VIDEO/ Tensione në protestë, i vihet flaka Komisariatit nr. 3! Protestuesit mësyjnë godinën
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Edi Rama u shfaq i shkalluar sot herët në mëngjes duke sulmuar protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen. Në një mon...
‘Edi Rama, jep dorëheqjen se nuk të ka ngelur më asgjë për të qeverisur’. ‘Qeveria teknike është zgj...

Tensionet arrijnë kulmin në qendër të Tiranës. Policia ndërhyn me ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit, por turma nuk tërhiqet. Disa të rinj hedhin koktej Molotov dhe tentojnë të marrin kontrollin e automjeteve të policisë, duke u ngjitur mbi to.
Sheshi Skënderbej është kthyer në një tjetër vatër përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, në ditën e gjashtë të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Policia ka futur automjetet ujëhedhëse në shesh dhe po përdor ujin me presion për të shpërndarë turmën, por demonstruesit nuk janë tërhequr. Përballja është përshkallëzuar kur disa të rinj kanë hedhur koktej Molotov në drejtim të ujëhedhëseve. Të tjerë kanë shkuar edhe më tej, duke u ngjitur mbi automjetet e policisë dhe duke tentuar të marrin kontrollin e tyre.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, një numër i madh protestuesish vijon të qëndrojë në Sheshin Skënderbej, ku përplasjet po zhvillohen në afërsi të automjeteve ujëhedhëse. Situata vjen pas disa orësh tensionesh në zona të ndryshme të kryeqytetit. Më herët, policia përdori gaz lotsjellës përpara Ministrisë së Brendshme, ndërsa protestuesit hodhën molotovë, gurë dhe mjete tymuese. Përplasje u regjistruan edhe te Blloku i Ministrive.
Gjatë ditës, forcat e rendit i ndoqën demonstruesit nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës, duke i shtyrë drejt Bulevardit “Zogu i Parë”, Unazës dhe zonës së Zogut të Zi. Megjithatë, qindra të rinj u rikthyen në qendër dhe u grumbulluan në Sheshin Skënderbej.
Ndërhyrja me ujëhedhëse nuk e ka shpërndarë turmën, ndërsa tentativat e disa protestuesve për t'u ngjitur mbi automjetet policore kanë rritur ndjeshëm rrezikun e përplasjes.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa përballja në Sheshin Skënderbej vazhdon mes ujit me presion dhe sulmeve me koktej Molotov.
Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar gjatë protestës studentore në Tiranë, ku përplasjet mes...
Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masat e sigurisë për 22 personat e arrestuar nga policia gjatë protestës. Për 18 prej tyre, gjy...
Këto janë fotot që agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar lidhur me ditën e pestë të protestës në Tiranë. Reuters ...
Një i moshuar është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në Tiranë, tek...
Skandalet me sjelljen e policëve në protestën studentore duket se nuk kanë fund. Këtë herë, sjellja e keqe ka qenë kund...
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Albert Nushit, shefit të Sektorit të Drejtimit në Departamentin e Sigurisë Publike, i cili th...
Një grup efektivësh të policisë kanë shoqëruar me dhunë një qytetar gjatë protestës në Tiranë. Ky v...
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me personat e plagosur që ndodhen për kurim në Spitalin e T...
Një vajzë ka humbur ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, teksa protesta studentore vijon në bulevardin “Dëshmorë...
Një i mitur është shoqëruar nga policia gjatë protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, në Tiranë. M&eu...