë dhe frekuentuesit më të rregullt të tyre. Shtetasit shqiptarë një pjesë kanë ikur në emigracion (Censi tregoi 420 mijë shqiptarë më pak se në 2011), ndërsa pushuesit nga Kosova kanë më shumë alternativa pas heqjes së vizave nga janari i këtij viti.

Turistë të huaj në vend ka, por ata kanë një tjetër model të shpenzuari të kohës, duke mos ndenjur gjithë ditën në hijen e çadrës të ulur një vend, por edhe duke shëtitur nëpër qytete e zona malore. Shtrirja e vizitave përgjatë gjithë vitit është një tjetër dukuri e turistëve të huaj.

Një tregues, që mat direkt ecurinë e turistëve të huaj në vend janë net- qëndrimet në strukturat akomoduese me qira, rezulton me një rritje të ndjeshme, të paktën deri në fund të qershorit. Të dhënat e Airdna, e cila mat performancën e njësive të njësive akomoduese që jepen me qira përmes platformës Airbnb, të vëna në dispozicion për “Monitor”, tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit kërkesa për net -qëndrimi në këto struktura pothuajse është dyfishuar.

Në total, për 6 mujorin e parë 2024 në strukturat Airbnb janë shënuar 412 mijë net të prenotuara, me rritje prej 97% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me 6 mujorin e parë 2022, net qëndrimet pothuajse janë trefishuar. Vetëm në qershor, periudhë që përkon me fillimin e plazhit u shënuan gjithsej 140 mijë net të prenotuara përmes platformave Airbnb, me një rritje prej 90% me bazë vjetore.

Të dhënat tregojnë për një shtrirje të vizitave drejt Shqipërisë përgjatë gjithë vitit, me net-qëndrimet në shkurt dhe mars që u rritën me 108%. Rekordin e shënoi maji, ku prenotimet ishin 118% më të larta se maji i një viti më parë.

21.5 mijë listime në qershor, arrijnë rekord ata që japin shtëpitë me qira

Kërkesa e lartë nga turistët për të marrë shtëpi me qira ditore ka nxitur që shumë pronarë shtëpish t’i lëshojnë ato për periudha të shkurtra, duke i hequr nga tregu i qirave afatgjatë, çka shkaktoi një shtrenjtim të qirave për vendasit. Qiranë janë rreth 30-40% më të shtrenjta në krahasim me një vit më parë.

Në qershor, numri i listimeve në të gjithë vendin arriti në një nivel rekord prej 21.5 mijë, sipas të dhënave nga Airdna. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në të gjithë vendin janë 39% më shumë njësi akomoduese që jepen me qira ditore.

Numri i atyre që lidhen me platformën Airbnb për të dhënë një apartament me qira është shtuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Në janar 2022 kishte vetëm rreth 6 mijë struktura akomoduese të listuara në këtë platformë.  

Ulet lehtë mesatarja e qëndrimeve

Koha mesatare e qëndrimit të turistëve të huaj sipas të dhënave nga Airdna është mesatarisht 3 net. Ndonëse ka pasur kërkesë të shtuar në pjesën e parë të këtij viti, ata po qëndrojnë më pak. Në qershor 2023, mesatarja e net qëndrimeve ishte 3.1, ndërsa në të njëjtin muaj të këtij viti ka zbritur në 2.9.

Periudha më e gjatë e qëndrimit është në korrik dhe në gusht, me përkatësisht 3.4 dhe 3.6 net qëndrimi, sipas të dhënave për vitin 2023.

Kërkesa e lartë rrit çmimet e qiradhënies

Në qershor, çmimi mesatar ditor që jepej një strukturë akomoduese arriti në 67 dollarë, nga 47 që ishte në janar dhe 10% më i lartë sesa e njëjta periudhë e një vit më parë. Përgjithësisht qiraja është më e lartë me afrimin e sezonit dhe kulmon në korrik e gusht. Në gusht të vitit të kaluar, mesatarja e qirasë arriti në 78 dollarë, nga 68 dollarë në gushtin e vitit 2022. 

Apartamenti është i zënë maksimumi gjysmën e kohës

Nëse e nxjerr shtëpinë me qira ditore nuk e ke të garantuar prenotimin çdo ditë, teksa gjithçka do të varet nga kërkesa. Të dhënat e Airdna bëjnë të ditur se norma maksima e zënies arrin në rreth 60% në kulmin e sezonit në gusht, që do të thotë se nga 30 ditë, shtëpia siguron të ardhura për 18 ditë. Kërkesa më e ulët në 2024 ishte në janar, me një normë zënieje prej 32%, për tu rritur gradualisht në qershor, në 51%. 

 Sa fitohet në ditë nga qiradhënia

Nëse me qiranë mujore ke një të ardhur me vlerë relativisht më të ulët se nëse do e jepje me qira ditore, pagesa është e garantuar. Nëse e jep shtëpinë më qira ditore duhet të mbash në konsideratë se zënia e saj do të varet nga kërkesa, mund ta kesh të zënë 30 ditë, apo 3 ditë, ose mund të rrijë dhe bosh gjithë muajin.

Të dhënat e Airdna bëjnë të ditur se e ardhura ditore për dhomë të disponueshme (duke marrë në konsideratë çmimin ditor dhe normën e zënies) luhatet nga 17 euro (kryesisht në janar kur si çmimi ditor dhe norma e zënies janë më të ulëta) dhe norma në maksimumi 50 euro gjatë gushtit. E përkthyer në një të ardhur mujore, nëse e jepni shtëpinë me qira ditore fitoni mesatarisht midis 500 deri në 1500 euro në muaj./ Monitor

airbnb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë