
Lumi Shkumbin raportohet se ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore brenda argjinaturës.
Shkak janë prurjet e shtuara të ardhura deri më tani dhe sipas parashikimeve pritet të dali nga shtrati deri në tokat e Çermë Shkumbinit.
Raportohet se plotat e ujit të ardhura në rritje kanë nxjerrë nga shtrati lumin në zonën e Çërmës së Sipërme dhe në vijim pritet akoma rritje.
Është dhënë njoftimi për fermerët që kanë stanet në zonën e Kumarit në Divjakë që të evakuojnë bagëtitë.
Ndërkohë situata paraqitet e ndërlikuar edhe në lumin Seman. Ky i fundit ka dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël deri në Imshtë, ku tokat brenda argjinaturës ndodhen në kuota të ulëta.
Mbrëmjen e kaluar mësohet se u evakuuan bagëti të imta dhe gjedhë nga zonat me rrezik, pasi pritej ardhja e prurjeve të mëdha. Aktualisht, prurjet nuk kanë arritur ende kulmin, ai parashikohet të mbërrijë pasditen e sotme, nga rrjedha e Osumit dhe baseni i tij.
Ndërkohë, prurjet nga Devolli mbeten minimale, pasi depozitohen në hidrocentralin e Banjës, i cili lëshon vetëm sasinë e nevojshme për prodhimin e energjisë, rreth 100 m³/s.
Sipas përgjegjësit të sektorit Lushnje i drejtorisë së Bordit të kullimit dhe ujitjes, inxhinierit Ferdinand Dervishi, situata është mëse normale dhe dalja e lumit nga shtrati ka përmbytur 180 hektarë toka brenda argjinaturës, ndërkohë që janë evakuuar stane me bagëti të imëta dhe gjedhë
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor10:38
Denoncimi/ Parkingu që harxhoi miliarda lekë në Berat del jashtë funksioni, inxhinierët e kishin paralajmëruar
Përmes një postimi inxhinieri Pavlo Shkarpa shkruan se dalja jashtë funksioni e parkingut në Berat për të cilin u harxhuan milia...
AKTUALITET
20 Nëntor10:35
DENONCIMI/ Plehrat e kazanëve pushtojë rrugët e Tiranës, qytetarët: Bashkia fle gjumë
Një denoncim ka ardhur nga qytetarët për plehrat që shpesh herë pushtojnë trotuaret e Tiranës. Prej ditësh koshat nuk ...
AKTUALITET
20 Nëntor10:09
Dëbimi i 700 familjeve shqiptare shkakton debat në Britani, The Guardian: Tension mes Tiranës dhe Londrës
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka pranuar se nuk ndihet i qetë me idenë e dëbimit me forcë të famil...
AKTUALITET
20 Nëntor09:47
Maliq, përmbyten 50 hektarë toka bujqësore
Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar përmbytjen e 50 hektarë toke bujqësore në fushën e Maliqit.
Sipas raportimeve ...
AKTUALITET
20 Nëntor09:38
Tedi Blushi: Buxheti i 2026 është projektuar për tu vjedhur
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në seancën plenare për Pr/Buxhetin 2026, e ka cilësuar...
AKTUALITET
20 Nëntor09:21
Shitje droge në shkolla/ Arrestohen 11 persona në Durrës
Nga Elton Qyno
Një aksion policor, është duke u kryer në qytetin e Durrësit, duke çuar në arrestimin e rreth mbi 1...
AKTUALITET
20 Nëntor08:59
Reshjet e shumta në Gjirokastër/ Bllokohet rruga Suhë-Poliçan, pëson demtime dhe ujësjellësi
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës.Sheper, rruga që lidh Zagorin&eum...
AKTUALITET
20 Nëntor08:48
EMRI/ Grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet 43-vjeçari
Policia ka arrestuar në Fier një 43-vjeçar me qëllim ekstradimin në Itali.
Burime për Piranjat.al bëjnë me dije se ...
AKTUALITET
20 Nëntor08:20
Anijet tregtare braktisin flamurin shqiptar, jemi në listën e zezë
Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi.
Megjithëse numri i mjeteve de...
AKTUALITET
20 Nëntor08:19
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin?
Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, me titull: “Rr...