
Nga Elton Qyno
Një aksion policor, është duke u kryer në qytetin e Durrësit, duke çuar në arrestimin e rreth mbi 11 personave që kryenin tregtimin e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit si dhe në disa gjimnaze.
Shpërndarja e drogërave dhe pilulave të ndryshme është kthyer në një shqetësim serioz për qytetin bregdetar, ku persona të ndryshëm kanë ngritur një rrjet të gjerë shpërndarësish droge.
Gazetari Elton Qyno, i Syri.net ka mësuar se përmes disa veprimeve hetimore dhe infiltrimit të agjentëve policor, është bërë e mundur të provohen dhjetëra raste të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Problemi kishte shkuar deri në dyert e gjimnazeve të Durrësit, ku shpërndarësit tregtonin lëndën narkotike në zonat shkollore.
Aktualisht forcat operacionale të policisë së Durrësit janë duke kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Durrësit, ku deri në këtë fazë në pranga kanë rënë rreth 11 persona si dhe janë sekuestruar një sasi kokainë, hashash dhe vlera monetare.
Fenomeni i tregtimit të drogërave tek të rinjtë ka gjetur zgjerim në thuajse të gjithë qytetet e vendit, ku pavarësisht goditjes së disa grupeve nga ana e policisë dhe prokurorive të rretheve, sërish situata mbetet problematike për shkak të numrit të madh të konsumatorëve. /Syri.net
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor08:59
Reshjet e shumta në Gjirokastër/ Bllokohet rruga Suhë-Poliçan, pëson demtime dhe ujësjellësi
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës.Sheper, rruga që lidh Zagorin&eum...
AKTUALITET
20 Nëntor08:48
EMRI/ Grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet 43-vjeçari
Policia ka arrestuar në Fier një 43-vjeçar me qëllim ekstradimin në Itali.
Burime për Piranjat.al bëjnë me dije se ...
AKTUALITET
20 Nëntor08:20
Anijet tregtare braktisin flamurin shqiptar, jemi në listën e zezë
Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi.
Megjithëse numri i mjeteve de...
AKTUALITET
20 Nëntor08:19
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin?
Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, me titull: “Rr...
AKTUALITET
20 Nëntor08:15
Përmbyten rrugët, oborret dhe tokat bujqësore në Tale të Lezhës
Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, du...
AKTUALITET
20 Nëntor08:07
83 vota "PO", opozita kundër, Kuvendi miraton në parim projekt buxhetin 2026
Kuvendi ka miratuar në parim pas një seance maratonë që zgjati pothuajse 16 orë, projektbuxhetin 8.8 miliardë euro për viti...
AKTUALITET
20 Nëntor07:26
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.4 lekë...
AKTUALITET
20 Nëntor08:01
Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët! Si do të funksionojë skema?
Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur...
AKTUALITET
20 Nëntor07:58
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon nj&eu...
AKTUALITET
20 Nëntor07:56
Turkish Airlines nxjerr në shitje 49% të aksioneve në Air Albania
Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania SHPK, kompani e linjës komb&eum...